Connect with us

Aktualitet

PONDER fuqizon të rinjtë me mendimin kritik mediatik

UNICEF Shqipëri në bashkëpunim me qendrën laboratorike multifunksionale ICTSlab organizuan në datat 20-21-22 Nëntor aktivitetin social-rinor PONDER në kuadër të projektit ‘Transformimi i përgjigjes kombëtare ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri dhe nga Shqipëria’ financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Me pjesëmarrjen e 45 të rinjve nga shkollat e Tiranës, Kamzës, Paskuqanit dhe Babrru, PONDER synon të nxisë aftësinë e të menduarit kritik, të kuptuarit të informacionit subjektiv, qasjen kritike ndaj informacionit ditor në rrjete sociale dhe media ku të rinjtë mësojnë rreth diversitetit, plagjiaturës, prezantimit të informacionit dhe interpretimit të imazheve.

Trajnimet e udhëhequra nga 8 mentorë orientuan të rinjtë të moshave 14-21 vjeç në përdorimin e shkrim-leximit kritikdiversitetit të mediavepozicionimit dhe eksperiencësleximit të imazhevefuqizimit përmes shkrim-leximit mediatik dhe rreth një përvoje të suksesshme pune praktike.

Të rinjtë janë agjentë të ndryshimit për mirë të vendit të tyre dhe detyra jonë është ti mbështesim ata,” tha bashkëthemeluesi i ICTSlab z. Kushtrim Shala në aktivitetin virtual të hapjes i cili u realizua përmes platformës Zoom pjesë e të cilit ishin zëvendës Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë zj. Nina Guga, përfaqësuese e Ambasadës Britanike në Tiranë zj. Harriet Morgan, nën-Kryetare e Bashkisë Tiranë zj. Anisa Ruseti dhe përfaqësuesi i UNICEF për Shqipërinë z. Roberto de Bernardi.

 

Përfaqësuesi i UNICEF Shqipëri z. Bernardi tha se ky trajnim synon ti pajisë të rinjtë me aftësi të cilat normalisht nuk fitohen përmes edukimit formal duke i bërë ata më konkurrues dhe hapur rrugë punësimin të tyre.

Mbështetja e PONDER është pjesë e një programi të gjerë nisur nga Mbretëria e Bashkuar në 2019-ën për të luftuar të ashtuquajturën skllavëri moderne dhe se njerëzit sot kanë nevojë për një qasje kritike ndaj informacionit tha përfaqësuesja e Ambasadës Britanike zj. Morgan.

5 të rinj do të kenë mundësi të ndjekin internship në kompani të njohura mediatike dhe 10 të tjerë do të shndërrohen në influencues duke publikuar shkrimet e tyre në blogje të ndryshme.

Aktiviteti virtual u pasua nga trajnimet e realizuara në ambientet e Stela Resort ku 45 të rinjtë u organizuan në 8 grupe në respektim të masave anti-Covid ndërmarrë nga instutitucionet e Republikës së Shqipërisë.

Kurrikula e përbërë prej 4 modulesh përbante lexim, diskutim debat dhe lojëra strategjike. Shkrim-leximi kritik mediatik kishte për qëllimi është të ndihmojë të rinjtë të mendojne ne menyre kritike dhe t’i fuqizojë ata të interpretojnë drejt atë që shohin, dëgjojnë dhe lexojnë. Ky modil inkurajon kulturën pjesëmarrëse. Të rinjtë u njohën me llojet e ndryshme të mediave në dispozicion teksa adreson marrëdhëniet midis medias dhe audiences.

Moduli i leximit dhe interpretimit të fotografive u përqendrua kryesisht në simulimin e ushtrimeve në të cilat mund të analizohen dhe interpretohen imazhe të ndryshme. Fuqizimi nëpërmjet shkrim-leximit kritik mediatik trajtoi një aspekt themelor të pjesëmarrjes kritike të shkrim-leximit mediatik; pjesemarrjen dhe perfshirjen e audiences.

Në kuadër të moduleve u trajtuan dhe dy tema shumë të rendesishme të lidhura me grupmoshën e të rinjve: Plagjiatura ne epoken dixhitale dhe Bullizmi.

Në fund të trajnimeve të së cilës ditë UNICEF Shqipëri dhe ICTSlab pajisën të rinj me certifikatë në një ceremoni ku mori pjesë drejtuesja e programit të edukimit të hershëm pranë UNICEF Shqipëri zj. Mirlinda Bushati dhe përfaqësuesja e ICTSlab zj. Esmeralda Shala.

Shqipëria është një prej vendeve me moshën më të re të popullsisë në Evropë ku adoleshentët e moshave 14-21 vjeç përbëjnë afërisht 9% të popullsisë.

PONDER është vetëm një prej programeve social-rinore të cilat do të realizohen si fryt i bashkëpunimit të UNICEF Shqipëri dhe ICTSlab me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar. UPSHIFT është një program social rinor zhvilluar nga UNICEF Innovation si pjesë e vizionit Generation Unlimited UNICEF dhe i shtrirë në 22 vende të botës për të pajisur adoleshentët me aftësi lehtësisht të transferueshme dhe mbështetur ata në tregun e punës.

Të dy programet shkojnë në mbështetje të të rinjve të marxhinalizuar, të rinjve me aftësi të kufizuara, të rinjve të rrezikuar nga trafikimi, fëmijë nga minoritetet duke i mbështetur në zhvillimin e zgjidhjeve për sfidat me të cilat përballen në komunitetet e tyre.

Projektet më të mira do të financohen nga programi dhe ekipet fituese i nënshtrohen mentorimi nga ekspertë të fushave që me mbështetjen e nevojshme financiare, do të sjellin idenë në realitet. Të rinjtë e mese 600 shkollave pritet ti bashkohen këtyre programeve duke u shndërruar në një forcë për ndryshim pozitiv social dhe ekonomik në shoqëri.

 

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani vizitë në Departamentin e Drejtësisë së SHBA, takime me zyrtarë amerikanë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka zhvilluar një takim me drejtues kyç në Departamentin e Drejtësisë së SHBA.

Gjatë vizitës së tij në Uashington DC këtë javë Metani u takua me Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë Michael Horowitz, Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm Bruce Swartz dhe Këshilltarin e Zyrës së Përgjegjësisë Profesionale Jeffrey Ragsdale.

Zyrtarët amerikanë riafirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në misionin e saj jetik në mbështetje të profesionalizmit, pavarësisë dhe integritetit mes gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT) në Ambasadën e SHBA në Tiranë mundësoi me krenari një takim mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe drejtuesve kyç në Departamentin e Drejtësisë së SHBA. Gjatë vizitës së tij në Uashington DC këtë javë, z. Metani u takua me Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë Michael Horowitz, Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm Bruce Swartz dhe Këshilltarin e Zyrës së Përgjegjësisë Profesionale Jeffrey Ragsdale. Zyrtarët amerikanë riafirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në misionin e saj jetik në mbështetje të profesionalizmit, pavarësisë dhe integritetit mes gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Continue Reading

Aktualitet

Abuzoi me vajzën 14-vjeçare, Gjykata e Lartë lë në burg mjekun Dervish Hasi

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi këtë të mërkurë masën arrest me burg për 42-vjeçarin Dervish Hasi me profesion mjek, i cili akuzohet për abuzim seksual, pornografi dhe trafikim i të miturve. Mësohet se Gjykata ka rrëzuar rekursin e tij për masën e sigurisë, që u la në fuqi nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm më 7 shkurt të këtij viti.

Hasi u arrestua më 19 janar të këtij viti, pasi u zbulua se abuzonte me një 14-vjeçare. 42-vjeçari dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt. Ndërkohë që në telefonin e personave të përfshirë në këtë ngjarje janë zbuluar se Hasi kishte detyruar të miturën që të kryente marrëdhënie seksuale në grup me disa të tjerë. Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit. Me gruan e parë e cila është dhe e vetmja martesë ligjore prej 20 vitesh ka tri fëmijë. Dy vajza pothuajse moshatare me të miturën, që e shfrytëzonte seksualisht prej dy vitesh, si edhe një djalë më të madh në moshë. Me dy gratë e tjera ka nga 2 fëmijë.

Continue Reading

Aktualitet

Vrau me skaf 7-vjeçaren, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për ish-policin Arjan Tase

Prokuroria Vlorë kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit A.T. dhe dënim me 15 vite burg për ‘Vrasje me Dashje’; Konkluzionet

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në bazë të nenit 378 të K.Pr.Penale ka parashtruar konkluzionet përfundimtare në lidhje me procedimin penal nr.918 të vitit 2022 me të pandehur shtetasin A.T. i akuzuar për veprën penale ‘Vrasja me dashje’ parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.  Kjo prokurori, kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit A.T., dhe dënimin e tij me 15 vite burg për veprën penale ‘Vrasja me dashje’.

Në konkluzionet përfundimtare, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, deklaron se provohet se ditën e ngjarjes, në datën 02.08.2022, rezulton se i pandehuri A.T., ka qënë në drejtimin e një mjeti lundrues me dy motorrë dhe pasi ka lënë disa persona në breg të detit, në momentin që është nisur për të dalë nga zona ku notonte shtetasi B.A. me vajzën e tij J.A., mjeti ka marrë shumë shpejtësi duke shkuar në drejtim të tyre dhe në marrjen e kthesës motorat e tij kanë kapur vajzën e mitur duke e prerë në të gjithë trupin. E mitura J.A. ndërroi jetë në moment.

Në lidhje me të pandehurin A.T., nga analiza e akteve të administruara gjatë hetimit, kqyrja e vendit të ngjarjes, e pamjeve filmike, provohet të ketë konsumuar elementët e veprës penale të “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal në formën e dashjes indirekte.

 

 

Organi i akuzës, ka bindjen e plotë se i pandehuri A.T., ka konsumuar elementët e veprës penale ‘Vrasja me dashje’, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes, në lidhje me kualifikimin e faktit penal si ‘Vrasja nga pakujdesia’.

Continue Reading

Aktualitet

‘Hodhi fëmijën e parë, pastaj të dytin, pastaj…’/ Gazetarja tregon historinë tronditëse nga vetëflijimi i Almës me fëmijët

Gjatë një interviste gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka rrëfyer detaje nga ngjarja në Shkodër, ku Alma Arrazi u mbyt në lumë me tre fëmijët e saj.

Duke raportuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në 2 maj, Lala ngre pikëpyetjen “si ka mundësi që nuk ka pasur dëshmitare në vendngjarje, në një orar kur ka trafik në urën e Bunës”.

“Nëse ne nxjerrim detaje të mënyrës se si janë hedhur në lumë ata fëmijë. Të themi që hodhi fëmijën e parë, pastaj të dytin, pastaj të tretin, nuk mendoj se i shërben opinionit publik. Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se ajo ka mësuar tradhtinë e bashkëshortit

Mesa nga dëgjuar nga njerëz të afërm, lidhja e tyre nuk ishte pranuar nga asnjëra prej familjeve në fillim, pasi Alma ishte 8-9 vite më e madhe në moshë. Ditën e ngjarjes, ka dalë, ka takuar kunatën, nusen e vëllait të bashkëshortit. Aty ka mësuar për tradhtinë e Erdgysit, papritur çohet nga kafja dhe shfaqet pranë urës mbi lumin Bunë, sipas pamjeve nga disa pamje sigurie.

Mendohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të datës 2 maj. Më bën përshtypje se në atë orar, ura është e ngarkuar, nuk e kuptoj dot si nuk ka pasur asnjë dëshmitar. Është e habitshme”.

Sipas gazetares, policia duhet të ishte më e kujdesshme në mënyrën si ka përcjellë deklarata.

“Duhet hetuar Erdgysi. Gratë duhet të denoncojnë dhunën, nuk është zgjidhje vetëvrasja. Ka detaje që nuk i kemi të konfirmuara, për shembull thuhet se bashkëshorti i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia. U fol edhe se Alma ka probleme te shëndetit mendor”.

Gjithashtu, gazetarja apeloi për ndërgjegjësim, teksa tregoi një rast personal, të një gruaje që vite më pare e gjeti në urën e Lanës.

“Referimi i rasteve do të duhej, duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë. Në momentin që konstatojmë që dikush ka diçka që nuk shkon. Bashkë me kolegen time Anila Hoxha, para disa vitesh, takuam krejt rastësisht një të njohurën tonë, e cila ishte shkolluar shumë mirë dhe kishte përfunduar të jetonte poshtë urës së Lanës. U tronditëm shumë, por ne nuk qëndruam duartkryq. Gjetëm kontaktet e familjes, e qendrave pritëse, mjekëve. E kemi marrë në atë gjendje në mjerueshme dhe u munduam ta orientonim. Ajo vajzë sot ka punë në një institucion dhe ka një jetë të shëndetshme”.

Continue Reading

Aktualitet

Rezoluta e PS/ Ambasada amerikane në Tiranë: Propozim premtues për luftën ndaj korrupsionit

Ambasada e SHBA me anë të një lajmërimi ka reaguar për rezolutën e PS-së, për të luftuar korrupsionin.

Ambasada deklaron se mbështet çdo nismë që synon të dërgojë përpara përpjekjet për një qeverisje të mirë, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.

Reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

Zyra e shtypit: Propozimi për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë që lidhen me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe anti-korrupsionin është premtues. Si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike. Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING