Connect with us

Kronike

Sekuestrohen 300 kg drogë pranë kufirit greko-shqiptar

Një sasi e madhe hashashi ishte fshehur brenda një furgoni që… mbeti pasditen e së dielës në “Egnatia Odos”, pranë Kalamia Kozanit. Drejtuesi i kësaj makine arriti të kapërcente një gardh dhe të zhdukej në zonën përreth para se të vinte policia.

Nuk përjashtohet mundësia që mjeti të ketë pasur ndonjë defekt mekanik. Ndërkohë drejtuesi i mjetit ka kuptuar se ekzistonte një mundësi serioze për zbulimin e tij, pasi tashmë ishte njoftuar policia, për një furgon të dyshimtë të parkuar në Egnatia.

Sipas kozanimedia.gr, që në momentin e parë ka pasur një mobilizim të madh të forcave të Policisë, ku operacioni për gjetjen e personit në fjalë ka vijuar gjatë gjithë natës, ndërsa është ende në vazhdim.

Advertisement

TRENDING