Connect with us

Shkrime

Rikthimi i greko-problemit në Himarë për shkak të korrupsionit shqiptar

NGA ALEKSANDER ÇIPA

Në fakt është një shqiptaro-problem që mbetet i pazgjidhur dhe që përdoret si greko-problem në Himarë. Tashmë, politika e korruptuar shqiptare e tri dekadave të fundit, e ka sanksionuar me shumë forma të ashtuquajturën prani të minoritet grek në Himarë. Kjo është një histori mbi 100 vjeçare, të cilën e investoi për ta pasur si kazus shteti dhe politika greke dhe e mishëroi si të tillë, papërgjegjshmërisht dhe falë ndërgjegjes së molepsur mbi 100 vjeçare, elita politike shqiptare.

Kësisoj Himara është kthyer në një pikë pretenduese për ekzistencë të minoritetit grek dhe këtë vështirë se e zhbëjmë. Por në të njëjtën kohë, atje në Himarë vazhdon të këmbëngulë, rezistojë dhe mbetet në ndërgjegjen e patjetërsueshme kombëtare pjesa më e madhe e banorëve të saj shqiptarë që “as blihen e as shiten”.

Mirëpo kjo është një histori e vjetër. Historia e re shtesë, që inspiron dhe favorizon interesin e politikës greke në Himarë, ka të bëjë me një problem të maviosur pronësoro-ekonomik, të cilin nuk e zgjidh dhe nuk do ta zgjidhë kohë mbas kohe, shteti shqiptar.

Në fakt është një shqiptaro-problem që mbetet i pazgjidhur dhe që përdoret si greko-problem në Himarë. Tashmë, politika e korruptuar shqiptare e tri dekadave të fundit, e ka sanksionuar me shumë forma të ashtuquajturën prani të minoritet grek në Himarë. Kjo është një histori mbi 100 vjeçare, të cilën e investoi për ta pasur si kazus shteti dhe politika greke dhe e mishëroi si të tillë, papërgjegjshmërisht dhe falë ndërgjegjes së molepsur mbi 100 vjeçare, elita politike shqiptare.

Kësisoj Himara është kthyer në një pikë pretenduese për ekzistencë të minoritetit grek dhe këtë vështirë se e zhbëjmë. Por në të njëjtën kohë, atje në Himarë vazhdon të këmbëngulë, rezistojë dhe mbetet në ndërgjegjen e patjetërsueshme kombëtare pjesa më e madhe e banorëve të saj shqiptarë që “as blihen e as shiten”.

Mirëpo kjo është një histori e vjetër. Historia e re shtesë, që inspiron dhe favorizon interesin e politikës greke në Himarë, ka të bëjë me një problem të maviosur pronësoro-ekonomik, të cilin nuk e zgjidh dhe nuk do ta zgjidhë kohë mbas kohe, shteti shqiptar.

Problemi i pronës në Himarë nuk është më një çështje e komunitetit bregdetas. Brenda saj, domethënë brenda këtij komuniteti, në mënyrën më të korruptuar, në masën më abuzuese dhe në fije të shumta mafioze, ka depërtuar një “komunitet i ri”, i cili i ka gllabëruar hisetë më të rëndësishme të këtyre pronave.

Në këtë gllabërim është e përfshirë elita pasurore e vendit, madje janë disa kategori të këtij grupi të madh interesi: pronarë mediash, oligarkë ndërtimesh dhe kompanish biznesi, politikanë, sejmenë politikë të fuqishëm dhe të kamur, të afërm dhe familjarë të personaliteteve shqiptare nëpër botë, deputetë grekë dhe politikanë grekë, përmes njerëzve të tyre në minoritet dhe në subjektet politike të minoritetit, përfaqësues filogrekë të diasporës shqiptare nëpër Botë, kryesisht në SHBA dhe në vende të tjera.

Menaxherë dhe marketues të kompanive të huaja në fushë të turizmit dhe interesit strategjik e perspektiv të këtij sektori.

Nga Llogaraja deri në afërsi të Sarandës, procedurat, transaksionet dhe shit-blerjet e tokave veçanërisht këto 10 vitet e fundit kanë njohur ritmet dhe intensifikimin më të madh të njohur për tridhjetë e dy vitet e fundit. Tendenca vlerësuese dhe rivlerësuese e tokës dhe aseteve fitimprurëse të saj në këtë territor është në rritje të pabesueshme progresive. Vetë qeverisësit i janë futur me etje dhe uri makute mundësisë përfituese prej këtyre trojeve dhe hapësirave të mbetura në kalvarin pronësues të tyre.

Një ditë më parë në qendër të Spilesë, lagja qendrore e qytetit të Himarës, u organizua një protestë nga disa përfaqësues.

Mes tyre spikatën përfaqësuesit e pakicës greke në Shqipëri, njëri banor i Himarës dhe tjetri nga Dropulli që përfaqësojnë PBDNJ-në dhe OMONIA-n, një parti dhe një organizatë politike të grekëve të Shqipërisë.  Kredibiliteti politik i tyre në minoritetin grek është tejet i ulët, por rishfaqja e tyre në Himarë dhe protagonizmi i tyre cinik në dy gjuhë, duke folur para të tubuarve së pari në greqisht dhe pastaj në shqip, befas rikthen përdorimin e kazusit grek në Himarë në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Protesta e djeshme në Himarë merrte shkas me të drejtë nga një vendim i beftë i qeverisë Rama për shpalljen e zonës nga Gjiri i Llamanit deri në hyrje të Qeparoit si një zonë e mbrojtur natyrore. Një projekt-vendim i cili brenda një kohe prej jo më shumë se njëzet ditësh u kthye në vendim nga qeveria.

Projekt-vendimi u çua në Qeveri nga ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, zonja Mirela Kumbaro. Se si u nismua, nga kush u ideua, përmes cilës ekspertizë kaloi dhe me cilat grupe të interesit u konsultua, kjo nuk u bë e qartë dhe me arrogancë u refuzua të bëhej e njohur publikisht.

I vetmi takim i tentuar për të diskutuar me pronarët legjitimë vendorë ishte ai që urdhëronte Këshillin Bashkiak të Himarës për të miratuar Projekt-vendimin e qeverisë, i cili jo vetëm u refuzua kategorikisht, por shkaktoi indinjatë dhe alarm për banorët dhe mbi 90 pronarët e trojeve në këtë territor bregdetar.

Mirëpo qeveria duke u vetëndierë e plotpushtetshme, nuk humbi kohë dhe projekt-vendimin e shndërroi me urgjencë në Vendimin me numër 557, datë 29.7.2022 “Për shpalljen e ekosistemit natyror detar-bregdetar të Gjirit të Porto Palermos Park natyror, Kategoria IV”.

Do të mjaftonte kjo që në mënyrë të stuhishme dhjetëra banorë himariotë dhe pronarë të tokave në këtë territor të nisin reagimet në të gjitha format. Tashmë, ankesat e tyre janë bërë një çështje e mprehtë jo vetëm brenda institucioneve sakate shqiptare, por edhe në komunikimet diplomatike që qeveria shqiptare e kryeministrit Rama ka me ambasadat më të rëndësishme dhe kryesisht ato të vendeve fqinje, kryesisht por jo vetëm ajo greke.

Kryeministri Rama dhe ministrja e tij Kumbaro janë përpjekur të ofrojnë si sqarim burokratik pohimin se: “Shpallja e një zone të mbrojtur nuk ka të bëjë me pronën private apo publike, por me mbrojtjen e potencialit natyror të një zone. Dhe në rastin konkret 89% e kësaj zone është det, prandaj quhet dhe zonë e mbrojtur detare. Kjo nuk i tjetërson pronat private, por rrit nivelin e mbrojtjes për zhvillim të qëndrueshëm.

Është i njëjti parim që zbatohet edhe në zonat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore kur i shpallim qendra historike, si Dhërmiu, Vunoi, Gjirokastra etj, brenda të cilave ka më shumë prona private se sa publike. Dhe kjo vlen edhe për Zonën e mbrojtur Park Natyror të Vjosës, ku banojnë mbi 60,000 banorë në 8

bashki, dhe për të cilën janë bërë aq shumë protesta e lëvizje nga shoqëria civile dhe media…”

Kjo përgjigje në thelbin e saj është rutinore dhe alibike, pasi në thelbin real të saj mund të mos jetë tamam kështu. Pronarët në ankesë dhe reagim, që pritet të jetë edhe më i stuhishëm në ditët e ardhme, pohojnë se e ardhmja e afërt do të dëshmojë të kundërtën.

