Connect with us

Aktualitet

Regjizori Budina u bën thirrje qytetarëve: “Kush nuk proteston, është i vdekur”

Regjizori i njohur Edmond Budina nga protesta kundër vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie deklaroi se një popull që nuk proteston, është një popull i vdekur.

, Budina iu përgjigj zërave skeptikë për protestën ku u dëmtuan disa objekte, mes tyre dhe pema e Vitit të Ri si dhe dekoret për festat, duke iu kujtuar atyre ‘varrosjen’ e kostumeve të veçanta gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar.

“E mira është se protesta duhet të vazhdojë. Siç e vazhduam dhe ne protestën pas shembjes së teatrit. Të protestosh është qytetari. Kur qytetarët nuk protestojnë, është një vend i vdekur. Protesta për vrasjen e Klodianit nuk ishte e rastësisht.

Ajo ishte pika kur u derdh gota. Kjo polici po reagon në mënyrë skandaloze. Se di se si mund të jetë profesionale një polici që keqtrajton qytetarët. Të tërheqsh zvarrë 15 -vjecarët, t’i masakrosh, t’i çosh në komisariate, dhe familja mos të dijë gjë, kjo është kriminale. Siç kanë qenë skuadronet fashiste. Një popull që nuk proteston është një popull i vdekur.

3 vite protestuam tek teatri në mënyrë paqësore, po përgjigja e këtij sekti të Rilindjes ishte dhuna. Shumëkush mund të ankohet për pemën e Vitit të Ri, i them se si nuk ju erdhi keq kur u varrosën kostume kuizito?! Si nuk ju erdhi keq për atë pronë publike?! Kjo është hipokrizi e atyre njerëz që blihen nga pushteti.”, tha Budina.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *