Connect with us

Aktualitet

Protesta e katërt për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodiana Lala jep detaje: Ja si është situata në Bulevard

Para pak minutash ka nisur protesta e katërt, si revoltë e ardhur pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie. Gazetarja Klodiana Lala shprehet se menjëherë pas grumbullimit të njerëzve të parë, policia është vënë në lëvizje.

Një grup të rinj kryesisht janë mbledhur pranë Kryesisë së Kuvendit. Policia është shpërndarë në proporcion me protestuesit për të mbajtur nën kontroll turmën e cila ka nisur marshimin pa u ndalur para Kryeministrisë.

Kjo është dita e katërt që protestohet në kryeqytet dhe gjatë ditëve të kaluara ka pasur efektivë dhe protestues të plagosur. Janë shoqëruar me dhjetëra protestues dhe janë proceduar qindra të tjerë. Protesta janë mbajtur dhe në disa qytete. Në Shkodër sot pas një marshimi në rrugët e qytetit, u dogj edhe selia e PS-së.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *