Connect with us

Pinknews

Reagon Melisa pas sherrit me Sindin në “PërPuthen”: Nuk e le për një kafe, por për dy…

Situata u acarua jo pak ditën e djeshme në “PërPuthen”, mes Melisës dhe Sindit, ku kjo e fundit i tha Melisës se “e jep për një kafe”.

Kjo bëri që Melisa të largohej nga studio ditën e djeshme, ndërsa në puntatën e sotme, ajo thotë se preferoi të ikte në mënyrë që të qetësohej dhe të shmangte reagime të papëlqyeshme në studio.

Ajo shtoi se situatën do ta lejojë të kalojë me shaka, ndërsa tha: “Nëse njerëzit pa kapacitet mendojnë se un e le për një kafe, po them që e le për dy”

“Isha shumë  e acaruar dhe preferova të largohesha. Nëse njerëzit pa kapacitet mendojnë se un e le për një kafe, po them që e le për dy, po e le të kalojë me shaka. E teprova, por preferova më mirë të dilja se sa të shpërtheja këtu”, tha Melisa.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pinknews

“O skizo, mbylle sqepin”/ Degradon debati mes Eglës dhe Erjolës (Video)

Nuk ka qetësi në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Banorët kanë degraduar sërish në ofendime për situata që mund të zgjidhen në mënyrë më qytetare. Pasi doli e nervozuar nga pishina, Egla është përplasur me Erjolën dhe kaq ka mjaftuar që vajzat t’i drejtohen me etiketime dhe ofendime njëra-tjetrës. Teksa Egla ka kërkuar të largohet për në dush i ka bërë me shenjë Erjolës që të largohet, ndërsa më pas e ka quajtur histerike. Erjola në tone të larta i është drejtuar me etiketimin “skizo” që kërkon të stisë situata për të marrë vëmendje.

Pjesë nga debati:

Egla: Lëviz një çik.

Erjola: Çfarë ke mi? Çfarë të duket vetja, lëviz thotë

Egla: Çfarë të pëllcasin.

Erjola: O skizo, na lër rehat, se na lage. Hall me ndenjt në pishinë, hall me… ik dil po je lodhur se na çave veshët.

Graciano: Jo ajo që bëre ti mos ja bëfsh njeriut.

Erjola: Po thjesht u hodh në pishinë o burr.

Egla: Histeria nuk duhet të të zërë 26 vjeç.

Erjola: O goc e dashur kishe vend të kaloje atje mos më thuaj muaj ec. Mos m’u ngjit për trupi.

Egla: Më respekt. Hap rrugën mos më rri si trangull në mes të rrugës.

Erjola: Ik lahu, ik thaj flokët.

Egla: Je thjesht një gocë histerike. Je një gocë histerike. Merru me atë çunin aty se është i vetmi që po të kërkon. Hajde mbylle sqepin aty.

Erjola: Ke dy ditë që kërkon situata. Ik mbushu me mend.

Egla: Mbylle sqepin.

Continue Reading

Pinknews

“Të respektoj, të kam dashur”/ Egla dhe Meritoni bëjnë paqe?

Teksa finalja e madhe po afron, disa prej banorëve duket se po mundohen t’i lënë pas hatërmbetjet dhe të bëjnë paqe. Po flasim për Eglën dhe Meritonin të cilët kanë patur një raport më të afërt me njëri-tjetrin, pas eliminimit të Ilnisës. Sot teksa ishin ulur në oborr, Egla iu drejtua Meritonit se gëzon respekt për të prej faktit se nuk kanë stisur situata për të debatuar me njëri-tjetrin dhe është treguar i vërtetë, ndryshe nga Françeska apo Juli. Nga ana tjetër Meritoni i ka thënë se ka patur gjithmonë konsideratë për të si njeri, përpos debateve dhe përplasjeve të forta që kanë patur me njëri-tjetrin.

Pjesë nga biseda:

Meriton: E vërtetë është kjo.

Egla: Kjo(Françeska) kërkon debate me zor me mua. Ai (Juli) do të më njollosë duke stisur dhe ai situata. Dhe për mua 0 respekt për ata të dy.

Meriton: Unë e kam të përjetuar me ty, dhimbjen e gjithçka. Ta dish nëse dikë e kam dashur në këtë shtëpi dhe e kam respektuar, ka qenë e vërtetë, ke qenë ti.

Egla: Mos na bëj për të qarë tani. Nuk më prek dot fare. Je në një pellg loje Meriton.

Continue Reading

Pinknews

Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, publikon foto me ‘pullë të kuqe’

Alby The Goat ka qenë njëra nga personazhet më interesante të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.

Ajo gjatë qëndrimit në shtëpinë me të famshme në Kosovë, kishte deklaruar se kishte vite qe kishte hequr dorë nga filmat për të rritur.

Madje shpeshherë kishte deklaruar se pas lindjes së vajzës, ajo është bërë një nënë e mirë dhe dëshiron të jetë model për vajzën e saj.

Ish-banorja e Big Brother, Alby ka zgjedhur muajin prill për të kaluar disa ditë pushimi.

Nga një jaht luksoz, Alby ka publikuar disa fotografi gati me ‘pullë të kuqe’.

Aktorja e filmave për të rritur ka provokuar fansat e saj duke publikuar foto +18.

Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, publikon foto me

 

Continue Reading

Pinknews

Xhelozi dhe dhunë, historia e moderatores shqiptare: Baba i një fëmijë, kush është ish-partneri i Erjola Doçit

Jeta private e Erjola Doçit ka qenë gjithnjë në sytë e publikut. Kur moderatorja u bë pjesë e “Big Brother”, ajo nisi të fliste për herë të parë në lidhje me ndjenjat dhe historitë e saj. E historia më e rëndësishme ka qenë pikërisht një raport toksik për të.

Vetë konkurrentja zbuloi se ishte dhunuar nga ish-partneri. Me lot në sy, konkurrentja tregoi se nga dhuna e partnerin e ka gjetur veten te dyert e spitalit. Erjola gjithashtu dha një mesazh për të gjitha gratë e dhunuara, duke thënë që as një burrë dhe askush nuk ka të drejtë që ta marrë jetën, largohuni nga personi që ju dhunon.

“Kur preka fundin dhe pashë veten në dyert e spitalit duke… Aty kuptova se sa vlerë ka jeta, një burrë nuk mund të ma marrë dhe askush. Largohu. Vetëm largohu dhe mbathja. Nëse s’ke fuqinë që ta gjesh te vetja, gjeje te një mik apo familjarë. Ose te fëmija që mund të kesh në djep, apo në bark”, – tha moderatorja.

Por, ndonëse ky raport është mbyllur, banorja duket ende e përfshirë emocionalisht. Teksa të gjithë banorët e “Big Brother VIP” ndodheshin në oborri duke kërcyer e kënduar me një atmosferë festive, Erjola Doçi i ka treguar Julian Dedës se ish-partneri i saj feston ditëlindjen. Moderatorja në linjën e jetës ka treguar se djali në fjalë e dhunonte vazhdimisht atë për shkak të xhelozisë.

“Si mund ta kujtosh prapë atë moj?!”, e pyeti Juli habitur. Aktori e pyeti Erjolën se sa vjeç bën ish-i dashuri i saj, ndërsa banorja i tregoi me gjeste. “Edhe 100 çunit të huaj pra”, – tha Juli duke qeshur së bashku me Erjolën, pastaj dyshja vazhduan të këndojnë. Më herët Panorama zbuloi se ish-i dashuri i Erjolës, aktualisht është në një lidhje me të tjetër vajzë që në rrjetet sociale është e njohur për jetën e luksit që bën si dhe e motra ka qenë pjesë e “Big Brother” në edicionet e shkuara.

Tashmë ish-partneri i Erjolës është bërë me fëmijë, duke e mbyllur këtë kapitull. Por teksa kishte një histori me Erjolën, të shumtë ishin në dijeni të kësaj lidhjeje dhe madje edhe të rasteve që ky raport bëhej edhe toksik. Të përfshirë kanë qenë edhe familjarët e Erjolës, që edhe kanë tentuar ta largojnë nga kjo lidhje.

Miqtë pranë Erjolës, shprehen se të gjithë i dinin problemet që dyshja kishte, që kryesisht vinin nga xhelozia e ish-partnerit ndaj moderatores. Shpeshherë raporti është shkëputur dhe ka rinisur përsëri, duke u përpjekur për ta përmirësuar lidhjen, megjithatë gjithnjë përfundonte me dhunë, duke qenë Erjola ajo që e pësonte. Gjithçka ka përfunduar, kur moderatorja kishte vendosur që t’i jepte fund njëherë e mirë, kësaj lidhjeje, pas një episodi të dhunshëm që kishte ndodhur.

Menjëherë pas ndarjes së vështirë, ajo i është rikthyer ekranit, ku edhe është angazhuar më shumë se më përpara, kur ish-partneri nuk ia lejonte. Nga ana tjetër, djali në fjalë rindërtoi jetën e tij, ku edhe gjeti menjëherë dashurinë dhe tashmë është bërë me fëmijë. Pak kohë më parë është zbuluar se Erjola Doçi është në një lidhje me reperin e njohur kosovar, Azet. Në një video të publikuar, shihet dyshja krahë njëri-tjetrit.

Erjola gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme deri tani ka qenë shumë diskrete sa i takon jetës private, madje shumë pak kemi mësuar edhe për familjen e saj. Nuk dihet sesa kohë kanë që janë në një lidhje, por nga sa shohim, dyshja duken shumë të lumtur krahë njëritjetrit. Ndërkohë që miqtë e saj flasin për një raport me një reper të njohur, të gjitha dyshimet të çojnë tek Azet. Duke qenë se video me reperin është e kohëve të fundit, dyshja duket se ka ende një raport të hapur me njëritjetrin.

Ndonëse vetë Erjola ka preferuar që mos të flasë fare për këtë histori në shtëpinë e “Big Brother”. Pas këtyre deklaratave, moderatorja u surprizua me një dron në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku krahas fotos së saj shkruheshin inicialet “E zemër A”. Menjëherë pas kësaj, në rrjet qarkulluan zëra se personi që ka dërguar dronin ka qenë Azeti, ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma nga asnjëri. Pak kohë para se të futej në “Big Brother”, moderatorja ka folur për herë të parë për një ndarje që kishte kaluar vetëm pak kohë më parë.

“Nuk jam e lidhur. Jam e lumtur dhe e ndarë, sepse nuk mund t’i bësh të dyja. Është shumë e vështirë, sepse unë e dua shumë punën, por edhe personin që do të kisha në krah. Është e vështirë të ndahesh më dysh. Nëse do të isha në një zonë komforti me karrierën dhe ambicien për të ecur përpara, normalisht do të kisha si dikë në krah, por tani e shoh si barrierë”, – tha ndër të tjera ajo.

Ndërsa më pas pohoi se ish-i i saj ka qenë personazh që e njohin të gjithë. Në daljet e saj publike, ajo njihet për natyrën e drejtpërdrejtë që ka. E tillë ka qenë edhe tek Manushi, ku prej disa viteve tashmë është pjesë e formatit. Duke folur për xhelozinë e partnerit, ajo u shpreh sesi u nda me një të dashur, pasi ky i fundit ishte xheloz deri në ekstrem për të.

“Varet se si janë partnerët. Se tani mu kujtua një eksperiencë personale. Jam shumë e lumtur që këtë verë do t’i kaloj pushimet single, se verën që shkoi të gjitha shoqet e mia dilnin bënin qejf, kurse unë rrija e mbyllur në çarçaf. S’janë të gjithë open mind, ka persona që s’ta japin lirinë”, – tha ajo.

Por duket se historitë me djem të tillë tashmë janë mbyllur njëherë e mirë për Erjolën. Këtë herë ajo është duke kërkuar një mashkull me të qetë dhe një partner që ta përkrah në rrugëtimin e tij në televizion. Gjatë netëve të spektaklit, LIF si asnjëherë më parë ka “hapur” zemrën në “BBVIP”, duke rrëfyer dhunën fizike që ka përjetuar nga ish-partneri i saj, për shkak të xhelozisë. Teksa po bisedonte me banorët, moderatorja tregoi se u fut në “BBVIP” për të shkëputur kontaktin me ish-partnerin e saj.

“Prandaj doja të vija këtu se shkëputu-lidhu, shkëputu-lidhu, nuk po gjeja një mënyrë që të shkëputesha dhe e dija që po të vija këtu, nuk do të kisha më kontakt me të. Prandaj në qoftë se e keni vënë re, kam thënë që nuk dua asgjë, të di asgjë nga jashtë, se po e shijoj”, – u shpreh Erjola. (Panorama Plus)

Continue Reading

Pinknews

Modelja e njohur shqiptare i vë “zjarrin” rrjetit me FOTOT e fundit me bikini

Jori Delli u bë e njohur për publikun me pjesëmarrjen e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Por, bukuroshja brune mbetet një emër mjaft i komentuar, kjo edhe për shkak të paraqitjeve të saj në rrjetet sociale.

Edhe imazhet e fundit që ajo ndau me fansat në llogarinë e saj të Instagramit nuk kanë kaluar pa vëmendje.

Jori ka postuar disa imazhe të reja nga pushimet në Dubai, e në të cilat dukej në formë të mrekullueshme.
Modelja e njohur shqiptare i vë “zjarrin” rrjetit me FOTOT e
Continue Reading
Advertisement

TRENDING