Ky vendim arrogant i qeverisë, madje më fyesi për pronarët e ligjshëm, është paraprirë nga disa procese administrative penguese dhe pengmbajtëse para se të zyrtarizohej. Ky është një vendim i njëanshëm, i pakonsultuar dhe i padiskutuar me banorët, pronarët, pushtetin vendor dhe grupet e interesit.

Ka një arsye mafioze që pronat në këtë territor për arsye që i di vetëm qeveria dhe ministria e linjës, prej kaq vitesh po mbahen peng nga Kadastra dhe i ashtuquajturi proces i menaxhimit. Madje në shkelje flagrante të ligjit dhe Kushtetutës, në shkelje të lirisë themelore për trashëgiminë, përdorimin dhe shitblerjen e pronës, Kadastra e Vlorës ka bllokuar procedurat dhe proceset apo transaksionet me pronën në këtë zonë.

Disa prej pronarëve tashmë shtetin shqiptar e kanë çuar në Gjykatën e Strasburgut, pasi kanë kaluar të gjitha shkallët e gjykimit në gjykatat shqiptare. Për kostot dhe penalitetet që shteti ynë do të ketë, asnjë prej këtyre urdhër-dhënësve nuk do të mbajë përgjegjësi dhe nuk do t’ia dijë.

Mirëpo kostoja shumëplanëshe së fundi po mbishton edhe një kosto tjetër. Atë, për të cilën socialistët dhe qeveria Rama në krye të 10 viteve më parë u krenuan se i hoqën Himarës damkën e përdorimit grek dhe të maviosjes së pretendimeve filogreke për një kazus minoritar grek në vendin që është më i vjetër se vetë Greqia.

Një ditë më parë në mbështetje të banorëve-pronarë të trojeve nga Llamani deri në afërsi të Qeparoit u ribashkuan krerët politikë të minoritetit grek. Folën në dy gjuhë për këtë problem dhe u qeshnin fytyrat prej kësaj mundësie. Shqipja e tyre ishte e saktë, por ishte e dyta në rendin ligjërues. Përballë tyre ishin tufa me pronarë bregas dhe pushues shqiptarë.

Greko-problemi u rikthye në Himarë pas kaq kohësh humbjeje, si shkak dhe për arsye të një korrupsioni të fshehur vendim-marrës me pronat dhe brigjet bregdetare të Porto Palermos. Kësaj here e riktheu me lehtësi të madhe dhe me po të njëjtën papërgjeshmëri si paraardhësit e tij, vetë Kryeministri Rama dhe të bindurit e oborrit të tij qeverisës.

Urdhërdhënësit do të shfaqen, tamam si bajlozë, por jo nga Deti. Mirëpo, Himara ka për simbol të vetën kafshën mitologjike të Kimerës, e cila në një trup ka tri koka, një ndër të cilat, në kohën e sotme, është ajo e tokamarrësve që vijnë nga ortakëritë me politikën në këtë republikë.

 

Shkrime

Vdekja e përgjegjësisë politike dhe degradimi i maxhorancës në një çetë bazhibozukësh

Nag Klodian Tomorri

Kur shpërtheu skandali i Unazës së Madhe, Edi Rama ishte në fillim të mandatit të dytë. Pusi i Rilindjes nuk ishte qelbur ende i gjithi dhe të paktën formalisht ekzistonte ende një fije e përgjegjësisë politike.

Një javë pasi Ylli Rakipi publikoi dokumentat që dëshmonin se DH Albania kishte falsifikuar firmën e sekretarit të shtetit në Delaëare, Damian Gjinkuri u detyrua të udhëronte anullimin e tenderit 18 milionë euro. Praktikisht shtetit nuk iu shkaktua asnjë dëm sepse tenderi nuk u zhvillua. Por kjo nuk e shpëtoi dot as Gjiknurin dhe as vartësin e tij në ARRSH.

Edi Rama e largoi Damian Gjiknurin nga qeveria, ndërsa Belinda Balluku e nxorri me shkelma Afrim Qendron nga zyra e drejtorit të ARRSH. Dhe ky nuk ishte rasti i vetëm. Në vitin 2018, për shkak të protestave të studentëve apo skandaleve të tjera publike u largua nga detyra gati gjysma e qeverisë.

Por tashmë pusi është qelbur tërësisht dhe përgjegjësia politike ka vdekur. Pasardhëses së Damian Gjiknurit ja kapën rob drejtorin e ARRSH-së. Këtë herë, në rrafshin e përgjegjësisë, skandali ishte edhe më i rëndë se sa ai i Unazës.

Krahu i djathtë dhe njeriu më i afërt i Ballukut nuk u arrestua se një kompani i kishte falsifikuar letrat në tender. Ai tenderat ja jepte vetes dhe paratë e qytetarëve i çonte në kontot e tij private. Megjithatë politikisht nuk ndodhi asgjë. Evis Berberi u arrestua nga SPAK, ndërsa Belinda Balluku vazhdon punën si ministrja më e fuqishme e qeverisë.

Standardi ka vdekur dhe përgjegjësia politike është kallur me kohë. Por asgjësimi i llogaridhënies e shndërron të gjithë shtetin në një kënetë. Ashtu siç po ndodh.

Erion Veliaj, një nga figurat kyç të maxhorancës socialiste tashmë ngjan me Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur të Kadaresë. Thuajse të gjithë drejtorët dhe ish drejtorët e tij më të rëndësishëm gjenden në burg ose kandidatë serioz për të shkuar aty.

Por ndërsa SPAK ka dekapituar të gjithë zinxhirin komandues të Bashkisë, gjenerali vazhdon në detyrë, pa asnjë pasojë politike. Edhe pse në këtë rast përgjegjësia politike është më direkte. I gjithë grupi i drejtorëve të arrestuar janë emërime ekskluzive të Veliajt dhe tenderat që ata i kanë dhënë vetes janë prokurime me autoritet kontraktor Bashkinë e Tiranës.

Degradimi i qeverisjes dhe vdekja e standardit të llogaridhënies politike është ftesë e hapur për plaçkitje. Mesazhi që vjen nga koka është i qartë. Këtu vjedhin të gjithë dhe përgjegjësia politike e ka humbur kuptimin. Kush shpëton, mirë. Kush kapet e ka për qederin e vet.

Ndaj sot Edi Rama ngjan shumë me Sulltan Fetihun. Kur iu vërsul Konstandinopojës, Mehmeti ishte i qartë me jeniçerët e tij. “Merrni plaçkë sa të doni, mua më duhet vetëm Konstandinopoja.” Kjo është edhe filozofia e Rilindjes sot. Bazhibozukët mund të plaçkisin gjithë shtetin. Sulltanit i duhet vetëm pushteti. /

Continue Reading

Shkrime

Veliaj në rastin më të keq bashkëpunëtor, në më të mirin i paaftë

Ajo që lexohet në dosjen e hetimeve të SPAK për aferën e kompanisë ‘5D Konstruksion’, nuk është as më pak e as më shumë se ato që dëgjojmë çdo ditë për mënyrën se si paracaktohen tenderat dhe se si shteti vendos kë të bëjë të pasur duke blerë pushtet.

Duke kontrolluar në procedurat e prokurimeve që i janë dhënë kësaj firme, në total të dalin një dyzinë kompanish të cilat marrin pjesë në tendera herë bashkë dhe herë kundër njëri-tjetrit. Përfituesit numërohen me gishtat e dorës dhe ata që nuk janë rrethi i tyre skualifikohen në të gjitha fazat.

Çudia që na krijuan hetimet e kompanisë 5D, lidhet me risinë se në dallim nga skema klasike që kemi dëgjuar, drejtorët nuk merrnin përqindje në tendera por ia çonin të gjitha paratë firmës së tyre.

Është naive që çdokush në këtë vend të besojë se ata që sot punojnë në poste drejtuese në administratë rropaten për të mirën e popullit, dalin lypin vota ditë e natë në fushatë dhe kënaqen me një pagë që në rastin më të mirë nuk kalon 1.200 euro. Me pagat që sot ka shumica e institucioneve publike, ai që kërkon të pasurohet me dinjitet ose kalon në sektorin privat ose largohet nga ky vend.

Naive është po ashtu të besohet se kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ka ditur gjë për këtë aferë. Përgjegjësia e parë ka të bëjë me rolin e tij si titullar i Autoritetit Kontraktor në 8 procedura ku fitues ka qënë kompania ‘5D Konstruksion’. SPAK ka vërtetuar se pronarë janë drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë Tiranë dhe njerzit e afërt të tij. A duhet hetuar nëse ka patur dijeni për konfliktin e interesit, njësoj siç është hetuar roli i ish-ministrit Ilir Beqaj te dosja e ‘Sterilizimit’?

Së dyti, titullari i Autoritetit Kontraktor është personi i cili cakton njësinë e prokurimit, antarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shpall fituesin dhe lidh kontratën. Po ashtu, në 3 raste Erion Veliaj është njoftuar me shkresë nga operatorët pjesëmarrës në tender për ankesa që kanë patur për skualifikim të padrejtë.

Sekrete nga dosja e drejtorëve të arrestuar të Veliajt (faksimilet)
Natyrshëm lind pyetja: A është Erion Veliaj ai që lexon ankesën dhe cakton antarët e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave? Si ka vepruar ai në rastin që disa kompani e kanë njoftuar se oferta e tyre më e ulët, që mund t’i kursente para bashkisë dhe qytetarëve është skualifikuar padrejtësisht? Përse komisioni i ankesave i ngritur prej tij, nuk konstatoi shkeljet që gjeti SPAK në këto procedura?

Përgjegjësia e tretë është morale. Përse Veliaj nxitoi të mbështesë drejtorët e tij dhe të ‘duartrokasë’ kallzimin që ata bënë për shpifje pas denoncimit të kandidatit të PD në zgjedhjet lokale? Përse nuk ngriti një audit, nuk ushtroi një kontroll, nuk premtoi hetime?

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?
Këtë histori sido që ta kthesh, të gjitha rrugët të çojnë te konkluzioni se ose përfitimet e paligjshme janë bërë me bekimin e tij, ose institucioni që ai drejton ka rënë në të gjitha instancat. Në rastin më të keq është bashkëpunëtor dhe në rastin më të mirë është i paaftë për të drejtuar bashkinë!

♦Marrë nga Facebook i autores Ola Xama

Continue Reading

Shkrime

Kosova ndizet dhe shuhet nga Aleksandër Vuçiç

“Është e qartë se Beogradi, përmes inkuadrimit të dy anëtarëve të Qeverisë së re, të cilët janë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara, është kujdesur për të ushqyer marrëdhëniet me Moskën” – keshtu deklaroi Bodo Weber dhe sipas tij, gjithsesi  kjo nuk do të thotë braktisje e politikës së uljes në dy karrige (midis Lindjes dhe Perëndimit)”

Sipas bashkëpunëtorit te lartë te Këshillit joqeveritar për Politikat e Demokratizimit ne Berlin, “Qeveria e re e Serbisë, e cila u votua të enjten, do të ketë 25 portofolë dhe pesë ministra pa portofol dhe mes tyre spikasin dy zyrtarë nga “lista e zezë” e Shteteve të Bashkuara.

I pyetur nëse përbërja e re e Qeverisë së Serbisë do të thotë kthesë djathtas, duke pasur parasysh se në të përveç progresistëve dhe socialistëve, eshtë edhe Aleksandar Vulin si zëvendëskryeministër, si dhe lider i së djathtës nga partia Zavetnici, Weber tha se nuk sheh ndonjë ndryshim ideologjik në politikën e regjimit të Aleksandër Vuçicit në përbërjen e qeverisë së re.
Duke komentuar ndikimin e Rusisë në emrat e qeverisë qe tani drejtohet nga Millosh Vucevic, duke marrë parasysh kthimin e Aleksander Vulin dhe Nenad Popoviç, të dy non grata e të shenjuar si persona të lidhur me Kremlinin, Weber u shpreh se anëtarësimi në BE ka qenë prej kohësh një mjet për konsolidimin dhe mirëmbajtjen e Vuçicit në pushtet, dhe forcimi i pozitës ndërkombëtare të Serbisë pa orientime të qarta ideologjike.

“Meqenëse BE-ja nuk mundi të gjente forcë për të ndaluar politikën e saj të dështuar prej kohësh të ‘zbutjes’ ndaj regjimit autoritaro-autokratik në Serbi, shfaqja e zbrazur nga çdo thelb vazhdon, në sy të të gjithëve, dhe qe eshte I ashtuquajturi eurointegrimi i Serbisë.

Prandaj, Vuçic me të drejtë nuk duhet të shqetësohet shumë se çfarë lloj mesazhesh po i dërgohen nga Brukseli dhe kryeqytetet e tjera evropiane” – deklaroi Weber, duke shtuar se “Iniciativa gjermano-franceze per dialogun politik Kosove-Serbi, për faktin se bazohej pikërisht në atë politikë të dështuar, u shua pa u ndezur dhe u shoqerua me një përshkallëzim të paprecedentë në veri të Kosoves, të cilën kryeqytetet perëndimore ende nuk janë gati ta pranojnë…………….

“Dhe teksa rolin udhëheqës në atë politikë “zbutëse” perëndimore e pati SHBA-ja, prandaj dhe presidenti serb  me sa u pa nuk ishte shumë i shqetësuar për reagimin amerikan si pasoje e kthimit të dy ministrave të sanksionuar në Qeverinë e re. Dhe per kete ai pati një arsye të fortë… –Sepse politikëa e sanksionimit të zyrtarëve serb afër Kremlinit, ishte dhe mbetet krejtësisht e palidhur me politikën e përgjithshme të administratës amerikane ndaj Beogradit” – potencoi Weber.

Është e qartë, mendon ai, se Vuçiç është kujdesur që përmes këtyre emërimeve qeveritare, të ushqehen marrëdhëniet me Moskën, në kohën kur ai po ndihet nën presion për shkak të vendimit të Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës dhe rezolutës së Kombeve të Bashkuara për gjenocid në Srebrenicë.

“Mirëpo, kjo nuk do të thotë se Vucic ka braktisur politikën e uljes në dy karrige”  – theksoi bashkëpunëtori i lartë i Këshillit joqeveritar për Politikat e Demokratizimit ne Berlin.

Continue Reading

OPINION

Qeveria që na duhet

Nga Edison Ypi

Të zgjidhen si duhet emrat e përshtatshëm që meritojnë të kryejnë detyrat sa të larta e të vështira të një qeverie që na duhet, teknike, kalimtare, provizore, quaje si të duash, është detyra urgjente që duhet të na preokupojë të gjithëve për të na nxjerrë një minutë e më parë nga kullat e fildishta, guackat familiare, kolltuqet e rehatit, dyshekët e ngrohtë, shtretrit e dafinave mbi të cilët na ka zënë gjumi, dhe t’i futemi punës si turku supës për t’i bërë sa më shpejt realitet ëndërrat në shkop që populli liridashës shqiptar prej shekujsh me sy hapur sheh.

Meqënse, me gjasa, ministrat e qeverisë në fjalë, do jenë më tepër të “asaj” se të “kësaj” bote, do ketë probleme logjistike lidhur me varrosje-çvarrosjen e mishrave të kalbura, skeleteve të hallakatura, kockave të thyera. Megjithatë s’është për tu dekurajuar. Për një qeveri individësh me kontribute të shquara me fakte dhe jo me llogje, me pak dëshirë dhe shumë punë, zgjidhja gjithmonë gjindet

Në mënyrë që edhe populli ynë i lavdishëm i shumvuajtur të ketë më së fundi qeverinë që meriton, ja një listë e mirëmenduar, e vetmja që mund ta nxjerri Kombin nga gjëndja e trazuar ku ndodhet, nga moçali ku është zhytur e mbytur, brenda të cilit moçal lahet, shplahet, krihet, hekuroset, ha, pi, vishet, mbathet, bën qef, udhëton, hedh ickla, por s’dihet, dhe as kuptohet, pse thotë se po lëngon.

Kryeministër, teneqexhiu që ka dhënë edhe jetën nëpër biruca për një qeverisje shembullore sa më demokratike – Koçi Xoxe.

Ministër i Jashtëm, kaurri europian që për ardhmëninë e Shqipërisë dhe iluminimin e shqiptarëve iu nënështrua sakrificës më sublime që mund të imagjinohet, u bë synet – Princ Vidi.

Ministër i Luftës, kush mund ta kryejë më mirë këtë detyrë sa të shenjtë e të vështirë se Haxhi Qamili që e kishte më kollaj të pushtonte Anglinë dhe Gjermaninë se sa Kavajën dhe Ndroqin ?
Ministër i Rendit, e vetmja zgjedhje që nuk guxon ta kundërshtojë askush – Xhaferr Deva.
Ministër i intrigave, Beu qefli me nam i kupacit të gjizës së Shijakut dhe balerinave të Parisit – Esat Toptani.
Ministër i Diversantave – Ekrem Bardha, lum ai që s’e njeh.
Ministër pa portofol, kqyrës i natyrës dhe thurës i vargjeve rrënqethës, ndonjëher edhe tallës deri therës – Lasgush Poradeci.
Ministër i Turizmit Biblik, ai që çudinë mrekulluese frymëndalëse të miliona turistave e ideoi dhe e mundësoi – Shtatlartësia e Tij.
Ministër i tallavasë, urrejtësi më i egër i saj, i vetmi që kësaj katandisje artistike i vjen hakut – Frederik Ndoci.
Ministër i Qënërisë mund të emërohet secili nga legenat e banaqeve, por s’do ishte keq dhe një budalla kok shinik çun oficeri që bën si sapient, si intelektual i ndritur, si aristokrat i thekur, që ja harrova emrin, ama, me apo pa dashje, në rëntë në gojën time, do e ha dhe do e pështyj disa herë si frulatori supën e perimeve.
Ministreshë e shkopave të çadrave, atyre të diellit të plazhit, dhe atyre të shiut të ngatrresave verbale-kuptimore – Olta Xhaçka.
Ministreshë e futjes së dy këmbëve në një këpucë kundërshtarit politik përmes retorikës brilante, ajo që duke ushtruar talentin mahnitës s’kursen askënd – Elisa Spiropali.
Ministër i përdhosjes pa asnjë arsye dhe pa asnjë të drejtë të ambasadorëve, trupave diplomatike, sharjes me libër shtëpie diplomatët e akredituar në Tiranë, ai që këtë turp e ka zanat – Xhahil Sahanlëpirsi.
Ministër fuqiplotë i administrimit Shkumbin e tatëpjetë – Doktori.
Ministër i gjithpushtetshëm Shkumbin e përpjetë – Ilir Meta.
Ministër i Etimologjisë Folklorike, ai që mender shkencën në fjalë e ka nxjerrë nga brima e bythës – Petro Zheji.
Ministër i bijve budallenj dhe nipërve idiotë – Ahmet Zogu.
Ministër i kafshërisë, rrugaçërisë, imoralitetit, ordinerllëkut, spiunllëkut, hajdutllëkut – Azem Hajdari.
Ministëri i Numizmatikës atdhetare patriotike – Artan Lame.
Iniciator, flamurtar, pionier, maratonomak, theror, dëshmor, i përhapjes së arsimit, kulturës, Artit, Letërsisë – Henri Çili.
Ministër i inteligjencës artificiale, urrejtësi congenital i saj – kaurri Aurel Plasari.
Ministër i Rënkimeve, Psherëtimave, Ofshamave, askush më i përshtashëm se madhështori – Piro Kuqi.
Ministër i Antikorrupsionit – Mitat Frashëri.
Ministër i Bejlerllëkut genuin – Rushan Bej Pacomiti.
Ministër i Vigjilencës proletare, nga të parët që prej kësaj vigjilence e pësoi me varje në litar – Hamit Matjani.
Ministër i Kulturës dhe Trashëgimisë Artistike – Karavidh Kacapidhi.
Ministër i operacioneve plastike, goja pridh, pridhi gojë, surrati allçi, bytha llastik – njëri nga të dy, Paris Pordha ose London Kaka.
Ministreshë e Tranzicionit, Moralit, Mallit për Gjyshen, fenomenalja filozofe poliglote që po tund dheun e po gris qiellin – Lea Ypi.
Ministër i Antikomunizmit – Uran Butka ose Çelo Hoxha, dhe pak e kanë, meritojnë më tepër.
Ministër i Pilafit me mish e raki – Pali Miska ose Rita Marko.
Ministër i Intrigave dhe torturave – kurvi ose Kadri Hazbiu.
Zëvendësministrat dhe drejtorët e qeverisë që na duhet do jenë shumica diversanta. Kusuri do jenë pisanjosa nga Uzina e traktorave, Ferma Gjergj Dimitrov, Azotiku i Fierit, Superfosfati i Laçit.

Continue Reading

OPINION

Liria e fjalës e rrezikuar nga media

Nga Lutfi Dervishi

Dita e lirisë së shtypit mbetet një ditë e mirë për të parë hijet që kërcënojnë gazetarinë jo nga jashtë, por nga brenda.

Një nga kërcënimet më të mëdha që kanoset sot është deformimi i prioriteteve gazetareske.

Në vend të përqëndrimit te raportimi objektiv dhe gazetaria hulumtuese, sot në modë është opinioni dhe sensacioni të cilat kanë kultivuar prej vitesh një publik që është edukuar të shfaqë përherë interes për to.

Kjo rokadë ka bërë që miti për gazetarinë këtu të mos jetë te reporteri/gazetari por opinionisti/analisti. (Një gazetar raporton atë që ka parë dhe verifikuar dhe atë që ka ndodhur në terren. Një analist/opinionist flet çfarë ndodh në kokën e tij që mund të jetë edhe krejt boshe.)

Propaganda e veshur si lajm është tjetër kërcënim për gazetarinë.

Është fakt se politikanët dhe qeveritarët tashmë raportojnë vetë nga vendngjarjet, shpejt dhe bukur, njëjtë si në filma.
Madje raportojnë edhe fushatat zgjedhore nga çdo cep i vendit ku përballja e tyre me qytetarët pas katër vitesh transmetohet si të ishte një skenë dashurie, malli dhe gëzimi.

Kjo sepse është koha kur politikani bëhet vetë media dhe media e ndihmon duke shpërndarë propagandë.

Një tjetër trend shqetësues është abuzimi me “objektivitetin”. Ai tha, ajo tha.

Një raportim pa asnjë verifikim mjaft që njëri thotë një budallallëk dhe gazetari në vend që të thotë se cila është e vërteta e ndjen se duhet të balancojë duke kërkuar edhe një budallallkë nga ana tjetër.

Beteja sot më shumë se për sasi është për cilësi. Por në kushtet e cunamit informativ besueshmëria e medias cënohet nga “tufa” e “ekspertëve/analistëve” që paraqiten si autoritete në fushat përkatëse.

Në të shumtën e radhës ke të bësh me njerëz që kërkojnë vëmendje përmes medias dhe që atë të cilën thonë sot e harrojnë nesër dhe atë që thonë nesër e kanë thënë pardje.

Në vend që të ofrojnë analiza të informuara dhe të bazuar në fakte, ata shpesh përhapin opinionet personale, në stilin “kështu ma merr mendja mua” .

Në vend të sqarimit mbjellin konfuzion përmes spekullimeve, thashethemeve, dhe keqinformimit. Nuk mbajnë asnjë përgjegjësi dhe mendojnë se “ky popull këtë meriton”..

Ndërsa “Qershia mbi tortë” janë gjobvëniet të paraqitura si gazetari investigative.

Rreziqet që vijnë nga pushtetet e tjera dhe sidomos ai politik ndaj medias janë evidente dhe nuk thua asgjë të re.

Por rënia e besueshmërisë së medias (15%) ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Pa vendosur autokontrollin, media nuk mund të bëhet e besueshme në misionin për të “kontrolluar” pushtetet e tjera.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING