Connect with us

Aktualitet

Ruettershoff: Korrupsioni po largon të rinjtë nga Shqipëria

Tobias Ruettershoff, drejtues i zyrës së fondacionit gjerman”Konrad Adenauer” në Tiranë mendon se shkaku kryesor i largimit të rinisë dhe profesionistëve të kualifikuar nga Shqipëria është korrupsioni.

DW: Cili është mendimi juaj për situatën aktuale politike në Shqipëri?

Tobias Ruettershoff : Përshëndesim hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky është një hap historik në rrugën drejt integrimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe një sinjal i rëndësishëm në kohët e trazuara politike globale. Shqipëria ka qenë gjithmonë shumë pro-evropiane, por për shkak të bllokimit dhe vonesës së gjatë në hapjen e negociatave, kohët e fundit kemi përjetuar, në vend, një lloj “lodhjeje” dhe zhgënjimi nga BE. Kështu, negociatat tani duhet të fillojnë shpejt për të nxitur një dinamikë të re pozitive. Për më tepër, shpresojmë që hapja e negociatave të mbajë një presion konstruktiv ndaj institucioneve dhe autoriteteve shqiptare për të vazhduar me reformat dhe konvergjencën drejt standardeve të BE. Brenda vendit, kjo do të thotë gjithashtu që çështje të tilla si skandali i inceneratorëve, i zbuluar nga opozita, duhet të çojnë në veprime më konkrete, duke përfshirë hetime të mëtejshme dhe fundin e mosndëshkimit për ata që janë të përfshirë në krime dhe korrupsion.

DW: Çfarë mendoni për reformat që Shqipëria duhet të ndërmarrë dhe të thellojë për të ecur drejt standardeve evropiane tani që negociatat e anëtarësimit janë hapur?

Tobias Ruettershoff: Është e rëndësishme që reformat të vazhdojnë për ta afruar Shqipërinë me standardet evropiane dhe për të garantuar suksesin e integrimit në BE. Që kur Shqipëria u bë kandidate për anëtarësim në BE në vitin 2014, ne kemi parë fillimin e reformave të ndryshme, më të rëndësishmen atë në drejtësi, në vitin 2016. Ky ka qenë një proces shumë i dhimbshëm, por e rëndësishme është që kjo reformë të mos ndalet në mes të rrugës, por të zbatohet plotësisht. Është mirë të shihet që Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, (BKI) janë tashmë me staf të plotë dhe funksional, gjë që së shpejti duhet të çojë në veprime më konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Janë rrugës edhe reforma të tjera, për shembull reforma zgjedhore dhe territoriale. Shpresoj që në fund, si opozita ashtu edhe mazhoranca në parlament, të bien dakord për propozime që i sjellin dobi popullit shqiptar dhe e afrojnë Shqipërinë me BE. Së bashku me partnerët tanë vendorë ne monitorojmë hartimin dhe zbatimin e të dyja reformave. Në përgjithësi, çdo legjislacion që kalon në parlament duhet të konsiderohet gjithmonë në dritën e standardeve evropiane dhe në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare. Kështu, për shembull, ne ndajmë vlerësimin e delegacionit të BE-së dhe vëzhguesve të tjerë ndërkombëtarë se Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të rishqyrtojnë miratimin e projektligjit për Amnistinë Fiskale për shkak të çështjeve të tij të qenësishme.

DW: Ju sapo përmendët rëndësinë e veprimeve konkrete kundër korrupsionit. Ndërkohë, korrupsioni në institucionet shtetërore dhe mosndëshkimi mbeten pengesa për zhvillimin e Shqipërisë. Strategjia e re e Zgjerimit të BE-së parashikon kthimin ose ndërprerjen e bisedimeve të anëtarësimit në rast stanjacioni ose mungese të progresit. Cilat mendoni se janë veprime të rëndësishme që duhet të ndërmerren për të shmangur një rrezik të tillë të mundshëm për Shqipërinë?

Tobias Ruettershoff: Pasi është hedhur hapi i parë me Konferencën e Parë Ndërqeveritare në Bruksel, tani është koha për t’iu rikthyer punës. Ajo që duket se ka qenë paksa jashtë fokusit kohët e fundit është që Këshilli i BE dhe Bundestagu gjerman kanë vendosur kushte të mëtejshme përpara se të vazhdojmë me hapjen e paketave të para të negociatave.

Kuadri i negociatave duhet të reflektojë që Shqipëria ka adresuar me sukses prioritetet si fillimi i procedurave penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut, fillimi i procedimeve ndaj të akuzuarve për blerje votash, progresi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet dhe kërkesa të mëtejshme. Për më tepër, ne ndajmë shqetësimin e grupit parlamentar të CDU/CSU në parlamentin gjerman se ende nuk janë përmbushur disa kritere si pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e shtypit. Qeveria shqiptare tani duhet t’i zbatojë këto reforma me më shumë vendosmëri. BE-ja dhe partnerët lokalë duhet të kërkojnë përmbushjen e tyre gjatë bisedimeve.

DW: Çfarë masash duhen marrë për të frenuar emigrimin masiv te rinisë, boshatisjen e vendit?

Tobias Ruettershoff: Emigrimi i rinisë dhe i profesionistëve është me të vërtetë një problem që e kemi parë në rritje gjatë viteve të fundit dhe tani po bëhet një problem shumë i rëndë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me arritjen e standardeve evropiane, por me funksionimin e shtetit dhe të shoqërisë. Për shembull, nëse shikoni numrin e mjekëve dhe infermierëve që largohen nga vendi, u shtoni atyre ata që dalin në pension dhe i vendosni përballë numrit të të diplomuarve në mjekësi, që largohen nga shkollat dhe universitetet, mund të kuptoni lehtësisht që kjo nuk është e qëndrueshme. Prandaj, qeveria duhet të ndërmarrë veprime për ta bërë jetën dhe punën në Shqipëri më tërheqëse. Besoj se kjo mund të arrihet me disa masa shumë konkrete si paga më të larta dhe kushte më të mira pune. Por përtej kësaj duhet të ecim përpara në rrugën e zbatimit të standardeve evropiane dhe në luftën kundër korrupsionit, sepse kjo është ajo që largon shumë njerëz nga vendi.

DW: A ka zyra e fondacionit ”Konrad Adenauer” në Tiranë projekte për të mbështetur rininë që ajo ta shohë të ardhmen në Shqipëri?

Tobias Ruettershoff: Që nga fillimi i punës në Shqipëri të fondacionit gjerman “Konrad Adenauer,” një dekadë më parë, puna me rininë shqiptare dhe mbështetja e saj kanë qenë shtylla thelbësore të angazhimit të fondacionit. Ne punojmë me organizatat rinore, më e rëndësishmja me krahun rinor të Partisë Demokratike, por edhe lëvizjet rinore jopartiake si Kongresi Rinor Kombëtar për t’u mundësuar të rejave dhe rinjve të kenë një zë më të fortë në debatin politik. Për më tepër, ne organizojmë disa seminare çdo vit për studentë dhe të diplomuar, si Shkolla Verore Evropiane ose Shkolla Verore për Gazetarët e Rinj. Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, ne kemi një program bursash Master, për studentët në universitetet shqiptare, për të cilin së shpejti do të publikojmë sërish Thirrjen tonë për Aplikime për vitin e ardhshëm akademik./DW/

Aktualitet

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka lëshuar urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Erlis Duka. Report Tv mësoi se janë ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në operacionin e SPAK që është shtrirë në disa qytete të vendit.

‘Klani’ Duka njihen edhe si armiqtë e betuar të Ervis Martianj, bosi i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur që prej gushtit 2022, fati i të cilit ende nuk dihet.

Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptarë. Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut të drogës

Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Leonard Duka quhej nga miqtë e tij si “Princi Damian”, një pseudonim e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën e shtrenjtë.

Si nisi armiqësia mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj?

Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosëve më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer ‘në gjahun’ më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë ‘gjah’ është përmendur edhe ‘Klani Duka’.

Kreu i klanit “Duka”, Leonardi dhe Martinaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht dhe u përfshinë në një konflikt pikërisht prej këtij aktiviteti disa milionësh. Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathtë, Santiago Malkon.

Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë. Në vitin 2019 ka pasur një plan konkret për eliminimin e Ervis Martinajt. Klani Duka mundi që të rekrutojë një shtetase me inicialet N.SH e cila në atë kohë punonte në një agjenci turistike dhe kishte informacion të detajuar për lëvizje dhe fluturimet e Martinajt nga Shqipëria në drejtim të vendeve të ndryshme të BE. Këto informacione bashkë me të fejuarin e saj i vuri në dispozicion të klanit Duka kundrejt një shume prej 30 mijë euro. Leonard Duka, nuk arriti dot ta eliminonte fizikisht Ervis Martinajt dhe sipas SPAK ekzekutoi krahun e tij të djathtë Santiago Malko.

Në vazhdën e kësaj ‘gjuetie’ ndaj milionerit, Vis Martinaj, i cili që nga mbyllja e basteve sportive ka bërë një jetë të tërhequr (por të blinduar me një “ushtri” të rinjsh që e ruan) në zonat rurale të largëta në aksin Laç-Lugina e Patokut, kundërshtarët e tij kanë mundur që të eliminojnë deri më tani disa nga njerëzit më të afërt të tij ndërkohë që vetë Martinaj është zhdukur.

Ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj (dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës; teksa në Milot disa ditë më vonë u vra Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi… janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar. Eliminimi i Santiago Malkos mendohet se ka ardhur pas konflikteve të klanit “Duka” me të zhdukurin Ervis Martinaj për territorin e lojërave të fatit, konflikt i nisur pas një miqësie të fortë, për të cilin në burg është vetëm polici Jeton Lami për të cilin hetimet janë mbyllur.

Leonard Duka u arrestua më 14 shkurt 2023 në një provincë të Brukselit në Belgjikë.

Continue Reading

Aktualitet

SPAK urdhërarrest për ish-deputetin Arben Ndoka

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. Ndaj tij është caktuar masë sigurie arrest me burg, në mungesë.

Arben Ndoka ka qenë i arrestuar edhe më herët. Në vitin 2018, ai u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, kur u lëshuan 34 urdhërarreste.

Në atë kohë, ai u akuzua për abuzim me pronat në bregdetin e Lezhës. Megjithatë, në 2021, Gjykata e Lezhës vendosi ta pushtonte çështjen ndaj ish-deputetit.

Sa i përket masës aktuale të arrestit, ajo që dihet deri më tani është se emri i ish-deputetit është në mesin e rreth 43 urdhërarresteve që janë lëshuar dhe po ekzekutohen këtë të premte kundër krimit të organizuar.

Operacionet po zhvillohen në disa qytete të vendit si Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, Durrës, Shijak dhe Tiranë.

Në mesin e personave të cilët janë shpallur në kërkim në fakt janë disa prej emrave më të njohur të botës së krimit, si Durim dhe Valter Bami, Leonard dhe Erlis Duka, vëllezërit Avdylaj, Fatmir Hyseni, Plaurent Dervishaj e Endrit Dokle.

Dyshohet se Prokuroria e Posaçme ka mundur të zbardhë disa vrasje në zonën e Durrësit, Fushë Krujës dhe Lezhës, por edhe në Tiranë.

Mbetet për t’u parë se cilat janë këto ngjarje, ndërsa duhet theksuar se ky në fakt është një ndër operacionet më të mëdha të viteve të fundit, kundër krimit të organizuar në vend.

Continue Reading

Aktualitet

Engjëll Agaçi sërish në SPAK

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi është paraqitur në SPAK.

Agaçi është paraqitur dhe më parë në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorëve.

Më herët Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e inceneratorëve.

Continue Reading

Aktualitet

Vangjel Dule: Shqiptarët në Greqi i ndryshuan emrat nga qejfi! Nuk i linte komunizmi të kishin emra kristianë

Vangjel Dule ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili në Athinë tha se shteti grek i detyroi shqiptarët që të ndryshonin emrat për t’i pranuar në shkolla apo institucione.

Dule tha në një intervistë me gazetarin Çim Peka se, sipas tij, shqiptarët i ndryshuan emrat me dëshirë në Greqi duke u pagëzuar. Kjo sipas kreut të PBDNJ-së, u bë pasi në komunizëm shqiptarëve u ndalohej të kishin emra kristianë.

“E bën këtë takim si një demonstrim force, por edhe si një joshje. Askush nuk do të kishte skepticizmin më të vogël për një kryeministër që takon emigrantët. Por i gjithë ky takim ishte shumë larg.

Zoti Rama ka shkuar disa herë në Greqi, hapja e ekspozitës, dreka me Miçotaqisin, a i shkoi ndër mend për emigrantët? Jo, kur kishte relata të mira me qeverinë greke jo nuk interesohej.

Ju kthye në një bumerang. Emigracioni në Greqi është i organizuar, i gjejmë në universitete, në partitë politike.

Zoti Rama kur përmend ndryshimin e emrave, duhet të na thotë pse ka ndryshuar emrin e vet. Ka pasur ndryshme emrash përse?

Pas vitit 1960 në Shqipëri kishte një listë emrash që mund të zgjidhnin, në këtë listë nuk kishte emra me konotacion fetar.

Të gjithë këta emra që nuk kishin mundësinë të zgjidhnin, kur vajtën në Greqi u rikthyen përmes pagëzimit në emra kristianë”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Protestuesi i ‘paparë’: Do bëhem personazh VIP dhe sipërmarrës kur të vijë PD në pushtet

Në të fundit protestë të llojit Berisha-Meta te Bashkia, kundër Veliajt, në ra sy, kapur dhe nga fotoreporterët, një djali ri me një zell të paparë anti-qeveri, duke gjuajtur me vezë kah godina nga ku qeveriset kryeqyteti.

Në pamje nuk ta jep përshtypjen e një të marri, përkundrazi.

Por dëgjojeni vetë, këtë protestues simbol të njerëzve që ndjekin nga pas Berishën.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING