Connect with us

Aktualitet

Rikonstruksion i plotë i Spitalit të Pediatrisë në Durrës/ Së shpejti në shërbim të pacientëve të vegjël

/ATSH/ Spitali Pediatrik në Durrës po i nështrohet një rikonstruksioni të plotë me qëllim përmirësimin e infrastruktures spitalore dhe kushteve të punës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se spitali do të rehabilitohet plotësisht sipas të gjitha standardeve bashkohore.

“Kur shihnim gjendjen e mjeruar, ku ishte lënë prej vitesh, ishte gati e pabesueshme se mund të arrinim në të tilla nivele, në infrastrukturë dhe shërbime”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Sipas saj, spitali së shpejti do të jetë në shërbim të pacientëve të vegjël.

Spitali Pediatrik i Durrësit, i cili është drejt përfundimit të rindërtimit të plotë, do të ofrojë kushte më të favorshme dhe cilësore për fëmijët, për mjekët dhe infermierët.

Me një kapacitet prej 70 shtretërish, spitali do të pajiset me aparatura të teknologjisë së lartë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *