Connect with us

Aktualitet

Rritja e çmimeve/ BSH: Qeveria tjetër paketë suporti

Qeveria duhet të mbështesë  me një tjetër paketë familjet me të ardhura të pakta për të kompensuar rritjen drastike të  çmimeve. Ky është rekomandimi i Bankës së Shqipërisë  në një kohë që në vend po regjistrohen çmime rekord të produkteve ushqimore.

Banka Qendrore thekson se rritja e inflacionit është një shqetësim serioz dhe në  pjesën e mbetur të vitit parashikohet që  të forcohet edhe më shumë.aktualisht  në vend nuk po zbatohet asnjë subvencion për pensionistët dhe familjet në nevojë pasi paketa e miratuar  nga qeveria ku pensionistët përfitonin 3 mijë lekë  ka përfunduar në muajin qershor.

“Rritja e inflacionit është padyshim një shqetësim serioz për familjet shqiptare, dhe sidomos për ato me të ardhura të pakta.Një paketë e dytë suporti do të ishte – natyrisht – e dëshirueshme për familjet shqiptare. Megjithatë, mundësia e aplikimit dhe formati i saj duhen akomoduar brenda kufizimeve të buxhetit, jo thjesht të vitit aktual por edhe atij të vitit të ardhshëm, për të mos dëmtuar qëndrueshmërinë afatgjatë të financave publike. Sa më sipër, i takon qeverisë shqiptare të bëjë analizat dhe të ndërmarrë masat e duhura, në interes të shpërndarjes sa më të drejtë të kostove të kësaj goditjeje dhe të rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit.”

Shtrenjtimi  i  çmimeve  në vlerësimet e Bankës së Shqipërisë parashikohet të ndikojë edhe në ecurinë ekonomike në vend.

“Për nga vetë origjina e goditjes, nivelet e larta të inflacionit kanë një ndikim negativ mbi ritmin e rritjes ekonomike. Sikundër e kemi theksuar, rritja e shpejtë e inflacionit gjatë vitit 2022 ka ardhur si pasojë e rritjes drastike të çmimeve të ushqimeve, të produkteve energjitike dhe të lëndëve të para në tregjet botërore gjatë këtij viti. Shqipëria, si një importues neto i një pjese të madhe të këtyre produkteve, do të detyrohet të paguajë një faturë më të lartë importi, sidomos për ato produkte të cilët nuk kanë zëvendësues në ekonominë tonë. Kjo nënkupton edhe një nivel relativisht më të ulët shpenzimesh për mallrat dhe shërbimet e prodhuara në vend, gjithnjë në raport me situatën e mungesës së goditjes.”

  Në vlerësimet aktuale Banka e Shqipërisë  parashikon se rritja ekonomike për vitin aktual pritet të jetë rreth intervalit 3.5 – 4%. Më tej, për dy vitet e ardhshme, ekonomia shqiptare pritet të shënojë një rritje rreth nivelit 3%.

Aktualitet

Rrëmbehet nga banda kriminale? Zhduket pa gjurmë 40 vjeçari, mister fati i tij

Një 40 vjeçar me iniciale F.D është shpallur i zhdukur në qytetin e Vlorës.

Kanë qënë familjarët ata që kanë bërë denoncimin në polici se kanë humbur kontaktet me të. Ata kanë thënë se para tre ditësh 40 vjeçari ka dalë nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Nuk ka ende asnjë gjurmë nga 40 vjeçari, ndërsa policia ka nisur punën për gjetjen e tij.

Më datë 28.04.2024, në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka kallëzuar shtetasja N. J., se prej datës 26.04.2024, është larguar nga banesa nipi i saj, shtetasi F. D., 40 vjeç, me të cilin ka humbur kontaktet. Punohet për gjetjen e tij.”, njofton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Tritol në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon ashpër BE: Ne dënojmë ashpër sulmin

Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë sëfundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Continue Reading

Aktualitet

Skandali tek Magjistratura/ “Fitues” dashnoret e oligarkëve dhe fëmijë gjyqtarësh të shkarkuar

131 kandidatë u futën në date 25 prill për fazën e dytë në provimin e magjistratit të ardhshëm, në sallën e lojrave me dorë “Feti Borova”, pasi u shpallën fitues dhe kaluan fazën e parë. 52 më tepër nga 79 numri fillestar, u përzgjodhën pas korrigjimeve që iu bë testeve me “scan tron”. Kur vetë pajisja scantron u “korrigjua” duke u zëvendësuar me një tjetër.

Arben Rakipi, në një prononcim për median, ngriti një alarm të çuditshëm kur foli “për nivelin e ulët të kandidatëve për në magjistraturë”.

Rakipi pranoi për një gabim teknik në pajisjen e scantron, e cila nuk kishte lexuar 4 pikë nga çelësi me 100 pikë, por nuk tha se si e bëri komisioni një rivlerësim tjetër me një tjetër pajisje scantron, ku e gjeti aq shpejt aparaturën elektronike…apo nëse ishte rezervë pajisja e re.

Rakipi pohoi se korrigjimet u bënë edhe manualisht në prani të kandidatëve dhe se procedura ishte filmuar. Por si u bë korrigjimi në prani të 250 kandidatëve që munguan pasi kishin ikur të dëshpëruar në shtëpitë e tyre?!

Skandali nuk mbaron me kaq. Dhjetra kandidatët humbës sipas aparatit scan tron kanë dërguar ankesa me shkrim, me e-mail, me telefonata në sekretarinë e shkolës, ndërsa 27 bënë peticion ku kërkuan përsëritjen për të gjithë të fazës së parë të testit.

Rakipi nuk mund të kthehej pas, ndaj shtoi te lista me 79 fitues fillestarë edhe 42 emra të tjerë, më pas numri 131 u plotësua edhe me 10 të tjerë. Në listën e “fituesve” që plotësuan 131 kandidatët që u futën në provimin e fazës së dytë, “humbësit” tregojnë për kalimin mbi 60 pikë të emrave të dyshimtë.

E bija e një gjyqtari të shkarkuar pak kohë më parë në vetting, e bija e një avokati të njohur si mik i drejtorit të Shkollës, një punonjëse simpatike e Ministrisë së Drejtësisë, një pedagoge e Universitetit “Pavarësia” të Vlorës me lidhje të forta politike pushteti, një inspektor tatimesh me babain ish vartës të vetë drejtorit të shkollës, një partnere “sexy” e një biznesmeni të fuqishëm e kështu me radhë komentohet lista e shtesave fituese të shpallura pas mesnate, për të plotësuar premtimin e madh por dhe për të fshehur dështimin e turpshëm të rekrutimit të magjistratëve të ardhshëm.

Piruetat dyshe të Arben Rakipit në këtë sezon rekrutimi të magjistratëve të ardhshëm morën vëmendjen e gjithë trupit diplomatik që alarmuan selitë e tyre. Sistemi i Drejtësisë po minohej nga marifetet me “scan tron”. Nga vetë drejtori i shkollës, që përflitej jo pak vitet e fundit për se si fitonin vendet e sistemit të ri të drejtësisë, magjistratët e ardhshëm.

Të huajt raportuan gjithshka. Për dy ditë dolën dy lista me dy palë kandidatë “fitues”. Në dy ditë u përdoren dy aparate “scantron”. Për dy ditë u shty dy herë ora dhe dita e zhvillimit të fazës së dytë të provimit. Në dy ditë u bënë dy mbledhje të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

U kap shifra 131 nga 442 pjesëmarrës kandidatë. Statistika 442 me 79 do ishte e turpshme dhe me shumë gjasa dështuese. Numri i kandidatëve do ishte pothuajse sa numri i vende të hapura për 20 gjyqtarë, 25 prokurorë dhe 15 ndihmësa ligjorë.

Çduhej bërë?

Arben Rakipi, pohoi në intervistën e tij, i shqetësuar se “niveli i fazës së parë ishte te mesatarja dhe kalimi duhej të kapërcente nivelin mesatar…uroj që të prodhohet cilësi dhe të përmbushen kuotat e caktuara nga KLGJ dhe KLP”.

Po kujt ia kërkon cilësinë e kandidatëve për magjistratë Rakipi? A nuk janë të njëjtët pedagogë (ose kolegë të tyre) të Shkollës së Magjistraturës ata që kanë prodhuar studentët konkurrentë, prurje të Fakultetit të Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës apo “Kristaleve” private?

Apo edhe pedagogët kanë dalë nga aparati scan tron?

Vitin paraardhës kuotat e përcaktuara për kandidatë gjyqtarë e prokurorë ishin 80, por konkurrentë fituan vetëm 60 me shumë sforcim.

Zëra që s’duan të identifikohen brenda Shkollës së Magjistraturës, pohuan se edhe ato kuota që u plotësuan, duhej të bëheshin që të mbulohej skandali. Vetëm gjysma e tyre e meritonte të kalonte.

Këtë sezon, u liberalizua mesatarja për të hyrë në provim, por u zvogëlua numri i vendeve pranuese nga 80 (nga të cilët 40 profili gjyqtarë dhe 40 profili prokurorë) në 45, për shkak të frikës nga skandali i dështimit.
Por skandali bashkë me dështimin bënë duet, ashtu si dy aparatet scan tron, që në fazën e parë të provimit të zhvilluar në datën 23.

Vëmendja ndërkombëtare po përqëndrohet tek faza e dytë e provimit, që si asnjëherë tjetër u nda në dy faza, me dy data larg njëra-tjetrës, 25 dhe 29 Prill.

Çfarë do ndodhë nëse kuotat nuk plotësohen as nga 30 kandidatë që fituan direkt apo me shtesat scan tron? Si do të plotësohen vendet e boshatisura nga vettingu?

Mos ndoshta do ishte më mirë të kishim ende gjingjonët dhe gonzhukrët në sallat e gjykatave, se sa “modelet” që u kualifikuan me shtesat që nxorri aparati scan tron?!/ Prapaskena

Continue Reading

Aktualitet

Tritol në banesë/ KLGJ merr vendimin, merr 6 muaj në mbrojtje gjyqtarin Tonin Stërkaj

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vendimin në lidhje me gjyqtarin e Shkodrës Tonin Stërkaj, të cilit iu vu tritol në banesë ditën e djeshme.

Gazetarja Klodiana Lala raporton  se KLGJ mori në mbrojtje gjyqtarin Stërkaj për gjashtë muaj.

Ndërkohë Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit kanë vendosur të marrin në ruajtje banesën e gjyqtarit.

Continue Reading

Aktualitet

Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e reportazhit për Shqipërinë në RAI 3

Drejtori i Report në RAI 3, Sigfrido Ranucci ka reaguar pas komenteve të shumta se përse nuk u shfaq mbrëmë dokumentari për Shqipërinë.

Vetë Ranucci dhe drejtuesit e RAI-t kishin lajmëruar se do të shfaqej pjesa tjetër e dokumentarit për Shqipërinë.

Por të dielën kjo gjë nuk ndodhi, duke nxitur spekulime të shumta online.

Ranucci iu përgjigj një komenti për këtë çështje, duke thënë se dokumentari do të transmetohet.

“Do ta transmetojmë. Po presim që të arrijmë një akord për intervistën e Ramës,” shkruan ai.

 

"Po presim Ramën"- Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e

Continue Reading
Advertisement

TRENDING