Connect with us

Politike

Qeveria është ç’organizuar në të gjithë procesin jetësor të vëndit

Do të doja që ta fillonim bashkëbisedimin tonë në kuadër të fillimit të vitit të ri akademik, edhe pse si gjithmonë studentët shqiptare gjenden të papërgatitur, gjenden përballë fakteve të kryera dhe vendimeve që nuk janë konsultuar asnjëherë jo vetëm me student, por as me stafin akademik. Studentët tanë vazhdojnë të jenë pjesë e talljes dhe arrogancës, abuzimit të qeverisjes në ikje, që në vazhdimësinë e kësaj situate që po bëhet problematike shkon drejt mbylljes së universiteteve, duke krijuar një mundësi të pamundur për studentët që të kenë një mësim normal. Nga ana tjetër mungesa e infrastrukturës për ta zhvilluar mësimin online e bën edhe më të vështirë komunikimin mes studentëve dhe pedagogëve. Gjatë kësaj kohe qeveria, unë vazhdoj e përsëris, jo vetëm që është ç’organizuar në menaxhimin shumëdimensional të pandemisë e cila vështirësohet çdo ditë e më shumë jo vetëm nga ana ekonomike por dhe nga ana e menaxhimit të infrastrukturës qoftë në spitale apo arsim, ekonomi dhe në të gjithë procesin jetësor të një vendi. Akoma më shumë jemi në një pozicion që ç’organizimi i organizuar i institucioneve shtetërore nuk ka sjellë gjë tjetër përveçse rrënimit ekonomik të familjeve shqiptare. Ajo që ne kemi kërkuar faktikisht që në fillimit të pandemisë ka qenë haptas subvencionimi 100% i studentëve duke pasur parasysh që situata në të cilën ka ndodhur nuk është gjë tjetër veçse një situatë që studentet kanë qenë të papërgatitur edhe pse kanë filluar një pagesë pra qoftë për marrjen e shtëpive me qira, pagimin e tarifave në universitete e kështu me radhë. Mbaj mend që me mbylljen e universiteteve në fillim të marsit studentët e universiteteve u detyruan që të transferonin dhe qiratë e muajit korrik dhe gusht apo dhe shpenzimet e tjera të familjeve duke i nxjerrë jashtë loje të gjitha proceset që ato kishin bërë pagesat e mëparshme në periudhën mars, prill, maj e kështu me radhë. Shumë familje që kanë fëmijët e tyre studentë kanë kosto shumë të mëdha ekonomike, të cilat janë menjëherë të ndjeshme. Unë në takimin që kam pasur me gratë naftëtare, pothuajse që të gjitha fëmijët e tyre i kishin studentë në Tiranë apo edhe në universitete të tjera dhe rrënimi ekonomik i tyre nuk vinte thjesht për sa i përket jetës universitare, por tashmë i bashkëngjitet edhe mësimi online. Jo të gjitha familjet shqiptare kanë mundësi që të kenë një komunikim nëpërmjet internetit online, ashtu sikurse nuk po flasim më për standardin dhe cilësinë e mësimdhënies, që shkencat juridike apo ato sociale mund ta kenë më komod komunikimin online, por shkencat e natyrës, fakulteti i mjekësisë, të cilët bazën kryesore të mësimdhënies kanë laboratorët dhe praktikat. Kështu që kjo është një gjë që do dëshiroja të dija edhe opinionin e Ministrisë së Arsimit, nëse është pyetur ajo për këtë vendim të menjëhershëm 2 ditë përpara se të fillonte viti akademik studentor. Për të mos kaluar pastaj për sa i përket situatës ekonomike dhe arrogancës qeverisëse, që ka rënduar jo vetëm jetën politike shqiptare, por edhe jetën ekonomike.

Keni hedhur disa akuza për ndërtimin e shkollës Sami Frashëri, që janë përgënjeshtruar nga Erion Veliaj. Vijoni ti qëndroni akuzave tuaja?

Unë jam Petro Ninse. Kam mbaruar shkollën Petro Nini Luarasi, është kjo shkolla këtu afër. Ndërsa për sa i përket shkollës Sami Frashëri të jeni të bindur që Monika ka thënë të vërtetën, nuk ka gënjyer. Tani unë do t’iu jap një dokument, që në vitin 2017 qeveria shqiptare ka ndërmarrë një vendim që shkollën Sami Frashëri dhe një listë çerdhesh t’ia kalojë Bashkisë së Tiranës. Është një vendim qeverie për inventarizimin e pronave të veçanta, që është bërë dikur në mars të 2017. Kjo është tabela, që do t’ua shpërndajmë pastaj. Dhe pas një periudhe shumë të gjatë vjetore, disa vjeçare, në 2020 regjistrohen më 21.04.2020 në Bashkinë e Tiranës, kjo është kartela e hipotekës, e pronës së shkollës Sami Frashëri, me numër pasurie 6/411. Kjo kartelë është e printuar po me datën 21.04.2020, është e shkruar. Sepse në kuadrin e dixhitalizimit dokumentet dalin edhe me datën që printohet. Në fakt ka dhe një njoftim këtu për një okupim Pëllumb Veiz Lakollari për një sipërfaqe 45 metra katrorë truall, që nuk ka të bëjë për këtë.

Tani çuditërisht më datën 28.10.2020 printojmë përsëri kartelën e shkollës Sami Frashëri dhe na del listë bashkëpronarësh, nuk është më Bashkia Tiranë, por e regjistruar përsëri më 21.04.2020. Unë nuk jam prokurore që ta sqaroj këtë gjë, por këtë mund ta sqarojë shumë mirë Prokuroria. Unë e kam denoncuar ditën e hënë te zoti Fevziu. Ditën e martë në orën 4 e gjysëm vendoset një tabelë e tillë me PVC dhe thotë studim, projektim 5 milionë euro me TVSH. Tani unë nuk kam parë tabelë investimi që të thotë studim, projektim 5 milionë euro, kur ndërkohë një shkollë që ka tenderuar në Vorë, në Durrës e ka 3 milionë euro ndërtim, studim, projektim. Ndërkohë që këtë e ka studim projektim 5 milionë euro pa TVSH. Problemi tjetër qëndron, ne nuk kemi ndonjë nipt ndërtimi, por ka njerëz të ndershëm sa të duash Partia Socialiste edhe Bashkia e Tiranës, ashtu siç na sollën edhe dokumentet e shkollës Sami Frashëri, që shkolla Sami Frashëri nuk është tenderuar dhe nuk ka të shpallur fitues për tenderin e kësaj shkolle, as për studim projektim. Dhe nga ana tjetër mund t’iu themi që është bërë një fond në kuadrin e rindërtimit që janë 15 shkolla që do të bëheshin me grant nga qeveria shqiptare të marrë nga BE, të pakën kështu e ka deklaruar Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, që edhe kjo shkollë nuk është fare në këtë numër listë. As në listat e shkollave të BE, mjafton të hyni në linkun e delegacionit të BE. Dhe ndërkohë para një jave dëgjuam kryeministrin që tha nuk kemi marrë asnjë para nga BE në kuadrin e rindërtimit akoma.

Tani dua të theksoj që pse Monika Kryemadhi nuk gënjen. Monika Kryemadhi thotë vetëm të vërtetën dhe Monika Kryemadhi e mban fjalën e saj se për këtë është shquar, nuk është shquar ndonjëherë për politikën e madhe, as për modernizëm të madh as që bën ndonjë qamet të madh por ajo që dua të them është që midis Monika Kryemadhit , Edi Ramës dhe Erion Veliaj, njerëzit besojnë Monika Kryemadhin se flet e fakte dhe nuk gënjen. Unë ja kam bërë këtë nder këtyre të Samiut duke filluar nga z.Petrit Vasili që është samist që ia shpëtova shkollën, nga Ilir Meta, Lulzim Basha, Fatos Nano, Ben Blushi se shkollën Sami Frashëri Lali Eri ua prishi, ua rrënoi dhe kushedi ku do ua degdiste dhe do ndërtonte ndonjë qendër multifunksionale si ato të vetat që ndërton dhe ndonjë pallat 30 kate mbi truallin e shkollë Sami Frashëri. Kështu që tani nuk ka rrugë tjetër Lali Eri. Ka të vetmen rrugë të ndërtojë shkollën Sami Frashërit e pakta siç ishte. Në qoftë se nuk ka para le ti mbledhë të gjithë këta samistat që ka qenë në qeveri t’i gjejnë fondet për ta ndërtuar shkollën e tyre sepse ky zotëria kur guxon të ndryshojë pronësinë e shkollës Sami Frashëri mendoni sesi ndryshon pronësinë e atyre banorëve në Kombinat që sot secili nga ju po të kërkojë për të marrë kartelë, jo certifikatë hipoteke të apartamente të tyre në Kombinat nuk ju jepet. Po kështu në Vorë, Shijak, Maminas, Durrës e kudo. Këta tjetërsojnë shkollën Sami Frashëri që janë breza të tërë të rinjsh dhe të rejash. Pra ky njeri që tha do hap 300 mije vende pune largoi 600 mijë shqiptarë. Ky tjetri që tha nuk do ndërtoj asnjë pallat dhe ka ndërtuar ka dhënë 1000 leje pallatesh, çfarë kanë bërë , këta tjetërsojnë shkollat, djepin e dijes, të vetmen gjë që na ka ngelur. Tani dhe shkollat duan ti shkatërrojnë. I mbyllin universitetet, i largojnë studentët nga auditorët, pastaj i privatizojnë, iu tjetërsojnë objektin, i kthejnë në lista bashkëpronarësh dhe lista bosh, thjesht vendos aty bllokoje që është lista bashkëpronarësh, pastaj nuk kanë studentë, mbyllin universitetet, pastaj kur i mbyllin degët e universiteteve ngelen godinat bosh, pastaj tjetërsojnë godinat, pastaj i shembin, pastaj ndërtojnë godinat dhe pastrojnë paratë e drogës. Prandaj Monika thotë vetëm të vërtetën dhe do të thotë vetëm të vërtetën dhe sidomos për shkollat dhe të rinjtë dhe të rejat pastaj për këta që dalin dhe hyjnë në jetën politike nuk më bëhet vonë fare se nuk i ka ngelë asnjërit borxh jo vetëm Monika, por as shqiptarët këtyre njerëzve.

Znj. Kryemadhi, a do të presë opozita e bashkuar përgjigjen e komisionit të Venecias përpara se të shpallë strategjinë e saj për çështjen e koalicioneve si do të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme?

Ajo që dua të theksoj është që çështja e kodit zgjedhor apo komisioni i Venecias nuk ka të bëjë me votën në kuti. Ka të bëjë me kalkulim numër votash ose me mënyrën sesi do të sillet secili prej nesh në fund të ditës kur të kërkojnë votën në kuti qoftë për emrin, qoftë për partinë, qoftë për listën, qoftë për koalicionin. Kështu që strategjia e opozitës pavarësisht kodit zgjedhor që ka miratuar parlamenti legjitim, pavarësisht opinionit të komisionit të Venecias, pavarësisht deklaratave apo mundësie që mund të këtë për të ndryshuar gjatë rrugës deri shkurt-mars, të paktën me sa ne lexojmë, nuk ka të bëjë fare dhe nuk ndikon fare në punën dhe në strategjinë e opozitës për të organizuar jo vetëm strukturat partiake, por për të organizuar të gjithë opinion publik që me 25 prill të shkojnë në kutitë e votimit dhe të dënojnë dhe të ndëshkojnë me votë rilindjen dhe jo vetëm. Të vlerësojnë me votë alternativën më të mirë e cila jam e bindur që është alternativa e opozitës së bashkuar për ti dhënë Shqipërisë mundësinë dhe hapësirën për krijime të reja për integrimin europian.

Kushtetuta e Shqipërisë e përcakton që i jepet e drejta për të krijuar qeverinë partisë që merr më shumë vota në zgjedhje. Tradicionalisht në Shqipëri si partia më e madhe ka dal Partia Socialiste që ka marrë më shumë vota. A i druheni ju se mund të ketë rrjedhje mandatesh nëse Partia Socialiste del forcë e parë?

Kushtetuta e Shqipërisë nuk thotë që i jep partisë që ka më shumë vota. Thotë partia me koalicionin fitues ose partia fituese duhet të ketë në parlamentin shqiptar 71 mandate. Nuk je fitues nëse je i pari. Por edhe sikur, sepse është neni 98 që thotë : ‘Presidenti i Republikës në fillim të legjistraturës si dhe kur vendi i kryeministrit mbetet vakant emëron kryeministrin me propozim të partisë ose të koalicionit të partive që kanë shumicën e vendeve në kuvend.’ Pra shumica e vendeve do të thotë 71. Nuk do të thotë që je i pari. Por edhe për këtë të jeni të bindur që Rama s’ka shans të jetë i pari. Po doli i treti, i katërti se vendi parë dhe i dytë janë të zënë. Kështu që për këtë të jeni të qet. Mos u çudisni mbas një java kur të thotë nuk do marr pjesë në zgjedhje. Kur të thotë o të iki Lul Basha me Monikën nga drejtimi i opozitës, të iki dhe Ilir Meta nga President dhe vetëm ashtu hyn në zgjedhje. Edi Rama kishte frik të hynte në zgjedhje me Ilir Zelën që nuk ishte asgjë në parti. Edi Rama ishte kryeministër, ishte kryetar i Partisë Socialiste, sa kishte marr mandatin dhe kishte frik të hynte në zgjedhje. E mbani mend që bëri referendumin me Ben Blushin vetëm e vetëm që të thonte unë që jam kryetar partie s’kam nevojë të votohem prapë për kryetar partie. Kështu që nuk ja heqim dot frikën Edi Ramës me përballjen me votat kështu që… E provuam me 30 qershor, ja dhamë shansin. Bëri votimet vetë. As ato si bënte dot. Edhe ato i bëri me probleme. Kështu që është çështje që nuk ja zgjidhim dot ne si opozitë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve për muajin mars/ Rama: Nga lart akoma më lart

Numri i pasagjerëve nga ajri, krahasuar me vitin 2019, para pandemisë, është rritur me ritme të larta. Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat, ku Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve në mars 2024 krahasuar me vitin 2019.

Sipas statistikave të publikuara nga kryeministri Edi Rama, Shqipëria shënoi një rritje me 233 përqind të trafikut të pasagjerëve në mars 2024, krahasuar me vitin 2019.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

NGA LART AKOMA MË LART✈️😍

 

 

Ja edhe klasifikimi ndërkombëtar i marsit për rritjen e numrit të pasagjerëve nga ajri krahasuar me numrat e vitit 2019 (para pandemisë), ku rritja e Shqipërisë vazhdon me ritmet më të larta🇦🇱🦅

Dhe e para, ata që thonë se janë shqiptarët që i mbushin avionët jo turistët, nuk duhet të harrojnë se edhe sikur të jetë kështu, ky është një lajm fantastik, sepse do të thotë që kanë shumë më tepër dëshirë të vijnë në Shqipëri, ndërkohë edhe çmimet e biletave janë ulur ndjeshëm falë shtimit të linjave ajrore. Por nuk është tamam kështu, sepse shifrat e të huajve që vijnë në Shqipëri flasin vetë, siç flet rritja marrëmendëse e dhënies së apartamenteve me qera për të huajt apo kërkesave për hotele.

E dyta, ata që thonë se s’na duhen turistët se ata vijnë për qejf, ne duam këtë e atë, nuk duhet ta harrojnë se qejfi i turistëve kushton dhe fitimet nga shpenzimet e tyre për qejf i marrin shqiptarët që punojnë, prodhojnë, shesin, shërbejnë e me radhë, ndërkohë që pjesa e të ardhura për shtetin nga rritja e aktivitetit ekonomik, investohet për të rritur pagat e investimet.

E fundit, kjo është arritje e Shqipërisë dhe gjithë këta që vijnë duke u shtuar i bëjnë jehonë pozitive vendit tonë, kur kthehen në vendet e tyre, prandaj kush s’e do qeverinë le ta shajë sa të dojë, po nuk ka pse të mos gëzohet për Shqipërinë kur e vërteta flet kaq qartë si në këtë rast🤷🏻‍♂️

Continue Reading

Politike

“5D s’është asgjë, do jetë më e rëndë 15 drejtoreshat”/ Meta: Drejtësia bëri veprime fiktive

Kreu i PL, Ili Meta në një konferencë për shtyp foli mes të tjera për Reformën në Drejtësi. Ai tha se vend funksionon drejtësia me regji ndërsa përmendi edhe dosjet pa fund që kanë ngelur pa u trajtuar nga gjykatat.

Meta tha se Partia e Lirisë do ta kthejë drejtësinë në vend në shinat e kushtetutshmërisë.

“Nga drejtësi e plepave te “Ramaforma”, sa kohë duhet për të shqyrtuar një dosje? Është katërfishuar koha. Ku është efikasiteti he reagimi për t’i dhënë të drejtën qytetarit? 115 mijë dosje që nuk janë prekur me dorë. Ka një forcë politike si PL për fat ta mirë që do i japë fund këtij regjimi dhe që do kthejë drejtësinë në shinat e Kushtetutës.

Diplomatë të BE që jeni në Tiranë, ndaj Rama guxoi të vjedhë edhe lekët e IPARD se kishte garancinë se drejtësia e kapur prej tij s’do bënte hap para për të hetuar skandalet. Shkuan edhe për miqtë e kryerilindasit.

 

 

Veliaj thirret në SPAK vetëm pas katër vitesh. Vodhe në aferën e inceneratorit që nuk ekziston. Drejtësia bëri veprime fiktive vetëm pas protestave të zjarrta të qytetarëve për “5D”. Kjo nuk ishte asgjë. Do të jetë më e rëndë ajo e “15 drejtoreshave”, tha ai.

Continue Reading

Politike

Sula: Berisha, Meta dhe Basha figura të konsumuara, shumica e deputetëve luftojnë për karrige

Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë figura të konsumuara që i japin një tjetër mandat Edi Ramës. Kështu deklaroi në “Studio Live” në Report Tv deputeti i opozitës Dashnor Sula, ndërsa nënvizoi se në kushtet aktuale opozita nuk fiton.

“Berisha, Basha, Meta janë figura të konsumuara. Problemi i opozitës është i madh. E kam thënë Berisha, Basha dhe Meta janë figura të konsumuara. Nëse vazhdojmë kështu Rama është fitues”, shtoi ai.

Shqetësuese për Sulën është fakti që deputetët opozitarë e bëjnë luftën për karrige.

Lëpihen për të marrë një mandat, kjo është e rëndë dhe kjo më shqetëson mua”, shtoi Sula.

Deputeti i opozitës nënvizoi se as Berisha dhe as Basha nuk kanë votat për të ardhur në pushtet.

“Basha nuk ka as 10% të votave. Sali Berisha 30%. Zoti Basha na ka bërë dëm të madh. Zoti Basha nuk ka lëvizur që kur ke qenë ti në krah të djathtë të tij. Ti ke lëvizur ai nuk ka lëvizur. Në maj të vitit 2021 Sali Berisha u shpall non grata. Edhe djegia e mandateve është gabim trashanik i Bashës. Pse i dogji mandatet? Nuk binte qeveria e Edi Ramës”, shtoi deputeti.

Sula tha gjithashtu se për shkak të situatës në të cilën ndodhen fraksionet e opozitës, i ka bojkotuar edhe mbledhjet e grupit.

“Unë nuk shkoj në mbledhje grupi prej një muaji e kam bojkotuar se vendimet që merren nuk janë të drejta”, u shpreh më tej deputeti.

Continue Reading

Politike

“Ta bëjmë natën ditë”/ Berisha kërkon qeveri teknike…

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Triumfi i Tiranës është fitore vendimtare për qeverinë teknike të ardhshme dhe rikthimin e opozitës në pushtet.

Nga ballkoni i banesës së tij  ku prej 30 dhjetorit po vuan arrestin e shtëpisë, Berisha iu referua protestave të fundit të zhvilluara para bashkisë së Tiranës, ku tha se duhet “ta bëjmë ditën natë”, deri në protestën e ardhshme që do të mbahet të martën.

“Është koha e provës, është ora e provës për çdo shqiptar që ndjehet opozitar. Për çdo shqiptar që përjeton padrejtësi në kurrizin e tij. Të bashkohemi në një front të përbashkët. Fitoren e kemi të sigurt”, tha Berisha.

Po ashtu Berisha ftoi profesionistët e lirë në protestë. “Bashkohuni me ne për padrejtësinë e madhe që u ka bërë Edi Rama”, tha ish kryeministri.

“Kam një thirrje të veçantë për ata dhjetëra mijëra specialistë dhe ekspertë të profesioneve të lira, shërbëtorë të nderuar të qytetarëve shqiptarë. Bashkohuni me ne për padrejtësinë e madhe që u ka bërë Edi Rama. Bashkohuni me ne të përballemi dhëmb për dhëmb jo vetëm për veten, por për fëmijët tanë, për mbarë shqiptarët. Studenteve dhe studentëve, gjimnazistëve dhe gjimnazisteve iu bëj një thirrje zemre, ngrihuni në lartësitë e ëndrrës suaj se ju, se familja, se Shqipëria nuk ka asgjë më të bukur se ëndrrën tuaj të bëhet realitet”, u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës

Miqtë e mi, dje ishte një ditë e bardhë, një ditë fitoreje.

Ishte agu i ngadhënjimit të opozitës mbi narkodiktaturën.

Ndaj dhe këto ditë gjer të martën e bekuar që vjen, ta bëjmë natën ditë.

Të punojmë, të trokasim në çdo zemër të qytetarëve të Tiranës.

Të mblidhemi të martën për të festuar fitoren.

Fitoren e merituar.

Fitorja, triumfi i Tiranës, çlirimi i shtëpisë së parë të kryeqytetit është fitore vendimtare për qeverinë teknike të ardhshme.

Është fitore vendimtare për rikthimin e opozitës në pushtet.

Është fitore vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe çeljen e rrugës së integrimit të këtij vendi.

Ndaj përsëri sonte u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohemi në kauzën tonë të drejtë.

Ju bëj thirrje të gjithë atyre forcave politike, lëvizjeve politike që e ndjejnë se kleptokracia, se sundimi i drogës, bandave dhe krimit të Edi Ramës janë dramë e vërtetë kombëtare për shqiptarët.

Të bashkohemi, të përmbushim misionin tonë, shpëtimin e Shqipërisë.

Është koha e provës, është ora e provës për çdo shqiptar që ndjehet opozitar.

Për çdo shqiptar që përjeton padrejtësi në kurrizin e tij.

Të bashkohemi në një front të përbashkët.

Fitoren e kemi të sigurt.

Continue Reading

Politike

Kadilli: Lidershipi i PD, cingun i etur për famë e pasuri

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se mes tij dhe lidershipit të PD ka një ndarje të madhe.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kadilli u shpreh se Gazment Bardhi hidhte akuza në drejtim të Sali Berishës dhe Flamur Nokës dhe e njëjta gjë anasjelltas, teksa tanimë ata janë bashkuar dhe për të, kjo tregon se nuk ka moral.

Sipas Kadillit, lidershipi i PD është cingun i etur për famë e pasuri dhe nuk prodhon politikë.

“Në Kuvendin e datës 18, kam thënë një parti vdes në momentin që gëlltit gënjeshtrat që prodhon vetë. PD dhe politikanët drejtues të PD e prodhojnë vetë gënjeshtrën dhe e gëlltisin dhe besojnë po vetë. Ata që flasin për bashkimin për mua kanë një nivel mendor shumë të ulët, janë te niveli i aritmetikës, nuk shkojnë dot as te matematika. E keqja është, pse bashkohen dhe për çfarë u ndanë? A u ndanë për disa arsye politike? Ranë këto arsye? Jo, nuk ranë. Përse lëvizin një grup deputetësh nga një kamp në kampin tjetër. Ndryshuan arsyet politike për të cilat u ndanë dhe luftuan me hunj në dorë ndaj njëri tjetrit? Jo. Bardhi e quante Berishën përgjegjës për vrasjen e 26 viktimave në Gërdec, e quante babi i Xenit. Berisha e quan përgjegjës Bardhin për vrasjen në Elbasan. Bardhi e quan Nokën të lidhur me krimin e organizuar në Londër dhe që fsheh pasurinë në Gjirin e Lalzit, tani këta bashkohen dhe bëjnë edhe tur të dy bashkë.

Po çfarë ndodh, pse bashkohet Bardhi me Nokën nëse paska qenë i lidhur me krimin, se unë akuza politike bëj ndaj Ramës, të lidhur me pushtetin, që përdor paratë e krimit, që fsheh pasuritë po pse nuk u bashkokemi edhe me Ramën atëherë? Ka nivel mendor mizerabël në të gjithë këtë aksion politik. Mërzitem edhe që e marr seriozisht kur i komentoj këta njerëz sepse nuk e meritojnë as t’u flasësh më. Me lidershipin e partisë kam një ndarje të madhe sot. Janë cingun në shpirt në mëndje, janë të uritur për famë dhe pasuri, për tjetër gjë, jo. Për të prodhuar politikë jo, opozita nuk fiton duke u bashkuar në amoralitet. Opozita forcohet dhe bëhet kërcënim për pushtetin e kalbur të Ramës vetëm kur ndryshon. Nuk mund të fitosh pa ndryshuar”, theksoi ai

Continue Reading
Advertisement

TRENDING