Connect with us

Aktualitet

Safe Journalists – Presione te vazhdueshme ndaj medias në Shqipëri

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt të Ballkanit Perëndimor shpreh shqetësim për presionet e vazhdueshme ndaj medias në Shqipëri 

Javët e fundit në Shqipëri ka pasur disa raste që kërcënojnë pavarësinë e punës së gazetarëve në Shqipëri përmes rritjes së numrit të proceseve gjyqësore kundër tyre, veçanërisht ndaj gazetarëve hulumtues. SLAPP (Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike) po bëhen të shpeshta në peisazhin e mediave shqiptare si një mekanizëm për të censuruar, frikësuar ose heshtur media të pavarura, gazetarë hulumtues dhe kritikë duke i ngarkuar ata me koston e mbrojtjes ligjore derisa të braktisin kritikën e tyre apo çështjen që raportojnë. Ka pasur tre raste të SLAPP në Shqipëri vetëm në javët e fundit, duke kontribuar në përkeqësimin e lirisë së medias.

 

 

Rastet SLAPP në Dhjetor 2020 kanë të bëjnë me partneritetin publik-privat të Qeverisë së Shqipërisë në lidhje me inceneratorët në Elbasan. Në javën e parë të dhjetorit, BIRN Albania u padit  për artikujt investigues lidhur me inceneratorët. Rasti i dytë SLAPP është kundër Artan Rama, gazetar investigativ, që botoi në 6 nëntor artikullin investigative “Prapaskenat e një kontrate të dytë për Inceneratorin e Elbasanit.” Më parë, Shefi i Kabinetit të Ministrisë së Mbrojtjes paditi gazetarin Juli Ristanin, e cila publikoi një artikull investigativ  rreth marrjes së bursave për studime mjekësore ushtarake në Greqi, të ofruara nga NATO.

 

BIRN Albania i qëndron raportit dhe tha se ata janë të gatshëm ta luftojnë çështjen në gjykatë. Procesi gjyqësor erdhi pasi BIRN Albania publikoi një artikull rreth inceneratorëve. Kristina Voko, drejtuese ekzekutive e BIRN Albania, u shpreh për Citizens Channel se “Padia është dukshëm e pabazë dhe dukshëm ka për qëllim të frikësojë gazetarët përmes proceseve të kushtueshme dhe të gjata ligjore në mënyrë që të ngurrojnë para se të raportojnë”. I pyetur nga BIRN Albania, Artan Rama thotë se i qëndron artikullit dhe se do e luftojnë çështjen në gjykatë. ” Mendoj se ka dy qëllime. E para, një tentativë e kompanisë për të prezantuar në publik një imazh pozitiv, pasi duke ia kaluar çështjen një gjykate (kompania) shpreson se mund të përcjellë publikisht, a priori, idenë se mbi të është bërë një padrejtësi dhe e dyta, një kërcënim për cilido gazetar që përfshihet në raportime lidhur me kontratat koncesionare të partneritet publik-privat, ku përfshihen këto kompani,” tha Rama për Citizen Channel.

 

Ekspertët e medias, organizatat e shoqërisë civile dhe organizata të tjera të pavarura mediatike kanë reaguar, duke theksuar se këto procese gjyqësore kanë pak bazë ligjore por po përdoren si një mekanizëm për të frikësuar dhe censuruar hetimin e korrupsionit.

 

Blerjana Bino, kërkuese e Rrjetit për Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëndimor, thekson se “Në Shqipëri, ne jemi dëshmitarë të përpjekjeve të vazhdueshme për të goditur mediat e pavarura siç është çështja me SLAPP kundër gazetarëve investigativë dhe rritja e dënimeve penale për shpifje. Kohët e fundit, një dokument pune i Ministrisë së Drejtësisë, i dalë në media, tregon përpjekjet e Qeverisë për të forcuar ndëshkimet e mëtejshme për shpifjen, e cila tashmë është një vepër penale në Shqipëri në kundërshtim me praktikat më të mira ndërkombëtare. Kështu, ato pak media të pavarura që janë në vend përballen me presione, intimidime dhe kërcënime në mënyra të ndryshme. Mendoj që këto media kanë nevojë për mbështetje për të kundërshtuar pushtetin abuziv.”

 

Rrjeti për Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëndimor (SafeJournalists), që përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, qëndron në solidaritet me kolegët shqiptarë dhe shpreh shqetësimin për praktikat e pafavorshme gjyqësore kundër mediave. Gjithashtu, Rrjeti I dënon përpjekjet e Qeverisë për të kaluar rregulla kufizuese duke rritur dënimet për shpifje dhe duke ndikuar në punën e pavarur të mediave.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

 

Beograd – Podgorica – Prishtina– Sarajevë – Shkup – Zagreb, 11.12.2020

 

Shoqata e Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të BH

Shoqata e Gazetarëve Kroatë

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë

Sindikata e Media e Malit të Zi

Aktualitet

“Njollë e zezë për Shqipërinë”/ Lala: Sulmi i Ramës ndaj RAI 3 skandaloze

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar investigimin e emisionit “Report” në televizionin italian RAI 3 për Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare.

Lala theksoi se investigimi i medias italiane ishte një njollë e zezë për Shqipërinë. Sipas saj, investigimi në fjalë tregon se lidhja e politikës me krimin e organizuar është në nivele të larta. Gazetarja shtoi më tej se ndërhyrja dhe telefonata e kryemistrit Edi Rama tek drejtuesit e RAI-t është skandaloze.

“Investigimi i RAI3 është njollë e zezë për Shqipërinë dhe tregon se korrupsioni dhe lidhja e politikës me krimin e organizuar është në nivele të larta. Qeveria shqiptare duhet të na tregojë rolin e Agaçit për trafikantët që kanë ardhur në Shqipëri dhe ata trafikantë e kanë bërë burgun që iu takon apo jo. Ndërhyrja e Ramës tek drejtuesit e RAI3 është skandaloze. Kjo sepse Rama pyetet nga gazetarët dhe ai nuk jep përgjigje. Imagjinoni ku ka arritur arroganca. Kryeministri e shikon median si një instrument në dorën e vet. Kryeministri duket i tronditur nga ky investigim. Fakti që kryeministri është irrituar, tregon se arroganca dhe korrupsioni ka shkuar në nivele të larta, shkojnë deri aty sa relativizojnë çdo gjë”, deklaroi gazetarja Lala.

Reportazhi i emisionit ‘Report’ në “Rai 3”, i publikuar mbrëmjen e 21 prillit ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit, gazetari italian Giorgio Mottola ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës. Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.

Continue Reading

Aktualitet

Tronditëse/ Një person me thikë në dorë, tenton të qëllojë disa fëmijë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas denoncimit të qytetari që ka dërguar një video në redaksinë e JOQ, një person i paidentifikuar ka tentuar të qëllojë me thikë disa fëmijë.

Nuk dihet shkaku i këtij veprimi por nuk përjashtohet mundësia që personi të jetë me probleme mendore.

“Pershendetje JOQ, desha te tregoja nje video qe ka ndodhur sot ne Vlore, ku nje i çmendur tenton te godasë fëmijët e shkolles me thike. Flm.”, thuhet në mesazhin e denoncimit nga qytetari.

Continue Reading

Aktualitet

“Brenda SPAK ka prokurorë që intimidohen”/ Lala: Një grup prej tyre po punon me seriozitet

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me veprimtarinë e SPAK, ndërsa është pyetur edhe në lidhje me intimidimet me të cilat prokurorët mund të përballen.

Ajo u shpreh se do të preferonte që prokurorët të mos ndikohen nga intimidime të jashtme, ndërsa theksoi se SPAK ka problemet e veta, duke përmendur prokurorë që edhe mund të intimidohen dhe ndikohen nga politika. Megjithatë ajo shtoi se ka një grup prokurorësh që punon me seriozitet dhe me integritet për të vendosur drejtësi.

Lala tha se kur politikanët paraqiten dhe dalin nga SPAK, dikush bën mbrojtje, dikush refuzon të flasë. Sipas saj kjo tregon se ky institucion ka hije të rëndë dhe se kjo peshë ndihet.

“Do të preferoja si qytetare që prokurorët të mos ndikohen nga intimidime të jashtme. Nëse dikush sigurohet me prova për t’u dërguar pas hekurave, prokurorët duhet të veprojnë. Jam kundër reagimeve të tyre publike. Mendoj se SPAK ka përplasjet e veta, problemet e veta, ka prokurorë që intimidohen dhe që ndikohen nga politika. Edhe ky institucion nuk ka mbetur pa pasur hijen e intimidimit që vjen në forma të ndryshme. Megjithatë ka një grup prokurorësh që punon me seriozitet dhe me integritet. Prokurorët janë njerëz dhe ditët e fundit ka qenë shumë hermetike dhe nuk ka pasur asnjë reagim për mediat.

Sa herë vijnë politikanët, ka hije të rëndë ky institucion. Kur dalin nga ambientet e SPAK dikush bën mbrojtje, dikush refuzon të flasë, ndaj kjo peshë e SPAK ndihet. Korrupsioni është kthyer në institucion. Kemi raportuar për korrupsione deri në 20% për tendera, por me rastin 5D doli se ata merrnin gjithë tenderin dhe ia jepnin kompanisë së tyre.

Zyrtarët shqiptarë kanë menduar duke vepruar se do ishin të paprekshëm. Fakti që shkatërruan sistemin TIMS duke dashur të fshijnë gjurmët e tyre, që mund të ishte prova më e fortë se si kanë udhëtuar me biznesmenë apo kriminale jashtë vendit. SPAK me gjithë problematikat e tyre, për Metën ka pasur perceptim për korrupsion për të. Ai bëri një betejë për Gjykatën Kushtetuese, e ka këtë meritë, por nëse ka kryer një vepër penale, siç edhe dyshohet duhet të japë shpjegime para drejtësisë. Duke përmendur këtë duket se po fryn një erë e re në këtë institucion.”, u shpreh Lala.

Continue Reading

Aktualitet

Investigimi i RAI 3/ Mustafaj: Emisioni më kritik në 30 vite ndaj një qeverie

Diplomati Besnik Mustafaj ka komentuar investigimin e RAI 3 në Itali dhe theksoi se ky ishte emisioni më kritik në 30 vjet demokraci ndaj një qeverie shqiptare.

Mustafaraj tha se Edi Rama spekullon, kur thotë se reagon, ‘për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë’.

Edi Rama spekullon, kur thotë se kujdeset për imazhin e Shqipërisë. RAI3 foli për abuzime qeveritare. Emisioni ka qenë më i rëndi e më kritiku ndaj një qeverie shqiptare në 30 vjet.

Ka një mobilizim të mediave italiane për të thënë të vërtetën. Edi Rama spekulon kur thotë se po hidhet baltë mbi Shqipërinë. Shqipëria tashmë është një vend i hapur e demokratik dhe e vërteta mund të thuhet.

Rama ka përdorur të huajt, me pagesa etj. Reportazhi do të ketë ndikimin e vet edhe në mbështetjen e politikës së jashtme italiane.

Nuk e kuptoj pse Edi Rama i qan hallin Melonit. Del Rama dhe merr rolin e kavalierit, duke mbrojtur dinjitetin e Melonit. Meloni nuk ka folur fare për reportazhin. Reportazhi është shpërndarë dhe në anglisht nga RAI3. Rama duhet t’i përgjigjet interpelancës së opozitës për këtë çështje’, deklaroi Mustafaj.

Continue Reading

Aktualitet

Motori i babait e zuri poshtë, 2-vjeçari niset drejt Traumës në Tiranë, pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku një motor ka zënë poshtë një fëmijë dy vjeçar. I mituri ka qenë duke luajtuar pranë motorit të parkuar, i cili më pas ka rënë sipër tij.

Raportohet se si pasojë fëmija ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe në trup, ndërsa është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Për shkak të dëmtimeve të rënda, i mituri po niset drejt Tiranës.

Motori i parkuar në oborr i përket babait të tij, që momentalisht ndodhet në burg. Në momentin e aksidentit të rëndë, nëna e 2-vjeçarit ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa kanë qenë motrat që e kanë me motorrin sipër tij. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING