Aktualitet
Prezantohet Drejtori i AKU-së Z. Bledar Skënderi.
Është prezantuar gjatë ditës së sotme, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Drejtori i Përgjithshëm Z. Bledar Skënderi, në prani të Zv. Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Znj. Ermira Gjeçi dhe Sekretarit të Përgjithshëm Z. Enea Hoti.
Zv. Ministrja Znj. Gjeçi falenderoi Z. Lili për punën në krye të AKU-së, si dhe për procesin e nisur të transformimit të AKU-së në një njësi inteligjente.
Me rastin e marrjes së detyrës Z. Skënderi theksoi rëndësinë që ka Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si institucioni me përgjegjësinë kryesore për garantimin e sigurisë ushqimore në vend, duke shprehur besimin se do të çojë përpara procesin e ristrukturimit të AKU-së, si dhe për të adresuar si duhet të gjitha sfidat dhe problematikat që lidhen me sigurinë ushqimore në vend.