Connect with us

Aktualitet

Rritje alarmante e infektimeve të reja me COVID, 6 persona humbin jetën

Vendi ka shënuar sot një shifër rekord rastesh të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ku janë zbuluar 694 të sëmurë. Fatkeqësisht, gjashtë persona kanë humbur jetën.

Mes viktimave janë edhe 28-vjeçarja Emanualea Dalipi, e cila humbi jetën bashkë me foshnjën që kishte në bark, si dhe mjeku 66 vjeçar, Ilirjan Draçi.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 351 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 13,804 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i infeksioneve me koronavirus në vend, që nga fillimi i epidemisë, ka shkuar në 29,126, ndërsa raste aktive janë 14685. Fatkeqësisht, deri më tani kanë humbur jetën 637 persona.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur ditën e sotme të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet, lonferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,560 testime, prej të cilave 423 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 694 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

334 raste në Tiranë, 41 në Berat, 39 në Fier, 36 në Lushnje, 32 në Vlorë, nga 28 raste në Durrës, Gramsh, 19 në Kavajë, 17 në Sarandë, 14 në Mallakastër, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mirditë, Gjirokastër, nga 10 raste në Lezhë, Pogradec, nga 7 raste në Kukës, Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Has, Pukë, nga 1 rast në Elbasan, Tropojë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Peqin.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 351 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 13,804 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: mjeku 66 vjeçar Ilirjan Draçi, një 28 vjeçare, një 61 vjeçare, një 76 vjeçare, dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

 

COVID-19 – Statistika (17 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 694

Të shëruar ne 24 orë 351

Të shtruar në spitale 412

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 2,560

 

Testime totale 160,451

Raste pozitive 29,126

Raste të shëruara 13,804

Raste Aktive 14,685

Humbje jete 637

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 7158

Durrës 1182

Fier 1169

Korçë 844

Shkodër 812

Elbasan 762

Vlorë 686

Lezhë 635

Berat 501

Gjirokastër 439

Kukës 356

Dibër 141

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *