Connect with us

Lifestyle

Përse Sëmuremi Më Lehtë Kur Jemi Të Stresuar?

Stresi afat-gjatë ka një ndikim mjaft negativ në shëndetin mendor por edhe fizik.

Kur njeriu përballet me stresin, trupi aktivizon mekanizmin e njohur si ‘lufto ose ik”.

Ky mekanizëm ka si qëllim që të ndihmojë organizmin t’i mbijetojë një situate potencialisht të rrezikshme.

Ai nxit çlirimin e disa hormoneve, të cilat mund të ngadalësojnë funksionet e sistemit imunitar, rrisin tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës.

Në momentin që organizmi percepton që rreziku është larguar, njeriu është në gjendje të qetësohet dhe funksionet rikthehen në normalitet.

Megjithatë, nëse stresi është i vazhdueshëm, mekanizmi “lufto ose ik”është gjithë kohës aktiv dhe çliron hormone të panumërta që nënshtrojnë sistemin imunitar.

Kësisoj, njeriu është më i brishtë ndaj sëmundjeve.

Si Të Përballeni Me Stresin?

Në ditët e sotme, stresi është thjesht i pashmangshëm.

Njeriu sot stresohet që në mëngjes kur humb autobuzin dhe vonohet për në punë. Në ambientet e punës angazhimet ditore janë po aq stresuese e kështu me radhë deri në përfundim të ditës.

Ekspertët e AgroWeb.org japin këshillat e mëposhtme për tu përballur më lehtë me stresin dhe pasojat shkatërrimtare të tij.

  • Hiqni dorë nga teknologjia për disa orë në ditë dhe kaloni më shumë kohë në natyrë. 10 minuta në natyrë kanë një ndikim zbutës të stresit.
  • Lexoni një libër.
  • Bëni joga.
  • Kryeni të paktën 30 minuta aktivitet fizik.
  • Gatuani një vakt të shëndetshëm për veten dhe familjen.
  • Mbani ditar për ngjarjet e ditës.
  • Flisni me një shok/shoqe, të afërm ose dikë që e doni dhe ju përkrah.
  • Instaloni aplikacione që ndihmojnë në qetësim ose kundër stresit. Këto aplikacione në telefonin tuaj ju ndihmojnë dhe ju tregojnë si të meditoni, merrni frymë dhe shkëputeni nga situatat stresuese.
  • Një njeri i stresuar është konfuz dhe i paqartë në mendime dhe flet shumë shpejt. Praktikoni tëe folurën e ngadaltë duke u përqendruar tek fjalët, mendimet dhe reagimet.
  • Pini ujë, sepse dehidratimi ka tendencën të shtojë ankthin
  •  /AgroWeb.org

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

4 vese që dëmtojnë dhe plakin çdo ditë trurin

Truri është një nga organet më të rëndësishme në trupin tuaj. Siç e dimë të gjithë, zakonet tona jetesës ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm.

Për shembull, kur një person nuk ka bërë stërvitje të mjaftueshme dhe ka ngrënë më tepër se zakonisht, ai/ ajo mund të shtojë më lehtë në peshë. Nëse keni një ditë stresuese në punë, mund të shkoni në shtëpi me dhimbje koke. Ka edhe shumë zakone të dëmshme që mund të ndikojnë në tru.

Duke u bazuar në një studim lidhur me funksionimin e trurit dhe zakonet e këqija që ndikojnë në të, Dr. Hanneke Joosten, autori i studimit, ka raportuar për BBC-në se zakonet që janë të këqija për zemrën janë të këqija edhe për trurin.

Këtu janë disa nga zakonet e dëmshme për trurin si dhe disa këshilla praktike se si të shmangni ato për të rritur fuqinë e trurit tuaj.

1.Moskonsumimi i vaktit të mëngjesit: Mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin e trurit tuaj. Të gjithë e kemi dëgjuar se “mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”. Kërkimet duket se tregojnë se kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, evitimi i mëngjesit nuk është një zakon i mirë.

2.Rrezatimi i valëve të telefonit celular mund të shkaktojë kancer në tru: Ka pasur një debat të vazhdueshëm lidhur me faktin se rrezatimi nga telefonët celularë mund të shkaktojë kancer. Një studim i kryer në vitin 2016 ka zbuluar një lidhje midis rrezatimit të telefonit celular dhe kancerit tek minjtë. Studimi ekspozoi minjtë ndaj rrezatimit të telefonave celularë për 9 orë në ditë për 2 vjet. Studimi gjeti se ka pasur një rritje të rrezikut të tumoreve në tru dhe zemër. Raportet thotë se kjo është e mjaftueshme për të krijuar një lidhje midis përdorimit afatgjatë të telefonave celularë dhe rreziqeve të kancerit.

3.Yndyra e tepërt mund të dëmtojë trurin e shëndetshëm: Të gjithë i dimë rreziqet që sjell yndyra e tepërt në dietat tona. Shkencëtarët kanë zbuluar se ushqimet yndyrore mund të dëmtojnë tepër trurin. Një studim i kryer nga Programi i Neuroshkencës në Universitetin Vanderbilt ka gjetur se njerëzit të cilët rregullisht konsumojnë ushqime yndyrore kanë mundësi më të larta për të zhvilluar defekte në tru. Ky defekt shkakton vështirësi të trurit për të dërguar sinjale lidhur me dëshirën për të konsumuar ushqim dhe frenimin e saj.

4.Pirja e duhanit: Është një zakon i dëmshëm për trurin dhe organet e tjera të trupit tuaj. Një ekip hulumtuesish ka gjetur se duhanpirësit kronike përjetojnë një rënie në funksionin e dopaminës në tru. Kjo rënie e dopaminës është një faktor që çon në varësi dhe gjithashtu rrit mundësinë e rikthimit të dëshirës për të tymosur edhe kur jeni duke u përpjekur për ta lënë atë.

Continue Reading

Lifestyle

Nëse bëjmë grim çdo ditë, a është i dëmshëm për lëkurën tonë?

Të mbash grim çdo ditë është kënaqësi për disa . Sido që të jetë, mund të keni pyetur veten nëse lëkura juaj po vuan për shkak të bërit përditë grim?

Për njerëzit me shqetësime specifike të lëkurës, dermatologët thonë se lloji “i gabuar” i grimit mund të shkaktojë acarim. Por në përgjithësi, nuk mund të bëhet asnjë dëm, për sa kohë që ndiqni një hap kyç.

Njerëzit me shqetësime specifike të lëkurës, të tilla si puçrrat, lëkurë të ndjeshme ose të thatë, mund të kenë nevojë të jenë më selektivë se çfarë grimi përdorin dhe si, thotë Antoinette Bologna.

Ajo është një artiste grimi dhe specialiste e mbështetjes së bukurisë në Shkollën Australiane të Bukurisë.

Continue Reading

Lifestyle

Trëndafili i egër mrekullibërës. I pasur me vitaminë C, shmang rrudhat në lëkurë dhe lufton variçet

Kokrrat e trëndafilit të egër janë të afta të reduktojë një sërë sëmundjesh në organizëm, si variçet dhe inflamacionet e muskujve e tendinave.

Përsa i përket estetikës, trëndafili është i veçantë për trajtimin e rrudhave të lëkurës dhe luftën kundër plakjes.

Medline Plus rekomandon konsumimin e tij gjatë gjithë vitit, pasi përmban më shumë vitaminë C sesa, për shembull, portokalli ose limoni, dy agrume shumë të vlerësuara në fushën e mjekësisë.

Përdorimi i kokrrave të trëndafilit, qoftë direkt si krem, reçel, lëng ose nëpërmjet ilaçeve, ndihmon në trajtimin e inflamacionit në traktin respirator; gjendje që zakonisht manifestohet në ftohje për shkak të temperaturave të ulëta ose ndryshimeve drastike të motit.

Efektet negative

Por trëndafili egër gjithashtu mund të shkaktojnë alergji te disa njerëz që përfshijnë simptoma të tilla si kruajtje, skuqje, ënjtje dhe probleme me frymëmarrjen.

Përveç kësaj, konsumimi i tij mund të shkaktojë kapsllëk për shkak të vetive të tij astringente.

Sipas Medline Plus, gratë shtatzëna ose ato që ushqehen me gji duhet të shmangin konsumimin e tij.

Continue Reading

Lifestyle

Kolesteroli ke femrat,a rritet rreziku i sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru?

Kolesteroli është një armik i fshehur. Edhe pse meshkujt priren të konsiderohen si më të prekur, femrat janë gjithashtu në rrezik nga kjo gjendje e rrezikshme që mund të çojë në komplikime serioze shëndetësore.

Sa kolesterol është normale për një grua?

Ka dy lloje, LDL ose kolesteroli “i keq”, i cili mund të jetë i dëmshëm dhe HDL, i cili është i dobishëm për shëndetin kardiovaskular.

Gama normale e kolesterolit tek femrat luhatet në varësi të moshës, shëndetit të përgjithshëm dhe faktorëve të rrezikut kardiovaskular.

Gratë shpesh kanë nivele më të larta të kolesterolit HDL, i njohur si “i mirë”, për shkak të estrogjenit. Gjithashtu hulumtimet tregojnë ndryshimet në nivelet e kolesterolit tek gratë, lidhen me fazat e ndryshme të ciklit menstrual.

Kjo është për shkak të luhatjeve në nivelet e estrogjenit gjatë ciklit. Megjithatë, në terma të përgjithshëm, një nivel total i kolesterolit më pak se 200 mg/dL konsiderohet i shëndetshëm.

Niveli i HDL apo kolesterolit të mirë konsiderohet normal te femrat nëse është më i madh se 40 mg/dl.

Nga ana tjetër, Healthline tregon se, në mungesë të sëmundjeve të zemrës, rekomandohet që gratë të kenë nivele të LDL ose kolesterolit të keq nën 100 mg/dl për të ruajtur një shëndet të mirë kardiovaskular.

Nëse keni faktorë rreziku për sëmundje të zemrës si mbi 55 vjeç, diabeti, hipertensioni ose një histori familjare e sëmundjeve të zemrës, rekomandohet që kolesteroli i keq të jetë nën 70 mg/dl.

Çfarë e shkakton kolesterolin e lartë tek femrat?

Akumulimi i kolesterolit në arterie mund të formojë një pllakë që i ngushton ato dhe redukton qarkullimin e gjakut, gjë që rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru, thotë institucioni.

Kolesteroli i lartë tek gratë mund të ndikohet nga ndryshimet natyrore në jetën tuaj.

Gjatë shtatzënisë, është e zakonshme të shfaqen ndryshime në nivelet e lipideve në gjak.

Përveç kësaj, menopauza përfaqëson një tjetër moment kyç ku kolesteroli mund të rritet, thekson Fondacioni Spanjoll i Zemrës.

Healthline saktëson se me ardhjen e menopauzës, është e zakonshme që kolesteroli total dhe LDL të rritet, ndërsa HDL ulet, gjë që mund të rezultojë në nivele të larta të kolesterolit tek gratë që më parë kishin vlera normale.

Continue Reading

Lifestyle

Kanceri i fshikëzës dhe trajtimi i tij.

Një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës urinare u miratua muajin e kaluar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Ilaçi, i cili do të shitet me emrin e markës Anktiva dhe që është quajtur imunoterapia e gjeneratës së ardhshme, është menduar për disa pacientë që vuajnë nga disa lloje të kancerit të fshikëzës jo-invazive muskulore, thuhet në njoftimin e FDA, përcjell Telegrafi.

Trajtimi i ri aktivizon imunitetin afatgjatë.

Terapia e kancerit të fshikëzës funksionon duke aktivizuar llojet e qelizave të bardha të gjakut që luftojnë sëmundjet, të quajtura qeliza vrasëse natyrore (NK) dhe qelizat T për të krijuar imunitet afatgjatë në trup.

Ilaçi tani është duke u zhvilluar nga kompania ImmunityBio e Culver City, dhe para kësaj ilaçi është formuluar nga kompania biofarmaceutike Altor BioScience e Miramar nga Florida.Miratimi i ilaçit të ri nga FDA u bazua në rezultatet e një prove klinike të udhëhequr nga Dr. Karim Chamie, profesor i urologjisë në Shkollën e Mjekësisë David Geffen në Universitetin e Kalifornisë.

Një deklaratë nga Universiteti i Kalifornisë thotë se trajtimi i ri ofron “një alternativë bindëse për pacientët që kanë ezauruar opsionet e trajtimit konvencional”.

Trajtimi Anktiva është i destinuar për pacientët me kancer të fshikëzës urinare të cilët nuk i janë përgjigjur trajtimeve të mëparshme, vlerëson FDA. Ai shpërndahet përmes një kateteri dhe inkurajon sistemin imunitar të pacientit “të kryejë një sulm të synuar mbi qelizat e kancerit”, shpjegoi profesori Chamie.

Sipas tij, trajtimi mund të kursejë disa pacientë nga procedurat invazive, si operacioni për heqjen e gjithë ose një pjesë të fshikëzës.

Shumica e diagnozave të reja të kancerit të fshikëzës janë jo-invazive të muskujve, që do të thotë se tumori është në indin që rreshton sipërfaqen e brendshme të fshikëzës dhe nuk është përhapur në murin e fshikëzës, sipas një deklarate të Universitetit të Kalifornisë.

Pacientët me këtë lloj kanceri zakonisht i nënshtrohen operacionit dhe imunoterapisë me bazë bakteriale, e cila vendoset direkt në fshikëz. Megjithatë, edhe me këtë trajtim, kanceri mund të kthehet dhe shumë pacientë nuk i përgjigjen mirë trajtimit të mëtejshëm, duke i lënë disa pacientë me mundësi të kufizuara.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING