Connect with us

OPINION

SFIDAT ME KORONAVIRUSIN

SISTEMI NEURO -ENDOKRIN KONTROLLON PUNEN E SISTEMEVE TJERA ANDAJ FIZIOLOGJIA PERPIQET TE SYNOJE HOMEOSTAZE -EKULIBER KETE E ARRIN DUKE BERE KONTROLL QENDRORE QE ESHTE ME DOMINANT DHE HOMEOSTAZE LOKALE
NDRICIMI I LIDHJEVE MES SISTEMIT NEURO ENDKRIN DHE SISTEMIT IMUNITAR POR EDHE SISTEMEVE TJERA DO TE MUND QE EDHE ME EFIKAS TE JETE ARRITJA E EKULIBRAVE FIZIOLOGJIK QE ESHTE THEMELI I SHENDETIT TE NJERIUT.
PARADOKSI : Ne mjeksi 1+1 nuk bejne si ne matematike 2 , ka pasur pacient ne ITALI ME 102 vjet me shume semundje dhe e ka perballuar KOVIDIN 19 , por ka pacient qe duket “i shendoshe“ dhe nuk e perballon.
PRANDAJ VIRUSI APO SISTEMI IMUNITAR fajtori kryesor ????
Sistemi NEURO – ENDOKRIN kontrollon sistemet tjera.
Subkoshienca eshte kompjuteri qendror qe funksionon mbi parimin e automatizmit dhe sistemi endokrin permes hormoneve barten mesazhet (informacionet) Keshtu sistemi NEURO ENDOKRIN kontrollon sistemet tjera.
Fiziologjia funksionon ne ate menyre qe organet kane nje kontrolle qendrore dhe nje kontrolle lokale. Kontrolli qendror dominon mbi ate lokal me mekanizem te dyfishte kontrollohet homeostaza ne organet e ndryshme.
Prandaj cekulibri ne sistemin neuro-endokrin pasqyrohet ne homeostazen e sistemeve, metabolizem, pergjigje imunitare etj.
SISTEMI ENDOKRIN – KA KONTROLL MBI SISTEMIN IMUN
Eshte pare qe Limfocitet B, Limfocitet T dhe NK Cell kane receptore edhe te Vitamines D dhe te Estrogjenit ALFA DHE BETA ER alfa dhe ER beta. Meqe ka receptor te hormoneve atehere edhe ndikimi i sistemit endokrin eshte ne kierarki te kontrollit te pergjigjes imunitare dhe ne rivendosje te homeostazes.
Kur jemi tek Koronavirusi nuk behet pyetja a egziston virusi, kjo pyetje behet nga amator dhe njerez qe nuk e njohin mjeksine..
Pra kemi Rinoviruse, Koronaviruse , Viruse te influences qe sidomos dimrit kur bie imuniteti, kur mungesa e diellit shoqerohet me ulje te nivelit te Vitamines D dhe ftohja qe mund te ndikoje ne bllokimin e sistemit muko ciliar dhe ka mundesi qe viruset e tille te shkaktojne infeksione te siperme respiratore : rinofaringit, faringit, laringit, trakeit e deri tek pneumonite virale.
Kur jemi tek Koronavirusi duhet te shtrohen pyetje esenciale ?
Nga e ka origjinen ky virusi : Nga teoria e mutacionit dhe variabilitetit antigjenik
Luk Montagne nje lauerat i cmimit Nobel hodhi idene se ky virus rrjedh nga lab oratori i modifikuar nga dora e njeriut.
Ka dilema mbi origjinen e ketij virusi qe eshte mbi nivelin tone te spjegojme kete gje me saktesi.
Por ne aspektin mjeksor pyetja esenciale do te ishte : Me cilet virus eshte i ngjashem Koronavirusi
A ka imunitet njeriut. ?
Koronavirusi eshte nga familja e koronaviruseve qe shkaktojne ftohjen e zakonshme , SARS 1 pra keto viruse shkaktojne COMMON COLD. Por viruset mund te kalojne ne traktin e poshtem respirator dhe te shkaktojne pneumonie tek nje numer i vogel i rasteve.
A ka imunitet : Studimet thone po 80% jane imun,. Cka dmth imun edhe pse mund te infektohesh me virusin , sistemi imunitar e lokalizon dhe neutralizon virusin. Pra eshte pare ne studime se 80% ka njeriu i painfektuar QELIZA T REAKTIVE , dmth kemi imunitet te kryeqezuar. Pra SIstemi imunitar meqe jemi infektuar shpesh dhe ftohur shpesh me Koronavirus atehere sistemi imunitar njeh shume pjese te virusit keshtu arrin arrin ta neutralizoje.
Keshtu qe kemi 85 % qe infektohen me Koronavirus nuk shfaqin simptoma, 10 % shfaqin nje forme deri te moderuar te infeksionit te traktit te siperme e sidomos te traktit te poshtem respirator.
Pra infeksioni me Koronavirus eshte bere nje ENTITET ME VETE , VIRUS I RI DHE SKA IMUNITET KJO KA QENE PROPAGANDA me cka STUDIMET SHKENCORE I RRENOJNE KETO TEORI .
Pra viruset mund te shkaktojne edhe Pneumoni virale por qe kjo pneumoni virale qe shkakton Koronavirusi ka marr entitet me vete KOVID 19.
A KA KARAKTER SEZONAL INFEKSIONI ME KORONAVIRUS ?
Pergjigja eshte PO dmth veres ka pasur renie drastike te numrit te infektuarve me SARS CoV 2
TESTI ME PCR a ploteson kriteret diagnostike ?
Pergjigja eshte JO
A jane percaktuar vdekjet nga COVID 19 me KRITERE TE QARTA ??
PERGJIGJA ESHTE JO.
Pra kemi te bejme me GJYSEM TE VERTETA, PRANDAJ SHKENCA ka per qellim qe permes METODES SHKENCORE TE NDAJE FAKTIN NGA NJE BINDJE. MBI FAKTET NDERTOHET INTERPRETIMI SHKENCOR.
CILI ESHTE KOMPLIKIMI I KOVIDIT 19
Komplikacioni me i rende eshte STUHUA E CITOKINAVE – dmth reaksioni hiperimun ose nje reaksion hiperinflamator qe quhet edhe si HEMOFAGOCITOZA LIMFOHISTOCITARE.
Pra komplikimet ndodhin kur aktivizohet sistemit imunitar dhe demton membranen alveolokapilare deri sa te shfaqet lengu ne intesteicium dhe alveola duke shkaktuar forma te ARDS se por tek Kovid 19 eshte pare nje lloj ARDS jo tipike.
ENDOTELITI – kur shkaktohet nje endotelial cell injyry mund te komplikohet me nje Tromboze vaskulare
Prandaj HIPOKSEMIA mund te jete pasoje si nga kalimi i lengut ne intersticium dhe alveola si dhe nga trombozat vaskulare ku gjaku nuk oksigjenohet si duhet. bie SpO2 dhe PO2 si dhe D-Dimmeret per te detektuar ndonje tromboze.
Kur ka indikacion per Ventilim mekanik : veshtiresim te klinikes, shfaqja e konsolidimit (EKO – B-Linie dhe Konsolidimi) e sidomos INDEKSI HOROWITZ pO2/FiO2<150.
Por VENTILIMI MEKANIK nuk e zgjidh problemin, ventilimi mekanik kur bie SpO2 dhe pO2 vetem se krijon kushte per te perfituar kohe dhe per ta mbajtur ne jete njeriun dhe nuk eshte mjekim ventilimi mekanik.
Prandaj esenca eshte te dallohet
CITOKINE STORM – ku kemi rritje te CRP, Hiperferritina, rritja e IL6
si dhe PCT – Procalcitonina qe flet per nje mbiinfeksion bakterial
D-Dimmeret – per Tromboze
KID – koagolimi intravaskular i diseminuar – aktivizohet rruga ekstrinseke dhe intrinsike te faktoreve te kuaogollimit dhe krijohen trombet . Ne fazen e pare kemi Tromboze e kur harxhohen faktoret e kuagollimit shfaqet Hemoragjia.
KID si komplikacion kur shfaqet tek SEPSA qe eshte pasoje e nje infeksioni te komplikuar bakterial dhe tek KOVID 19
shoqerohen me RISK TE LARTE PER MORTALITET. Pa hyre ne detale kjo mund te komplikohet me ‘ARDS , demtim te melcise, zemres, insuficience akute (KIDNEY INJURY) – DEMTIM MULTIORGANOR DHE VDEKJE.
PRANDAJ SFIDA ME E RENDESISHME TEK KOVID 19 per te ulur mortalitetin tek rastet qe komplikohen 5% eshte se si te parandalohet dhe si te zbutet reaksioni hiperimunitar ose hiperinfamator.
Prandaj shihet qe zbutje te semundjes kane shfaqur gjithe medikamentet qe kane nje veprim farmakologjik ANTIINFLAMATOR
– ASPIRINA
– DEKSOMETAZONI 6-8 mg, NGA RECOVERY STUDY
– DIHIDROKSIKLOROKINA edhe pse studimi e nxorri jo efikas, por vetem PROF Mandeep R. Mehra eshte Profesor i Univerzitetit te Harvardit i cili ishte udheheqesi i studimit te Hydroklorokines. ai ka drejtuar kete studim ka thene se jane bere LESHIME TE MEDHA DHE JO ANALIZE E THUKTE E TE DHENAVE , Si mund te kene “LESHIME KETO STUDIME“
– bllokatoret e IL-6 ANAKINRA, dmth Imunosupresiv modern.
-Vitamina D
Por vetite farmakologjike te DIhidroksiklorokines qe bashke me Zinkun mund te veprojne si virostatik, kane veti edhe imunomodulatore sepse keto jane perdorur tek LUPUSI ERITEMATOZ SISTEMIK POR EDHE TEK ARTRITI REUMATOID: Studimet ne KINE kane treguar rezultate te mira.
KUR JEMI TEK EFEKTET ANESORE CILA ESHT ME E RREZIKSHME :
Nje QT c e zgjatur qe mund te kontrollohet me EKG dhe me nje korigjim te Mg. dhe Kaliumit dhe nese eshte me i zgjatur se QTc >500 ms mund te nderpritet mjekimi apo me i rrezikshem eshte STUHIA E CITOKINAVE qe mund te komplikohet me komplikacione shume te renda si ARDS; TROMBOZE, KID, HEMOFAGOCITOZE LIMHFOHISTIOCITARE.
Pra ka shume medikamente qe zgjasin QTc : antidepresivet, antibiotike gjithashtu dhe ANTI ARITMIKET . AMJODARONI qe perdoret per mjekim te shume aritmive supraventrikulare dhe ventrikulare. Por me kontrollim te elektroliteve dhe matjes se QT c ne EKG mund te shmangen keto komplikime.
Por OBSH u pa se me teper favorizon e sidomos Dr. ANTONY FAUCY qe eshte keshilltar i Presidentit TRUMP.
Inhibitoret e ARN POLIMERAZES – si FAVIPIRAVIR qe eshte i lejuar ne JAPONI te mjekohet INFLUENCA – te frenohet replikimi i ‘Virusit te Gripit.
Ndersa FAVIPIRAVIRI PERENDIMORE ESHTE REMDESIVIRI – qe eshte gjithashtu nje inhibitor i ARN-POLIMERAZES.
DHE VAKSINA qe eshte prodhuar me nje TEKNOLOGJI TE RE, PRA INJEKTOHET GJENI DHE SUPOZOHET SE TE FUTET NE QELIZA DHE TE PRODHOHET PROTEINE VIRALE E ME PAS SISTEMI IMUNITAR TE PRODHOJE ANTITRUPA.
PRA NE TEORI ESHTE PERFEKT POR SIGURIA DHE EFIKASITETI I VAKSINES DO KOHE DHE KRITERE TE QARTA PER TU PERCAKTUAR.
UNE SJAM NE PARIM KUNDER VAKSINES , POR JAM PER TU MARRE NE KONSIDERATE EDHE EFEKTI ANESOR : RISK PER PERGJIGJE AUTOIMUNE – Semundjet AUTOIMUNE JANE SEMUNDJE KRONIKE DHE SHOQEROHEN ME DEMTIME SERIOZE te indeve. PRANDAJ TEK NJE POPULLATE KU 95% kalojne pa simptome ose me simptome te lehta e deri tek te moderuara me nje insufience respiratore qe mund te menaxhohet me Oksigjen dhe ventilim jo invaziv. JAM PER TA BERE RISK DHE BENEFIT: CKA PERFITON DHE CKA RISKON. Sidomos tek femijet dhe popullatat e shendosha dhe evidentimi i faktoreve te riskut te defekteve imunitare tek “TE SHENDOSHET“ qe mund te duken si te shendoshe.
Nje STRATIFIKIM I RISKUT MUND TE NA NDIHMONTE TE TARGETOJME PACIENT QE KANE RISK ME TE MADH PER KOMPLIKIME DHE TU KUSHTOHET RENDESI ME E MADHE KETYRE PACIENTEVE:
Tek Remdesiviri, Favipiraviri qe jane Inhibitore te ARN – POLIMERAZES nuk ndikojne ne parandalimin e CITOKINE STORM
– VAKSINA EKSPERIMENTALE E BAZUAR NE GJENE OSE ARN qe per ta pare sigurine dhe efikasitetin duhet qe te te vaksinohen se pari 200000 njerez dhe te shihen EFEKTET ANESORE TE VAKSINES
DHE PER TA PARE EFIKASITETIN DUHET TE KRAHASOHEN 1 MILIONE TE VAKSINUAR DHE 1 MILIONE TE PAVAKSINUAR NESE DALLIMI MES DY GRUPEVE ESHTE SIGNIFIKANT
PRANDAJ VENDIMET JANE TE RENDA SIDOMOS PER MINISTRINE E SHENDETSISE ??
Prandaj te fokusohemi tek CYTOKINE STORM – Pra aktivizimi i sistemit imunitar ne menyre te tepruar – detektimi ne kohe eshte vital , diganostifikimii i Trombozes, ventilimi mekanik i pershtatshem sepse Oksigjeni eshte toksik po u perdor ne menyre jo te pershtatshme: BEN ME SHUME KEQ SE SA DOBI.
Komplikimi multiorganor eshte ai komplikimi qe shoqerohet me moralitet te larte pra njelloj si SEPSA qe eshte pergjigje sistemike inflamatore : Por qe SEPSA ka strategji te standardizuar te mjekimit si : ANTIBIOTIKE SA ME HERET- VELLIM LENGJES – VASOPRESOR per ta mbajtur stabilitetin kardiovaskular.
KETU KEMI NJE LLOJ SEPSE ATIPIKE dhe me komplikime me serioze si ARDS atipike, por demtimi multiorganor te perkujton SEPSEN sepse edhe ne SEPSE kemi nje pergjgije inflamatore sistemike. EDHE SEPSA BART NE VETE RISK TE LARTE TE MORBIDITETIT DHE MORTALITETIT.
MEQE SHKAKU I VDEKSHMERISE ESHTE STUHIA E CITOKINAVE QE SJELL DEMTIMIN MULTIORGANOR – eshte shkaku i vdekjes.
ATEHERE TA NDRICOJME KETE FENOMEN :
CITOKINE STORM shfaqet edhe tek SEMUNDJET AUTOIMUNE; ku kemi nje PERGJIGJE HIPERIMUNE E SHUME CITOKINA CLIROHEN
NDERSA REUMATOLOGET JANE MJEKET QE MERREN ME SE SHUMTI ME SINDROMAT INFLAMATORE DHE HIPERINFLAMATORE – Prandaj edhe kontributi i tyre mund te jete shume logjik sepse ato kane pervoje me te madhe te suprimojne INFLAMACIONIN
Zakonisht perdoren IMUNOSUPRESIV, GLUKOKORTIKOID DHE INHIBITOR TE IL 6 pra te INTERLEUKINAVE qe fuqizojne pergjigjen imune dhe eshte pare se
ANTI INFLAMATORET; IMUNOSUPRESIVET , ANTI INTERLEUKINAT PO U PERDOREN NE KOHE TE SAKTE japin nje ulje te mortalitetit.
PRA MJEKET PERDORIN SUPRIMIMIN E NATYRES; ATO SHTYPIN NATYREN. POR KJO SHTYPJE E SISTEMIT IMUNITAR ESHTE LOGJIKE SEPSE DEMET JANE ME TE VOGLA PER NJE KOHE TE SHKURTER
POR SI E RREGULLON ORGANIZMI PERGJIGJEN IMUNITARE – FIZIOLOGJIA
FIZIOLOGJIA SYNON HOMEOSTAZEN-EKUILIBRIN – EKULIBRI ESHTE NE PERPUTHJE ME HARMONINE E NATYRES QE ESHTE GJUHA DHE LIGJI I NATYRES. VETEM GJERAT KUR JANE NE EKULIBIER KANE QETESI.
ESHTE PARE QE SISTEMI NEURO ENDOKRIN KONTROLLON SISTEMINM IMUNITAR
SISTEMI ENDOKRIN E KONTROLLON SISTEMIN IMUNITAR
PRA eshte pare qe LIMFOCITET B , T dhe NATURAL KILLER KANE RECEPTOR PER VITAMINEN D dhe prandaj vitamina D eshte nje hormon me tipare imunomudalatore qe studimet tregojne se ka ndikim shume te rendesishem tek SISTEMI IMUNITAR duke ndikuar qe SISTEMI IMUNITAR TE JEPAE PERGJIGJE TE EKULIBRUAR IMUNITARE
LIMFOCITET B, T DHE NK kane edhe receptore per ‘ER ALFA DHE ER BETA (Receptoret per Estrogjenin ALFA DHE BETA) dmth RECEPTORE QE KANE EFEKTE TE NDRYSHME NJERI E AKTIVIZON SISTEMIN IMUNITAR DHE TJETRI E INHIBON DUKE U MUNDUAR TE MBAJNE NJE EKULIBIER TE PERGJIGJES IMUNITARE.
PRANDAJ SA ME TEPER TE NDRICOHET LIDHJA MES SISTEMIT ENDOKRIN DHE SISTEMIT IMUNITAR MUND TE NDRICOHET EDHE FAKTI PSE TEK DISA KA PERGJIGJE TE EKULIBRUAR TE SISTEMIT IMUNITAR DHE PSE TEK TE TJERET QE SHOQEROHEN ME KOMPLIKACIONE KA PERGJIGJE TE JO EKULIBRUAR TE SISTEMIT IMUNITAR;:
E KJO DO TE NDIHMONTE QE TE DETEKTOHEN NJEREZIT “E SHENDOSHE“ Tek te cilet kemi nje cekulibier HORMONAL qe mund tekete pasoje PERGJIGJEN JO TE EKULIBRUAR IMUNITARE
Eshte pare nga studimet se pikerisht kur perdoren LIGANDE per ‘RECEPTORIN E ESTROGJENIT BETA edhe arrin reagimi kronik imunitar nje REMISION TE PLOTE. CKA DO TE THOTE SE SISTEMI ENDOKRIN KONTROLLON DHE ESHTE PERGJEGJES PER NJE REAGIM IMUNITAR TE EKULIBIRUAR.
PRANDAJ SHKAKU I VDEKSHMERISE ESHTE PERGJIGJE IMUNITARE JO E EKULIBRUAR DHE MEQE HORMONET DHE RECEPTORET E TYRE NDIKOJNE QE TE KETE AKTIVIZIM DHE CAKTIVIZIM TE SISTEMIT , EKULIBRI HORMONAL NDIKON QE EDHE PERGJIGJA IMUNE TE JETE E EKULIBIRUAR:
KY NDRICIM I KESAJ LIDHJE MES SISTEMIT ENDOKRIN DHE ATI IMUNITAR MUND QE TE ULE VDEKSHMERINE DHE PO U MJEKUA SHKAKU ATEHERE EDHE SISTEMI IMUNITAR JEP PERGJIGJE TE EKULIBIRUAR DHE ESHTE FAKTORI VENDIMTAR I SHENDETIT.
PRA ESHTE BERE NJE DIVULGIM MEDIAL I VIRUSIT KORONA – POR FAKTI QE 95% jane IMUN nuk e ben FAJTOR VETEM VIRUSIN
Edhe ne ITALI ku vaksinimi eshte i detyrueshem, mundet qe nese imuniteti siguron mbrojtje per nje virus, te jete pergjigja imunitare e dobet kur sistemi imunitar perballet me nje virus tjeter. Pra ka nje komprometim te sistemit imunitar dhe ka shume studiues qe e mbeshtesin kete ide ne lidhje me mortalitetin ne Itali nga KOVID 19 duke mos i anashkaluar edhe faktore tjere korelativ te pastudiuar.
MBASE DEFEKTET NE SISTEMIN IMUNITAR DHE CRREGULLIM HORMONAL mund te jene SHKAQET KRYESORE PSE DISA ZHVILLOJNE NJE STUHI TE CITOKINAVE – CYTOKINE STORM – OSE ME SAKTE PSE DISA VDESIN DHE DISA E KALOJNE SEMUNDJEN PA ASNJE SIMPTOME OSE ME SIMPOTOMA TE LEHTA DHE TE MODERUARa.
DERI KETU ESHTE PROBLEMI NE NIVELIN SHKENCOR
POLITIZIMI I VIRUSIT
NDERSA POLITIKA SI CDO GJE QE POLITIZON EDHE KETE VIRUS E KA POLITIZUAR AQ SHUME QE NE EMER TE KETIJ VIRUSI ZBATON AGJENDAT E TYRE NE PLANET E TYRE POLITIKE DHE EKONOMIKE.

OPINION

“Veliaj është gati t’i japë SPAK-ut edhe godinën e Bashkisë, veç mos e arrestojnë”

Jurisati Ylli Manjani ka ironizuar deklaratën e djeshme të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në një prej televizioneve të tij, ku tha se ka bërë shumë për SPAK, duke e ndihmuar me dhënien e godinës së ish-Ujësjelljësit, në mënyrë që “kolegët e BKH-së, të punojnë në kushtet njerëzore”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani shkruan me ironi se Veliaj është i gatshëm t’i dhurojë edhe godinën e Bashkisë së Tiranës, SPAK-ut, vetëm që ata të mos e arrestojnë.

“Jo godinën e ujësjellësit por edhe godinën e bashkisë i jep SPAK-ut në këto momente AliBabVeliaj.

Mor po del në zyrë me qera në Vorë po qe nevoja, veç mos e arrestojnë…”, shkruan Manjani.

Continue Reading

OPINION

Kush po e drejton botën?

Ditmir Bushati bisedoi në podcastin e tij Public Square me Ian Bremmer, një shkencëtar politik mjaft i spikatur, jo vetëm në SHBA, por edhe jashtë saj. Bremmer është president themelues i kompanisë “Eurasia group”, një kompani konsulence, e cila merret me analizimin e risqeve në mbarë botën. Ian, në të njëjtën kohë, është edhe themelues e drejtues i medias digjitale “GZERO”

Bushati dhe Bremmer diskutuan mbi cështje të rëndësishme të cilat janë kryefjalë e opinionit publik ndërkombëtar, duke nisur nga beteja presidenciale Biden-Trump në SHBA, e cila do të jetë përcaktuese për disa konflikte dhe për mjedisin e ri gjeopolitik, por edhe cështje që kanë lidhje me demokracrinë, me sundimin e së drejtës, me ekonominë, me inteligjencën artificiale dhe zhvillimet e vrullshme teknologjike, me rolin e organizatave ndërkombëtare, me rolin e kompanive ndërkombëtare, dhe ndikimin që ato kanë në sjelljen njerëzore, politike, ekonomike, shtetërore dhe jo vetëm.

Biden apo Trump? Cfarë duhet të presim prej tyre?

Bushati dhe Bremmer diskutojnë mbi procesin zgjedhor të muajit nëntor në SHBA të cilat kanë rezervuar një ripërballe Biden-Trump. Bashkëbiseduesit bien dakord që këto zgjedhje kanë një ndikim të madh, si në planin e brendshëm ashtu dhe në rrafsh ndërkombëtar. Në planin e brendshëm, kjo garë do të shoqërohet me një mjedis disinformimi dhe disinformimi të perceptuar, ku amerikanët nuk pranojnë shumicën e gjërave që dëgjojnë nga pala tjetër kundërshtare në politikë. Është një betejë shumë e ashpër, ku shumica e amerikanëve gjithnjë e më shumë nuk besojnë te vlerat dhe institucionet që përfaqëson vendi i tyre.

Bushati dhe Bremmer diskutojnë mbi atë cfarë do të ndodhë në Europë dhe më tej dhe në Azi, nëse fitues i këtyre zgjedhjeve rezulton ish-Presidenti i SHBA-ve. Sipas Bremmer, do të ketë shumë më tepër mungesë stabiliteti, paqëndrueshmëri, pasiguri nga shtetet më të fuqishme të botës.

Sipas tij, katër janë frontet kryesore të tensionit gjeopolitik që do të vijnë nga zgjedhja e Trumpi-it, mbi të cilat ai do të vendoste shumë më tepër presion ndaj secilit prej tyre. Në rastin e Lindjes së Mesme, ka më shumë mundësi që rezultatet të jenë në favor të SHBA-ve. Në rastin e Europës dhe Ukrainës, ka më shumë mundësi që rezultatet të jenë kundër SHBA-ve dhe NATO-s. Kina është tërësisht një mister. Gjithçka mund të ndodhë. Kina mund të përfundojë në një luftë shumë më të madhe me SHBA-në, ose me një ekonomi më të dobët. Dhe me një Azi në një mjedis gjeopolitik sfidues, ata mund të tërhiqen në përpjekje për të gjetur një mënyrë për ta pranuar situatën dhe për t’i mbajtur marrëdhëniet të stabilizuara.

NATO këtë vit shënon përvjetorin e 75-të të themelimit dhe Bushati e Bremmer bien dakord që viti i shkuar ka shënuar kulmin e kësaj aleancë në dekada. NATO po dobësohej përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën në vitin 2022. Pavarësisht se lufta filloi në vitin 2014, europianët nuk po shpenzonin, dhe sigurisht nuk po angazhoheshin për ta bërë Ukrainën apo Gjeorgjinë pjesë të NATO-s në një të ardhme të afërt. Rusia e shfrytëzoi këtë gjë. Më pas, Rusia bëri atë gjë që nuk duhej ta kishte bërë kurrë. Sun Tzu ka thënë: “Mos e ndërprit kundërshtarin teksa është duke bërë gabime”. NATO po dobësohej, kishte më pak mbështetje, Franca po fliste për autonomi strategjike, Trump po thoshte se ndoshta nuk duhej të angazhohej më në aleancë, dhe më pas Putin pushton Ukrainën, gjë që e bashkoi NATO-n. Kjo bëri që Suedia dhe Finlanda të donin t’i bashkoheshin  NATO-s. Kjo situatë bëri që të gjithë të shpenzonin më shumë, bëri që Gjermania të fliste për një Zeitenëende (pikë kthese). Por, vijon Bremmer, dy vite më vonë, Rusia ka më shumë vëmendje ndaj Ukrainës, janë më të duruar dhe të gatshëm të durojnë më gjatë, sesa më shumë – jo të gjithë – por më shumë aleatë të NATO-s. Fatkeqësisht, në vitin 2024 nuk po shikojmë atë pikën kulmore të NATO-s që pamë në vitin 2023.

Komunitet i mbrojtjes së BE-së?

Bremmer beson se Bashkimi Europian ekziston si një komunitet politik, është eksperimenti më i suksesshëm i qeverisjes mbikombëtare në botë, në ditët e sotme, por shpreh rezerva nëse do të jetë po kaq i suksesshëm me ngritjen e komitetit të mbrojtjes. Sipas tij, komuniteti është më i fortë pas reagimit ndaj krizave, si Brexit, pas reagimit ndaj pandemisë, përgjigjen ndaj pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë apo politikave të përbashkëta të energjisë. Por, për sa i përket mbrojtjes, kjo është diçka e vonuar dhe e paktë. “E parë në përgjithësi, ky është një hap i mirëpritur për të përforcuar aftësitë në fushën e mbrojtjes të Europës. Unë jam skeptik se thirrjet për një komision për mbrojtjen do të jenë të mjaftueshme për të bërë një ndryshim të rëndësishëm, edhe pse ato do të bëjnë ndryshime të vogla, kur flasim për të ardhmen e Ukrainës, apo kur flasim për të ardhmen e NATO-s. Nuk mendoj se kjo do të jetë një nga sukseset përkrah sukseseve të tjera që përmenda”.

Siguria e ekonomia globale dhe rendi digjital

Bushati dhe Bremmer ndajnë mendimin se SHBA-të janë fuqia dominuese e sigurisë në nivel global, si i vetmi vend në botë që mund të projektojë pushtetin e tij ushtarak në të gjithë botën. Por rendi ekonomik është një rend me shumë pole, me një sërë polesh që ndryshojnë ndikimin e tyre relativ. SHBA-të, Kina, BE-ja, por edhe India po bëhet më e rëndësishme. Në vitin 2030, ajo do të jetë ekonomia e tretë më e madhe. Japonia, gjithashtu. Një rend me shumë pole, ku askush nuk mund të dominojë, me shumë aleanca që zhvendosen. Por, më pas kemi edhe një rend digjital që po dominohet gjithnjë e më shumë nga kompanitë teknologjike. Dhe teknologjia po lëviz shumë më shpejt sesa qeverisja dhe aftësia për ta drejtuar atë. Ne ende nuk po i mendojmë kompanitë teknologjike si aktorë gjeopolitikë, por ato janë të tilla. Ato po bëhen të tilla gjithnjë e më shumë.  Dhe kjo është veçanërisht e vërtetë me revolucionin e inteligjencës artificiale. Rrjedhimisht, kjo është një periudhë veçanërisht entuziaste për gjeopolitikën, por me shumë gjasa një periudhë e rëndësishme për Perëndimin.

Teksa bien dakord që inteligjenca artificiale është një faktor dominues që mund të jetë një forcë pozitive, por mund të ketë edhe pasoja shumë të rënda, Bushati dhe Bremmer shprehen se SHBA-të dhe Kina janë dy fuqi dominuese në botë që kontrollojnë inteligjencën artificiale. Megjithatë nuk është e qartë nëse qeveritë do të kenë një rol të madh në vendimmarrje. Në SHBA kjo është e paqartë. Por, vendimarrja politike mund ta pengojë Kinën që të bëhet një aktor i nivelit botëror për inteligjencën artificiale, pasi Kina është e shqetësuar për atë që mund të bëjë inteligjenca artificiale me qytetarët e saj, duke prishur regjimin autoritar. Dhe nuk është e qartë nëse SHBA-të dhe Kina do të jenë dy fuqitë dominuese në inteligjencën artificiale. Ose nëse do të mendojnë për të më shumë në një mënyrë të fragmentarizuar, me një numër të madh aktorësh që nuk janë shtete, të cilët qeveritë nuk do të mund t’i kontrollojnë. Dhe nëse kjo gjë do të bëhet një realitet, rolet e qeverive në SHBA dhe Kinë do të jenë të kufizuara. Ato nuk do të mund të jenë vendimmarrëse.

Continue Reading

OPINION

‘Më mirë dorëzohu Edi, se më keq do bëhet’/ Kryeministri spanjoll i kthet keq Ramës

Nga Basir Çollaku

Në shenjë solidariteti homologu spanjoll i kthen xhevap Ramës…

I dashur Edi, mos u dorëzo, qëndro, rezisto, mos ta ndjejë, e vërteta do të dalë për lidhjet e Olsit në trafikun e drogës. Aty janë përgjimet e shkresat te Olsi tjetër në PP. Për dosjen e call centerave në Spanjë i hedh një sy për Olsin po qetësohu, ndonëse e ke bërë baltë.

Kam besim se ju sapo bëtë drejtësinë e re, me ish sigurimsa dhe bijtë e tyre. As për Engjëllin e shejtanllëqet e tij të shumta mos u dorëzo, se e vërteta do të dalë për batërditë e tij.

As për Lir Beqjen mos e vrit mendjen, do të dalë e vërteta e koncensionit të sterilizimit, ku ai ua ka bërë nënën parave publike.

Për Arben Ahmetajn mos çaj kokë se do ia dalë në Zvicër, por ruhu se ka marrë dosje me vete. Do flasë prapë më duket.

Për Oltën u kujdese vetë të mos zbatosh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ia hodhe përkohësisht, megjithëse një fshat turistik ka hapur telashe të reja.

Me Erionin bëj kujdes se e ka qelbur fare, por rezisto, se ca qindarka 30 milionë euro janë pak, e tjetra kusur miliardash te inceneratorët. Mbroje se të merr me vete ai, nuk i zihet besë. Me kullat e kto strategjiket ia keni valuar marrëzisht.

Damiani e Charles, historitë e tyre, janë histori të mbuluara, ndaj mbahu se ke kohë për përballjen.

Me Taon je mirë, deri sa të plasë puseta. Pastaj nuk dihet kë merr përpara, se aty janë pafund gomarllëqet.

Tahirin e Fatmirin mos i lër pas dore se nuk ta falin kollaj ata, për çfarë u kurdise.

Me Belindën përveç sherrit me Veliajn, hidhu një sy drejtorëve se gropa është thelluar për qamet. Bashkiakët mbi 20 e kusur i ke në udhën e qelive mos humb kohë me ta.

Gjushin bëre mirë që e nxore nga burgu, se ai ka sakrifikuar për ty.

Me Lefterin e teprove se ai nuk ishte koka e inceneratorëve, por kurbanet kështu e kanë.

Ke rënë në sy me kto marrëveshjet e huaja, se kanë duart mafiozët rrotull.

Je treguar i zgjuar se largove çunat në Dubai e Londër, por në Durrës të kanë dalë nga kontrolli, dhe po të kontrollojnë, sidomos këtej nga vettingu. Për më gjatë pyet Inën..

Me këta të RAI pisk e ke, si me Bild e mos më keq..

Edi, bëj gajret. Unë kam shumë telashe, plot një rast, ti ke pak fare, të gjithë njësoj plaçkitës e Mafiozë..

Continue Reading

OPINION

Ilir Metën nuk e shpëton dot Sari Salltiku as Baba Tomorri!

Nga Azgan Haklaj

Në tmerrin që e dominon, i vetëdijshëm për abuzimet korruptive përsonale, familjare e kolektive që ka kryer në tre dekada, pikërisht në sajë të pushtetit Ilir Meta po reagon në forma diverse.
E përbashkëta e të gjithë reagimeve që kur ka marrë sinjalin e qartë se nuk ka shpëtim ndonëse herë qesharake e herë agresive është tentativa e fundit për të fituar kohë.
Por në fakt qetësia e SPAK-ut dhe mbështetësve të tij euroatlantikë, ekzaminimi i gjithë familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij ndër vite tregon se nuk po hetohet gjurma por është rrethuar vetë ujku.
Ndërrimi i emrit të LSI-së si paradoks pikërisht kur integrimi është kryefjalë nacionale apo shpikja e presidencës dhe konventave.
Trukimi për nepotizëm e tradhëti nuk janë asgjë përveçse fantazi me sy mbyllur e gomarit që ka ujkun në prapanicë e mendon ta kthejë në ëndërr.
Askush nuk i beson, as ata që bashkëjetuan politikisht me të.
Dhe marrëzia deri në neveri qëndron në
lajmin “bombastik” që filloi ta mediatizojë se pas konventës do i bashkohet “myhybëve” të Sali Berishës pikërisht poshtë çatisë së një kulle korrupsioni ku e kanë ngujuar.
E për ta veshur me patriotizëm karshillëkun që guxon ti bëjë drejtësisë dhe SHBA-ve filloi të këndojë këngën “O moj Serbi murin ta prisha se mua m’thonë Sali Berisha”.
Sa për dijeni Sali Berisha e Ilir Meta jo vetëm nuk prishën murin e Serbisë por u bënë tullë në murin e saj duke thyer embargon ndërkombëtare kundër saj pikërisht në kohën e genocidit masiv serb kundër popujve të Ballkanit.
Të ishte për Sali Berishën Kosova nuk do të
ishte kurrë shtet sovran dhe UÇK-ja do ishte organizatë terroriste.
Të ishte për Ilir Metën nuk do bëhej negociator në mos përfitues i instalimit të
fluturimeve të “Air Serbia” në vendin tonë.
Kur shumë dokumente do të deklasifikohen nga aleatët atëherë do të dalë e vërteta e trishtueshme e rolit të tyre për Kosovën dhe çështjen kombëtare.
E sikundër nuk mundet të stopohet një
mendje e çartur politike dhe njerëzore Ilir Meta ka filluar të materializojë hapin e fundit të dëshpërimit për të krijuar popullaritet të
rremë sikundër një tentativë “reflektimi” të një mëkatari sistematik.
Ka filluar me truket e uniformës jeshile të “Celtik” duke u munduar ta identifikojë me simbolin e bektashinjëve Sari Salltik Baba.
Ky vegim i rremë i mbështetur në deformacione mentale ka brenda një veprim jo të një besimtari por të një horri që aksionit të vet kërkon ti veshë kostum religjioz.
Ilir Meta si përfundim po kurthohet në praqet e veta.
E tani fundi do të jetë shkelqimi i prangave të drejtësisë në duart e tij në vend të hekurave në palestra luksoze.
Atë nuk e shpëton dot Sari Salltik Baba, as baba Saliu, as baba Tomorri.
Për çunin e pazarit të ri do të flasë drejtësia njerëzore dhe hyjnore.

Continue Reading

OPINION

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse do vezhgoja një moment të vetëm që dikush juridikisht apo njerëzisht do ti binte pa të drejtë në qafë çiftit politik e bashkëshortor Meta -Kryemadhi.

Biles do imitoja shkrimtarin e madh Emil Zola që atëbotë mbronte çiftin Rozenberg me pamfletin e famfshëm “J’accuse”(Akuzoj).

Por dita e djeshme e komedisë në mbledhjen e kryesisë se mbetjeve të demokracisë që thirren si Partia e Lirisë me neverit deri në limitet e protestës politike e humane.

Pa dashur të komentoj atë që publikisht u pa dje me zë e figurë nga opinioni shqiptar e më gjerë po nënvizoj si më poshtë:

Është një turp kombëtar në sytë e botës kur sheh se kush ka udhëhequr tranzicionin 30 -vjeçar shqiptar.

Është koha t’i themi stop dhe të ndezim sinjalin “SOS” që kjo farë e ndyrë që helmoi pluralizmin dhe demokracinë të largohet jo vetëm nga fleta e votimit por dhe nga ekranet e televizioneve pasi po kontaminojnë rininë e gjithë shoqërinë.

Shou i djeshëm i “divorcit”Meta-Kryemadhi në fakt ishte një inkorporim në tre drejtime që vetë i dekonspiruan: –
Vrerë dhe helm kundër SHBA-ve hapur e nën rreshta e cila tashmë duket se i ka skeduar dhe dizenjuar për të ndarë fatin e Sali Berishës.

Shantazh publik e intimidim i SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë se re pasi informatorët i kanë lajmëruar se dosja e tyre kriminale ka kaluar për aprovim në katin e katërt të kështjellës anti-korrupsion.
Sulm i paprincip kundër Lulzim Bashës, i cili është pengesa e vetme dhe aleati i qartë i perëndimit jo vetëm në mbështetje të SPAK-ut por dhe barriera e pakalueshme që Sali Berisha të mos i transferojë “trashegiminë” opozitariste këtij mamuthi kusar.

Këto nuk janë deduksione analitike por konstatime të thjeshta nga pronocimet sistematike të çiftit të bllokut të zi e të thesit të korrupsionit Meta -Kryemadhi.
Përsa më siper dua ti bëj një pyetje asgjesuese Ilir Metës, e cila shjegon gjithë mbijetesën e tij dhe infiltrimin 32-vjeçar në establishmentin politik.

Na thuaj Ilir Meta se kush të dërgoj 29 -vite me parë me xhakavendë të murrme e kapuç në krye në zyren e kryetarit të SHIK-ut Bashkim Gazidede.

Pra 29 -vite më parë në katin e tretë të godinës ku ka zyrat sot Fatmir Mediu dhe ç’farë nenshkrove në 3 -orë qendrimi atje?
Sigurisht që e dije se perpara teje kishin qenë edhe kolegët tuaj S.P. dhe L.H me të cilët se bashku filluat puçin për ti grabitur partinë liderit të burgosur Fatos Nano!!!
Mendoni se nuk ka letra të shkruara dhe se prof.i matematikës Gazidede të mos ta ketë shënuar këtë ekuacion interesant?

Apo mendoni të nderrosh prapë mbiemer nga Metaj në Meta e të mos identifikohesh si spiun i rendomtë?

Ndoshta tani do bëhesh Ilir Mete po turpin do e kesh përjetësisht me vete?
E së fundmi një kujtesë të dhimbshme jo për ju kusarë tëligj por për shqiptarët.
Nuk është turp të jesh i pasur se kapitalizmi e pranon por është turp pasurimi i plebejve rrufeshëm nga pushteti.

Pushteti vërtet ju solli privilegje pasuri por kurrë fisnikeri.
Se fisnikëria është gjenetike.
Ndaj po e mbyll shkrimin tim me një ndodhi reale që nuk don koment.
Kur Titaniku u fundos, mbante milionerin John Jacob Astor IV.

Paratë në llogarinë e tij bankare ishin të mjaftueshme për të ndërtuar 30 -Titanikë. Megjithatë, i përballur me rrezikun e vdekshëm, ai zgjodhi atë që e konsideronte moralisht të drejtë dhe hoqi dorë nga vendi i tij në një varkë shpëtimi për të shpëtuar dy fëmijë të frikësuar.

Milioneri Isidor Straus, bashkëpronar i zinxhirit më të madh amerikan të dyqaneve të departamenteve, “Macy’s”, i cili ishte gjithashtu në Titanik, tha: “Unë kurrë nuk do të hyj në një varkë shpëtimi para burrave të tjerë “Gruaja e tij, Ida Straus, gjithashtu refuzoi të hipte në varkën e shpëtimit, duke i dhënë vendin shërbyeses së saj të sapoemëruar, Ellen Bird.

Ajo vendosi që momentet e fundit të jetës t’i kalonte me bashkëshortin e saj.
Këta individë të pasur preferuan të ndahen me pasurinë e tyre, madje edhe jetën e tyre, sesa të kompromentojnë parimet e tyre morale.

Zgjedhja e tyre në favor të vlerave morale nxori në pah shkëlqimin e qytetërimit njerëzor dhe natyrës njerëzore.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING