Connect with us

Politike

Rrëzimi i Dekretit të Presidentit për disa ndryshime në ligjin “Për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”

Përshëndetje,

Siç edhe e keni ndjekur, Kuvendi i Shqipërisë përmes Komisionit të Çështjeve Ligjore ka rrëzuar sot Dekretin e Presidentit të Republikës për disa ndryshime në ligjin “Për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”.

Të shumta janë argumentet që Komisioni ka përdorur për të rrëzuar arsyetimet e shprehura në dokumentin bashkëshoqërues të dekretit. Ajo që dua të them sot për opinionin publik është se, rezultati i Komisionit është një shprehje kuptimplotë e një shumice të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, qofshin të mazhorancës apo të opozitës parlamentare, për ti hapur rrugë hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Është e papranueshme dhe duhet refuzuar menjëherë përpjekja e Ilir Metës për ta futur vendin në një spirale të rrezikshme dhe aventurë të papranueshme, për më tepër që koha e mbetur në dispozicion për zhvillimin e zgjedhjeve të 25 prillit është më pak se 180 ditë. Në këtë këndvështrim dua ta them shumë qartë se Ilir Meta në asnjë moment nuk ka pasur si qëllim të përmirësojë kuadrin ligjor zgjedhor në Republikën e Shqipërisë. Pozicioni i tij ekstremist ka qenë sabotimi dhe gjithçka tjetër për të penguar zhvillimin normal të zgjedhjeve të 25 prillit. Për Partinë Socialiste, Grupin e saj Parlamentar dhe shumicën në këtë Kuvend, Komisioni i Venecias është gjithmonë i mirëpritur të sjellë në mënyrë të “pjekur”, opinionet e saj. Ai opinion, sipas traditës së vendosur nga ana jonë, do të diskutohet me kujdesin e duhur me të gjitha forcat politike. Duke pasur parasysh kohën që na ka mbetur në dispozicion, do të mbetet për t’u adresuar çdo lloj çështje që mund të dale, pas 25 prillit.

Nuk kemi kohë për të humbur dhe për të hyrë në një aventurë. Nuk dua të ndalem në shumë argumente por, sikurse edhe e dini, implementimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet. Institucionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, kërkojnë kohën e tyre. Duke qenë se ne tashmë kemi një Kod Zgjedhor, ku qytetarët shqiptarë për herë të parë do të votojnë për subjektet zgjedhore, por edhe kandidatët, kjo është një kohë e shkurtër që institucioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me emërtesat e tij të reja të përgatisë procesin zgjedhor.

Ndërkohë që në këtë komunikim me ju do të doja të ndalesha në disa prej çështjeve të ngritura në argumentet e sjellë nga Presidenti i Republikës, ku ndër to, ai është munduar të argumentojë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat hyjnë në fuqi pas ditës së enjte, nuk na garantokan sipas presidentit një proces zgjedhor me lista të hapura, sikurse është edhe parashikimi kushtetues. Listat e kandidatëve për subjektet zgjedhore do të jenë 100% të hapura. Kjo është mëse e qartë për këdo që ka kulturën minimale juridike për të lexuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor, të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati apo kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve, duke vlerësuar ata kandidatë që gëzojnë një mbështetje të madhe mbi vetë renditjen e propozuar nga subjekti zgjedhor. Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral, ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rendisin kandidatët, rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale. Në vëmendje janë shembujt e: Austrisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë, etj.

Gjinia më pak e përfaqësuar garantohet se do të jetë jo më pak se 30% e përbërjes së Kuvendit edhe në kushtet e zbatimit të listave të hapura.

Një në tre emra të njëpasnjëshëm i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar si në listën paraprake të depozituar nga subjeki zgjedhor, ashtu edhe në listën përfundimtare të mandateve të fituara nga po i njëjti subjekt zgjedhor.

Në lidhje me ndikimin e zgjedhësve në përzgjedhjen e kandidatëve, sistemet proporcionale ndahen në ato me lista të hapura dhe me lista të mbyllura. Në sistemet me lista të hapura, sikurse ne kemi zgjedhur, votuesit votojnë për një kandidat individual sipas votës parapëlqyese. Ndër të tjera, votuesit mund të zgjedhin përmes votimit për një parti ose zgjedhjes së kandidatit të tyre. Votat për një kandidat e bëjnë atë kandidat më shumë të ngjarë të jetë në grupin e deputetëve të partisë që zgjidhet. Një votë për një kandidat llogaritet si votë për partinë e tij kur vendoset sa vende duhet të marrë secila parti.

Sisteme të ndryshme u japin votuesve peshë të ndryshme ndikimi. Vendet u caktohen partive në proporcion me votat që ato kanë marrë. Në shumë vende ku llogariten votat individuale brenda një liste, një kandidat duhet të kalojë një prag parapëlqyes të përqindjes së votave për të pasur një vend preferencial në listë sikurse: Hollanda, Bullgaria dhe Kroacia. Kjo ëshë fiks ajo që ka edhe kodi ynë zgjedhor.

Një çështje tjetër e ngritur nga Presidenti i Republikës, e cila mendoj se meriton vëmendjen dhe sqarimin publik. Sipas presidentit mungesa e një konsensusi të gjerë publik dhe pretendimet për një shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit, nuk përbëjnë fakt lënde për shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve dhe Kuvendi i Shqipërisë.

Dua të sqaroj disa gjëra shumë të rëndësishme.

Së pari, besoj se biem të gjithë dakord që pretendimet e Presidentit të Republikës janë të njëjtat pretendime të bëra publike nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat janë diskutuar gjatë edhe në mbledhjet e Këshillit Politik.

Qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike dhe Partisë së Ilir Metës, Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë qenë se amendamentet kushtetuese ndalonin koalicionet dhe se ky ndalim binte ndesh me marrëveshjen e 5 qershorit. Prandaj sipas tyre amendamentet kushtetuese nuk duhej të miratoheshin në atë kohë. Më pas, shqiptarët janë dëshmitarë, u pranua zyrtarisht se amendamentet kushtetuese nuk i ndalonin koalicionet. Mundësia e përfshirjes së opozitës jashtë parlamentare në Këshillin Politik, duke i mundësuar asaj të luante rolin e vet në këtë proces, qe një mundësi të cilën ajo, për fat të keq, nuk e përdori në të mirë të interesit publik.

Kuvendi i Shqipërisë ka kryer me korrektësi maksimale detyrën e vet dhe ka miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor që adresojnë amendamentet e miratuara në 30 korrik në ligjin themelor të vendit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në këtë konkluzion përsa është paraqitur nga ana e Presidentit të Republikës dhe sa është munduar të shpjegojë arsyet e fshehura Ilir Meta, nuk u gjetën edhe nga Komisioni i Çështjeve Ligjore asnjë argument apo bazë kushtetuese për të miratuar arsyetimet e sjella në dekret.

Në këtë moment dua ta them troç se çështja e ndryshimeve të 5 qershorit është realizuar 100%. Po ashtu çështjet e lidhura me hapjen e listave edhe ato janë realizuar 100% në frymën e ndryshimeve kushtetuese.  Asnjëra nuk është e ndërlidhur me tjetrën. Ajo që i lidh të dyja është fakti që në 25 prill qytetarët shqiptarë do kenë një kod zgjedhor, sipas parimeve më të mira demokratike.

Duke qenë se legjislacioni është miratuar në kohën e duhur tani u takon të gjitha institucioneve, të cilat ngarkohen me ligj për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, po ashtu edhe partive politike që të heqin dorë nga modelet dhe eksperiencat e dështuara të një viti më parë apo edhe tre viteve më parë për të bllokuar apo mosparaqitur në kohë për regjistrimin e proceseve zgjedhore. Unë jam shumë i bindur që në 25 prill të gjitha partitë politike, të cilat plotësojnë kriteret sipas propozimit të kandidatëve, do të regjistrohen në kohën e duhur për të marrë pjesë në zgjedhje.

Në këtë këndvështrim gjej rastin t’u them se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë miratuar, si rrallë herë, me një shumicë kushtetuese. Edhe pse Rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetuta mbi të gjitha sheh të nevojshme miratimin e ndryshimeve kushtetuese me 3/5, ato janë miratuar përtej 2/3 e Kuvendit. Kjo tregon se edhe opozita parlamentare ka mbështetur në shumicë këto ndryshime.

Bazuar mbi të gjitha këto, ditën e enjte, Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të votojë raportin përfundimtar të Komisionit për Çështjet Ligjore, që rrëzon Dekretin e Presidentit të Republikës. Prej këtij momenti, pas publikimit në Fletoren Zyrtare, Kodi Zgjedhor është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga të gjitha palët.

Pyetje: Z. Balla, Komisioneri për Zgjerim ka kërkuar që të pritet opinioni i Komisionit të Venecias në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Përse nuk po e prisni opinionin e Komisionit të Venecias?

Përgjigje: Sepse edhe nga eksperiencat e vitit të fundit, procesi që përfshin konsultimin dhe opinionet e Komisionit të Venecias, shkojnë përtej kohës së nevojshme që Shqipëria ka nga sot deri në 25 prill.

Për ne, sikurse edhe Kryeministri Rama e ka shprehur gjithmonë, opinionet e Komisionit të Venecias janë të vyera dhe të mirëpritura. Nuk duhet të harrojmë që Shqipëria me Dekret të Presidentit të Republikës ka datën e zgjedhjeve.

Vetë Komisioni i Venecias ka përcaktuar “të zezë mbi të bardhë” që, i takon parlamenteve të vendeve anëtare, të përcaktojnë rregullat e proceseve zgjedhore dhe kush ka dëshirë të hulumtojë mbi jurisprudencën këshillimore të “Venecias” për këtë çështje, është i lutur t’i drejtohet websajtit të “Venecias”, ku do të gjejë një sërë opinionesh ndër vite që kanë konsoliduar këtë gjetje finale të “Venecias”.

Në kushtet që në Kuvendin e Shqipërisë nga dita e parë deri në atë të fundit, nga neni i parë në nenin e fundit, janë respektuar tërësisht Kushtetuta si ligji themelor. Rregullorja e Kuvendit dhe të gjitha aktet e tjera rregullatore në funksion të një procesi ligjvënës korrekt janë fryma e cila garanton që kemi të bëjmë me një legjislacion demokratik dhe që garanton zgjedhje të lira dhe demokratike.

Dua ta them edhe një herë për këdo që dëshiron ta dëgjojë se, ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë sot dakordësinë më të madhe të kërkuar nga Kushtetuta. Janë miratuar përtej shumicës që kërkon Kushtetuta, ku edhe shumica e opozitës parlamentare ka votuar në favor të këtyre ndryshimeve.

Kur bie fjala për praktikat e mira që “Venecia” u kërkon vendeve anëtare, fakti që Shqipëria ka ndjekur një proces që ka startuar me ligjin themelor në Kushtetutë, ne kemi garantuar plotësimin e një prej pikave të praktikave më të mira sikurse është: ndryshimet duhet të bëhen jo një vit para zgjedhjeve, vetëm në rast se bëhen në Kushtetutë. Ne këtë kemi bërë.

Ndryshimet në Kushtetutë kanë hyrë në fuqi, ndoshta Presidenti i Republikës nuk e ka marrë vesh, që prej datës 20 gusht, kur është plotësuar edhe afati nga dita e miratimit të tyre në Kuvend dhe botimit në Fletoren Zyrtare.

Faleminderit të gjithëve! Punë të mbarë institucioneve përkatëse në përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit në zbatim të ligjeve që miraton Kuvendi i Shqipërisë!

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Vizitorët nga Britania hapin sezonin e kroçierave në Durrës, Rama ndan pamjet: Shqipëria po vizitohet në të gjitha format

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme në rrjetet sociale disa pamje ku shfaqen turistë nga Britania që kanë zbarkuar në Shqipëri me kroçierë.

Sipas kreut të qeverisë ky është një ogur i mirë dhe tregon se vendi po vizitohet në të gjitha format.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Këtë të diel mirëpritëm vizitorët e parë të cilët zyrtarizojnë edhe nisjen e këtij sezoni turistik me kroçiera, ku 50 turistë britanikë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm me kroçierën “Monet” për të vizituar Durrësin dhe sitet turistike të Tiranës, Krujës e zonave përreth, si ogur i mirë për këtë vit turistik ku Shqipëria po vizitohet nga të gjitha anët e në të gjitha format

Rreth 20 mijë turistë britanikë kemi mirëpritur në tre muajt e parë të këtij viti, duke u bërë një prej tregjeve me rritjen më të shpejtë të flukseve turistike për Shqipërinë”, u shpreh  Rama.

Continue Reading

Politike

5 Maji, Rama homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”, ja kush e shoqëron

Sot më 5 Maj përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Kryeministri i vendit, Edi Rama bashkë me figura të tjera të politikës në vend kanë qenë të pranishëm në kryerjen e homazheve te “Varrezat e Dëshmorëve”, mes tyre kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Po ashtu në ceremoni merrte pjesë dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Te monumenti “Nënë Shqipëri” u vendosën buqeta me lule.

Kujtojmë se kjo ditë përkujtimore zanafillën e ka te vrasja e Qemal Stafës në 5 Maj të 1942, e në nderim të kontributit të tij të madh në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare u caktua Dita e Dëshmorëve. Në këtë datë kujtohen dhe nderohen të gjithë trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë.

Continue Reading

Politike

Meta homazhe të Varrezat e Dëshmorëve: PL duhet t’i dalë për zot vendit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti sot homazhe te Varrezat e Dëshmoreve, ku në shenjë nderimi për të rëndët në luftë, vendosi kurora me lule.

Ai pas homazheve u ndal në një prononcim për mediat, ndërsa nënvizoi faktin se sa me rëndësi është atdheu.

“Për lirinë duhet të sakrifikosh, madje duhet të punosh që ta ruash atë. Ishte kënaqësi që të vendosja kurorë me lule bashkë me Silva Cakën. Apo dhe Petrit Vasilin. Jemi këtu sepse besojmë te shenjtëria e gjakut të dëshmorëve. Besoj shumë te atdheu, dhe ai na duhet të jetojmë të lirë. Themeluesit e kësaj force politike 20 vite më parë, krijuan një forcë të re politike. Kjo forcë politike duhet t’i dalë zot vendit dhe mbi të gjitha atdheut. Ndaj kemi në fokus 5 prioritete kryesore për 4 milionë shqiptarë.”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

Presidenti Begaj i uron Pashkët besimtarëve ortodoksë:

 Bashkë me urimin për Pashkë të bekuara e të gëzuara kreu i shtetit përcolli mesazhin e bashkimit dhe mbështetjes së njëri-tjetrit në nevojë, duke shpërndarë besim dhe optimizëm në shoqërinë shqiptare.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës për Pashkët:

“Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës për të gjithë besimtarët ortofoksë shqiptarë!

Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo te gjithe besimtaret ortodoksë.
Pashkët na ftojnë të kemi besim e të jemi shpresëplotë për jetën.
Të mbështesim vëllazërinë, miqësinë e shoqërinë në të mirë e në të keq.
Pashkët simbolizojnë dritën e jetës, ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen.
Qirinjtë që besimtarët ortodoksë marrin nga flaka e kandilit në kishë dhe e çojnë në shtëpitë e tyre sonte kanë marre me vete shpresën, besimin dhe optimizmin për një jetesë të paqtë, të gëzuar e plot shëndet.
Ringjallja e këtyre tre elementeve është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë.
Pashkë të bekuara e të gëzuara për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë kudo po i festojnë!

Continue Reading

Politike

Sot Pashkët ortodokse, ja urimi i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për besimtarët ortodoksë, të cilët festojnë Pashkët. Përmes një mesazhi, kreu i qeverisë ka publikuar një foto nga ceremonia e festimit të Pashkëve.

“MIRËMËNGJES
Gëzuar Pashkët Ortodokse ”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Pashkët festohen në mbarë botën nga besimtarët ortodoksë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING