Connect with us

Bota

Shkencëtarët amerikanë shqyrtojnë vaksinën e Moderna-s

Të enjten një grup këshilltarësh të jashtëm të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave pritet të rekomandojë dhënien e autorizimit për përdorim emergjent të vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga kompania Moderna.

Vendimi i grupit ka të ngjarë të merret pas orës 3 pasdite ndërsa të premten pritet autorizimi nga FDA-ja.

Ky është i njëjti grup ekspertësh që javën e kaluar rekomandoi dhënien e autorizimit për vaksinën e Pfizer-it dhe partnerit të saj gjerman BioNTech, duke i hapur rrugë vendimit të FDA-sa një ditë më pas.

Vaksina e Pfizer-it po shpërndahet tashmë në të gjithë vendin. Të hënën në spitalet amerikane filloi një program masiv imunizimi.

Vaksina e Moderna-s është zhvilluar me një teknologji të ngjashme me atë të Pfizer-it duke përdorur acidin ribonukleik, por mund të ruhet në temperatura shumë më pak të ulta sesa vaksina e Pfizer/BioNTech-ut. Kjo e bën atë një opsion më të mirë për zonat e thella e rurale. Të dy vaksinat janë rreth 95 për qind të efektshme në parandalimin e sëmundjes bazuar në provat klinike të fazes së fundit.

Grupi i këshilltarëve të jashtëm të FDA-së ka të ngjarë të diskutojë rreth efekteve anësore të vaksinës së Modernës të ndeshura gjatë provave klinike me 30 mijë pjesëmarrës, të cilat ishin më të shpeshta se ato të raportuara nga Pfizer-i. Ato ishin kryesisht reagime relativisht jetëshkurtra ndaj vaksinimit sesa efekte anësore të rënda.

Ekspertët e kompanisë SVB Leerink thonë se vaksina e Moderna-s duket më pak e tolerueshme sesa ajo e Pfizer/BioNTech-ut, por sipas tyre kjo nuk është mënyra e duhur për të bërë krahasi dhe nuk ka gjasa të pengojë dhënien e autorizimit për vaksinën.

Në një dokument të botuara të martën përpara takimit të së enjtes të grupit të këshiltarëve, stafi i FDA-së tha se nuk ka ndonjë shqetësim serioz në lidhje me sigurinë e vaksinës së Moderna-s. Megjithatë sipas dokumentit nuk mund të përjashtohet ndikimi i vaksinës në krijimin e të ashtuquajturës paraliza Bell, e cila shkakton paralizë të përkohshme të muskujve të fytyrës. Të dhënat tregojnë se gjatë provave klinike me të dy vaksinat u raportuan disa raste të paralizës faciale.

Pfizer dhe BioNTech thanë se incidenca ishte e njëjtë me atë të popullatës së përgjithshme.

Moderna kërkon autorizimin për përdorim të vaksinës tek personat nga 18 vjeç e lart. Kjo mund të shmangë diskutimin e ndezur javën e kaluar mes anëtarëve të grupit nëse kishte të dhëna të mjaftueshme për të autorizuar përdorimin e vaksinës të Pfizer/BioNTech-ut tek adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç. Ata votuan përfundimish për të mbështetur vaksinimin e të gjithë atyre nga mosha 16 vjeç e lart.

Shtetet e Bashkuara kanë të ngjarë të furnizohen të parët me vaksinën e Moderna-s, dhe kanë nënshkruar për këtë një marrëveshje për të siguruar deri në 200 milionë doza. SHBA pret të marrë 20 milionë dozat e para këtë muaj. Vaksina e Moderna-s jepet në dy doza me distancë prej 28 ditësh nga njëra tjetra.

Kompania ka nënshkruar marrëveshje mbi vaksinën edhe me Kanadanë, Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe po kalon në procese shqyrtimi nga entet e tyre rregullatore.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Goditje e fortë/ Turqia ndërpret të gjitha marrëdhëniet tregtare me Izraelin

Turqia do ndalojë të gjitha eksportet dhe importet nga Izraeli, raporton Bloomberg duke iu referuar dy burimeve që kanë njohuri për këtë çështje.

Megjithatë Bloomberg nuk ka publikuar ansjë njoftim zyrtar deri më tani që të provojë deklaratën e dy burimeve.
Sipas Shërbimit Statistikor Turk, tregtia midis Izraelit dhe Turqisë ishte 6.8 miliardë dollarë në vitin 2023.

Të enjten, Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, shkroi në aplikacionin “X” “një diktator si (Erdogan) vepron në mënyrë që shkel interesat e popullit dhe biznesmenëve turq dhe injoron marrëveshjet tregtare ndërkombëtare”, duke shtuar se “Izraeli ka një ekonomi të fortë. Ne fitojmë dhe ata humbin”.

Muajin e kaluar, Turqia njoftoi se do të kufizonte eksportet në Izrael, duke pretenduar se Tel Avivi refuzoi ta lejonte të dërgonte ndihma humanitare në Rripin e Gazës.

Ministria turke e Tregtisë njoftoi në atë kohë se do të vendoste kufizime në eksportin e 54 produkteve që mund të përdoren për qëllime ushtarake.

Lista përfshinte dhjetëra produkte, duke përfshirë: hekur, makineri ndërtimi, xham, mermer, makineri për përpunimin e metaleve, plehra kimike, ngjitës, çimento dhe alumin.

Dje Ankaraja njoftoi se do të bashkëpunojë me Afrikën e Jugut dhe do të mbështesë padinë e ngritur kundër Izraelit në Hagë.

Continue Reading

Bota

Shirat e dendur dhe stuhitë goditën sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, anulohen disa fluturime

Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur ditën e sotme nga një mot i pazakontë me shira të dendur dhe stuhi me bubullima dy javë pasi Dubai u godit nga stuhi të paprecedentë që paralizuan Emiratin për ditë të tëra. Kjo ka çuar në anulimin e disa fluturimeve ndërkombëtare.

Gjithashtu ditën e djeshme , Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Krizave dhe Fatkeqësive të Emergjencave të vendit (NCEMA) ngriti nivelet e gatishmërisë dhe gatishmërisë së sistemit kombëtar për t’u përballur me situatën.

Linja ajrore Emirates me bazë në Dubai njoftoi anulimin e disa fluturimeve më 2 maj për shkak të motit të keq në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe pasi lëvizjet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait (DXB) u reduktuan.

“Klientët që mbërrijnë ose nisen nga aeroporti i Dubait më 2 maj mund të presin disa vonesa pasi fluturimet janë riplanifikuar,” tha Emirates në një deklaratë.

Theksojmë se më 14-15 prill, reshjet ekstreme goditën rajone të Gadishullit Arabik, me Dubain që përjetoi shirat më të dendur të regjistruar që nga viti 1949.

Continue Reading

Bota

Protestat e shumta në universitetet amerikane/ Reagon për herë të parë Biden

Presidenti Joe Biden ka folur për herë të parë pas dhunës dhe arrestimeve gjatë demonstratave në universitete të shumta amerikane, duke thënë: “Ka të drejtë për të protestuar, por jo për të shkaktuar kaos”. Tensionet në universitetet anembanë Amerikës janë ngritur prej ditësh, pasi demonstruesit kanë refuzuar të heqin kampet dhe administratorët kanë bërë thirrje për zbatimin e ligjit për t’i hequr ato. Ka pasur përleshje mes aktivistëve pro-palestinezë dhe kundër-protestuesve, si dhe midis demonstruesve dhe policisë.

Duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se ngjarjet në universitete “vënë në provë dy parime themelore amerikane, i pari është e drejta për fjalën e lirë dhe për njerëzit për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, e dyta është sundimi i ligjit”. “Të dyja duhet të mbahen”, vazhdoi presidenti. “Ne nuk jemi një komb autoritar ku heshtim njerëzit dhe shtypim disidencën. Por as nuk jemi një vend pa ligj. Ne jemi një shoqëri civile. Dhe rendi duhet të mbizotërojë.”

Ai shtoi: “Mendimi është thelbësor për demokracinë, por mospajtimi nuk duhet të çojë kurrë në çrregullim ose mohim të të drejtave të të tjerëve në mënyrë që studentët të mos mund të përfundojnë semestrin dhe arsimin universitar.” Në një fjalë të shkurtër, Biden tha se ‘protesta e dhunshme në Shtetet e Bashkuara nuk është e mbrojtur me ligj, protesta paqësore është e mbrojtur. Të shkaktërrosh prona, të kërcënosh njerëz, të pengosh të tjerët të kenë qasje në Universitet nuk është protestë paqësore’. Ai vazhdoj më tej duke thënë se amerikanët duhet të kenë të drejtën të dëgjohen, por se sundimi i ligjit duhet të mbështetet.

‘Antisemitizimi apo fjalimet me urrejtje nuk kanë vend nëpër universitete e as në Shtetet e Bashkuara’, tha Presidenti Biden duke reaguar ndaj kritikave kryesisht të studentëve hebrenj dhe përkrahësve të Izraelit se protestat pro – palestineze janë kthyer në qendra urrejtjej ndaj Izraelit dhe hebrenjve në përgjithësi. Ndërsa largohej nga salla ku e mbajti fjalimin Presidenti Biden iu përgjigj shkurt me “Jo” pyetjes së gazetarëve nëse do të angazhojë Gardën Kombëtare për të vënë nën kontroll protestat që janë përhapur në të gjithë vendin.

 

 

Zoti Biden ka kritikuar ndonjëherë sjelljen e Izraelit, por SHBA-ja ka vazhduar ta furnizojë atë me armë. Presidenti tha se protestat nuk e kanë shtyrë atë të rimendojë politikat në lidhje me Lindjen e Mesme. Deklaratat e tij erdhën pas ditësh heshtjeje për protestat. Gjatë kësaj kohe, republikanët janë përpjekur të përdorin skenat e trazirave kundër demokratëve.

Zoti Biden tha se ai kundërshton përpjekjet për të përdorur situatën për të “shënuar pikë politike”. “Ky nuk është një moment për politikë”, tha ai sot. “Është një moment për qartësi.” Gjatë natës, policia arrestoi protestues pro-palestinezë në kampuse të shumta, duke përfshirë në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA), ku oficerët me pajisje për protesta qëlluan me plumba gome ndaj demonstruesve dhe shkatërruan një kamp që kishte qenë në vend për një javë. Diku midis 200 dhe 300 persona u arrestuan në UCLA mbrëmë, i kanë thënë dy burime të zbatimit të ligjit për NBC News. Informacione specifike për të arrestuarit, si për shembull nëse janë studentë, staf apo jo të lidhur me universitetin, mund të mos dihen për ditë të tëra.

Continue Reading

Bota

VIDEO E RËNDË/ Babai detyron të birin 6-vjeçar të vrapojë në pistë për të rënë nga pesha, vogëlushi humb jetën

Një 31-vjeçar në SHBA akuzohet për vrasjen e djalit të vij 6-vjeçar.

Vrasja e vogëlushit ka tronditur Gjykatën pasi 31-vjeçari Christopher Gregor, ka detyruar djalin e tij të humbë peshë duke u ushtruar.

Në video, Corey i vogël mund të shihet duke u rrëzuar, ndërsa babai i tij e ngre vazhdimisht dhe e vendos në pistën e vrapimit.

Në një moment, në fakt, 31-vjeçari shfaqet duke kafshuar fëmijën në kokë për ta detyruar të kthehet në pistë.

Mesa duket shpejtësia e pistës ka qenë aq e madhe sa djali 6-vjeçar ka rënë dhe zvarritet për t’u rikthyer sërish.

Rreth 24 orë pas ushtrimit torturues për 6-vjeçarin, nëna e tij, e cila kishte kujdestarinë e përbashkët të djalit me 31-vjeçarin, e çoi Corey-n te mjeku, ku fëmija tregoi se çfarë kishte kaluar me të atin.

Të nesërmen babai i akuzuar e çoi përsëri fëmijën në spital pasi djali u zgjua me vështirësi në frymëmarrje, konfuzion dhe të përziera.

Corey 6 vjeç
Babai 31-vjeçar që akuzohet

Kur mjekët kryen një MRI, djali pësoi një krizë dhe përpjekjet e mjekëve për ta mbajtur në jetë ishin të kota.

Nga ekspertiza e parë pas vdekjes rezultoi se 6-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një dëmtimi të fortë në zemër dhe mëlçi. Babai i Corey u arrestua në korrik 2021 dhe përballet me një dënim të përjetshëm.

Continue Reading

Bota

Mbi 700 persona migruan gjatë vetëm një dite në brigjet britanike

Më shumë se 700 migrantë mbërritën në BM në një ditë të vetme pasi kaluan La Manshin, një rekord i ri për vitin deri tani.

Ministria e Brendshme deklaroi se 711 persona udhëtuan me 14 varka, thënë ndryshe një mesatare prej 51 personash për varkë. Totali i përkohshëm i mbërritjeve këtë vit rritet në 8 278.

Kalimet kishin arritur tashmë një rekord të ri për katër muajt e parë të një viti kalendarik dhe shifrat e fundit tregojnë se ato tani janë rritur me 34% krahasuar me vitin 2023, kur u regjistruan 6 192, dhe janë rritur me 19% në total në këtë fazë në 2022.

Vitin e kaluar, 29 437 emigrantë mbërritën në Britaninë e Madhe, 36% më pak nga rekord 45 774 mbërritje në 2022.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING