Connect with us

Aktualitet

RESPEKT

#RESPEKT🇦🇱👐🏿🇽🇰

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Si i mbyti nëna 3 fëmijët e vetme? Fuga ngre dyshime për ngjarjen tragjike në Shkodër

Profesori Artan Fuga ka kërkuar nga organet përkatëse të hetojnë sesi ka ndodhur ngjarja e rëndë në Shkodër pak ditë më parë, ku nëna mbyti tre fëmijët e saj dhe veten në lumin Buna.

Fuga u shpreh skeptik nëse ishte nëna ajo që mbyti vetë fëmijët, pasi sipas duhet shpjeguar forca fizike, pra si mundet një nënë e vetme të menaxhojë mbytjen e tre fëmijëve.

Njeriu është i aftë të bëjë heroizmat, gabimet dhe krimet më të mëdha. Ne si media, si studiues prokuroria policia duhet ta lëmë mënjanë këtë pikëllimin e madh, por duhet të shqyrtojmë ngjarjen. Nuk di të ketë dalë përfundimi i organeve të rendit që ishte kjo nënë që mbyti fëmijët e saj.

Si mundet një grua të menaxhojë tre fëmijë për ti marrë dhe për ti mbytur, në ç’mënyrë mund të ndodhë kjo fizikisht. Unë pres që të dëgjohet kjo. Detyra është më thellë, për të parë si ndodhi ky akt, mund edhe të mos zbulohet. Nuk e di sesi ka ndodhur ngjarja, mund të jetë një mundësi që i ka mbytur nëna por kam dilemën.

Dëgjova zv.kryetaren e bashkisë së Shkodrës që thoshte duhet të flasim për dhunën, por duhet të kuptojmë që shoqëria ka disa faza ku të tilla drama ndodhin. Ne jetojmë në një kohë ku familja ka fituar një privatësi dhe këto mund të sjellin ngjarje të rënda në shoqërinë shqiptare.

 Është akt i një njeriu që ka një vuajtje të madhe, që mund të vijë nga shumë rrethana dhe nga kontradita brenda familjes, por pritet që bashkëshorti të vërtetohet që ka qenë ai që e ka shtyrë”-u shpreh profesor Artan Fuga.

Continue Reading

Aktualitet

Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit, Sejko: Inflacioni ka vijuar të bjerë

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë la të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në nivelin 3.25%. Guvernatori Gent Sejko tha se inflacioni ka vijuar të bjerë, ndërsa aktiviteti ekonomik, punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten gjatë dy tremujorëve të fundit.

Sipas Bankës së Shqipërisë aktiviteti ekonomik i vendit , punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten gjatë dy tremujorëve të fundit, ndërsa inflacioni ka vijuar të bjerë.

Nga analiza e bankës qendrore rezulton se tregjet financiare kanë qenë relativisht të qeta dhe kreditimi ka ardhur në rritje progresive. Situata pritet të jetë e njëjtë edhe në muajt në vazhdim, dhe në këto kushte Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qindore la të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun.

“Në skenarin bazë, aktiviteti ekonomik projektohet të vijojë të rritet, si në horizontin afatshkurtër dhe në atë afatmesëm, i mbështetur nga përmirësimi gradual i ambientit të huaj, bilancet solide të sektorit privat dhe kushtet akomoduese monetare. Paralelisht me të, inflacioni parashikohet të luhatet pranë niveleve aktuale në horizontin afatshkurtër dhe të kthehet gradualisht në objektiv brenda harkut kohor të një viti. Balanca e rreziqeve ndaj parashikimit të inflacionit është në kahun e poshtëm për horizontin afatshkurtër dhe neutrale për atë afatmesëm. Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi: të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.25%”, tha ai.

 

 

Këshilli Mbikëqyrës thotë se presionet inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten ende relativisht të larta. Në këtë kontest, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen nga informacioni i ri. Këto vendime do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin bankës qëndrore për stabilitetin e çmimeve.

Continue Reading

Aktualitet

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani vizitë në Departamentin e Drejtësisë së SHBA, takime me zyrtarë amerikanë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka zhvilluar një takim me drejtues kyç në Departamentin e Drejtësisë së SHBA.

Gjatë vizitës së tij në Uashington DC këtë javë Metani u takua me Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë Michael Horowitz, Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm Bruce Swartz dhe Këshilltarin e Zyrës së Përgjegjësisë Profesionale Jeffrey Ragsdale.

Zyrtarët amerikanë riafirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në misionin e saj jetik në mbështetje të profesionalizmit, pavarësisë dhe integritetit mes gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT) në Ambasadën e SHBA në Tiranë mundësoi me krenari një takim mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe drejtuesve kyç në Departamentin e Drejtësisë së SHBA. Gjatë vizitës së tij në Uashington DC këtë javë, z. Metani u takua me Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë Michael Horowitz, Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm Bruce Swartz dhe Këshilltarin e Zyrës së Përgjegjësisë Profesionale Jeffrey Ragsdale. Zyrtarët amerikanë riafirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në misionin e saj jetik në mbështetje të profesionalizmit, pavarësisë dhe integritetit mes gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Continue Reading

Aktualitet

Abuzoi me vajzën 14-vjeçare, Gjykata e Lartë lë në burg mjekun Dervish Hasi

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi këtë të mërkurë masën arrest me burg për 42-vjeçarin Dervish Hasi me profesion mjek, i cili akuzohet për abuzim seksual, pornografi dhe trafikim i të miturve. Mësohet se Gjykata ka rrëzuar rekursin e tij për masën e sigurisë, që u la në fuqi nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm më 7 shkurt të këtij viti.

Hasi u arrestua më 19 janar të këtij viti, pasi u zbulua se abuzonte me një 14-vjeçare. 42-vjeçari dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt. Ndërkohë që në telefonin e personave të përfshirë në këtë ngjarje janë zbuluar se Hasi kishte detyruar të miturën që të kryente marrëdhënie seksuale në grup me disa të tjerë. Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit. Me gruan e parë e cila është dhe e vetmja martesë ligjore prej 20 vitesh ka tri fëmijë. Dy vajza pothuajse moshatare me të miturën, që e shfrytëzonte seksualisht prej dy vitesh, si edhe një djalë më të madh në moshë. Me dy gratë e tjera ka nga 2 fëmijë.

Continue Reading

Aktualitet

Vrau me skaf 7-vjeçaren, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për ish-policin Arjan Tase

Prokuroria Vlorë kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit A.T. dhe dënim me 15 vite burg për ‘Vrasje me Dashje’; Konkluzionet

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në bazë të nenit 378 të K.Pr.Penale ka parashtruar konkluzionet përfundimtare në lidhje me procedimin penal nr.918 të vitit 2022 me të pandehur shtetasin A.T. i akuzuar për veprën penale ‘Vrasja me dashje’ parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.  Kjo prokurori, kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit A.T., dhe dënimin e tij me 15 vite burg për veprën penale ‘Vrasja me dashje’.

Në konkluzionet përfundimtare, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, deklaron se provohet se ditën e ngjarjes, në datën 02.08.2022, rezulton se i pandehuri A.T., ka qënë në drejtimin e një mjeti lundrues me dy motorrë dhe pasi ka lënë disa persona në breg të detit, në momentin që është nisur për të dalë nga zona ku notonte shtetasi B.A. me vajzën e tij J.A., mjeti ka marrë shumë shpejtësi duke shkuar në drejtim të tyre dhe në marrjen e kthesës motorat e tij kanë kapur vajzën e mitur duke e prerë në të gjithë trupin. E mitura J.A. ndërroi jetë në moment.

Në lidhje me të pandehurin A.T., nga analiza e akteve të administruara gjatë hetimit, kqyrja e vendit të ngjarjes, e pamjeve filmike, provohet të ketë konsumuar elementët e veprës penale të “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal në formën e dashjes indirekte.

 

 

Organi i akuzës, ka bindjen e plotë se i pandehuri A.T., ka konsumuar elementët e veprës penale ‘Vrasja me dashje’, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes, në lidhje me kualifikimin e faktit penal si ‘Vrasja nga pakujdesia’.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING