Connect with us

Aktualitet

Shkon në 7 334 numri i rasteve të reja me COVID-19 në Gjermani.

Gjermania ka regjistruar 7 334 infeksione të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, deklaroi instituti ”Robert Koch”.

Kulmi i mëparshëm i infeksionit me rreth 6 300 raste në ditë rezultonte në fund të marsit, ndërkohë që numri i sotëm thyen rekordin me shifrën më të lartë ditore në Gjermani që nga fillimi i pandemisë.

Dje, vendi regjistroi 6 638 raste të reja.

Sipas RKI, të paktën 348 557 persona në Gjermani janë infektuar me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa 9 734 kanë vdekur.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“E fsheha kancerin se s’doja kimioterapi!”-Gazetarja Rezarta Reçi flet për sëmundjen

“Kam kurajon të jem pjesë e jetës, ta dua atë”, kështu tha gazetarja Rezarta Reçi ndërsa rrëfente se si e përballoi ajo betejën me kancerin.

Prej 4 vitesh Rezarta është në luftë me kancerin, por ajo në një intervistë ajo ka rrëfyer se nuk e ka lejuar këtë sëmundje  t’i cenojë asaj aktivitetet e përditshme apo daljet me familjarët apo miqtë.

“Unë kam ecur përpara dhe të gjithë më kanë zili, në kuptimin e mirë të fjalës. Më thoshin si ja dole? Realisht unë nuk zgjodha të jem e goditur, e mora vesh që jam e goditur, arrita ta fsheh, sepse nuk doja kimioterapinë, vazhdojë të mos e dua, por rrethanat familjare më shtynë drejt përzgjedhjes. Ti bindesha.

Nuk kam ndenjur një ditë e shtrirë në krevat. Dilja, dilja vazhdimisht, herë me këmbë e herë pa këmbë, herë me miq e herë pa miq, por nuk u dorëzova. Vetëm kjo ka qenë fuqia ime, të mos dorëzohesha edhe kur nuk ndjehesha mirë dhe thoja nuk kam fuqi të dal deri te “Pazari i ri”, i thoja vetes, “Po ç’do bësh shtirë? Çohu vishu, lyej buzët”, e kam kurajon të jem pjesë e jetës, ta dua jetën e të jem pjesë e saj”,-tha Reçi.

Më shumë…

Gazetarja Rezarta Reçi ka intervistuar më shumë se 750 personazhe dhe kësaj here është vendosur ajo në rolin e rrëfimtares për të treguar historinë e jetës për emisionin “Profil”.

E quajnë “peshku i kuq” dhe me të kemi notuar në jetët e shumë artistëve dhe personaliteteve shqiptar që ajo i ka zhveshur nga kostumi skenik për të njohur njeriun..

Ky “Profil” i jetës së Rezartës mbart emocione të forta, histori dhe rrëfime për jetën personale, për atë çka ajo nuk ka treguar në kamera. Prej 4 vitesh Rezarta është në luftë me kancerin, por ajo nuk e ka lejuar t’i cenojë asaj aktivitetet e përditshme apo daljet me familjarët apo miqtë.

E pyetur nga gazetarja Greta Topjana rreth personazheve që ka intervistuar ajo veçoi disa prej tyre si p.sh. Tinka Kurti, Timo Flloko, Kujtim Prodani, Ramadan Sokoli, Roza Anagnosti etj, ku me secilin kishte nga një kujtim për të ndarë.

Për Timon ajo tregoi se e ka pritur derisa ai vendosi se ishte gati të xhironte, por ai gjatë xhirimeve nuk ishte mire. Pretendohej që intervista të zgjaste pak por kishte zgjatur me orë…kështu tregonte vetë Rezarta saqë i gjithë stafi ishte i lodhur edhe zhgënjyer paksa.

Ndërkohë që me Tinka kurtin gjithçka kishte shkuar vaj, jo vetëm që kishin xhiruar shpejt, por Tinka edhe pse në moshë nuk e shfaqte lodhjen aspak, madje pas interviste kishte lënë një takim për të parukeri.

Këto e shumë dëshmi të tjera u rrëfyen nga Rezarta Reçi në “Profil”

 

Continue Reading

Aktualitet

Bomba: Rusët porosi për sulmet në burgun e Reçit në Shkodër

Ervin Karamuço, profesor i kriminalistikës ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur rreth ngjarjes kriminale të ndodhur në Shkodër, ku banesa e gjyqtarit Tonin Sterkaj u sulmua me tritol.

Karamuço tha se vështirësia më e madhe me të cilën përballen gjyqtarët në këto zona, është ajo e mbijetesës, pasi shpesh herë atyre u kërkohet o të “shiten” o të përballen me kërcënime të tilla.

“Vështirësia më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve në këto zona është të mbijetojnë ndaj këtyre njerëzve që duan ti mbajnë të kapur. Se qëllimi kryesor i këtyre organizatave kriminale është të kapin institucione. Disa i kanë kapur, edhe në prokurorinë e Shkodrës ka të kapur edhe në polici. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që ka një rrezik potencial që qytete të tilla të dalin jashtë kontrollit”,-tha Karamuça.

Ai më tej tregoi edhe një rast të planifikimit të një sulmi në burgun e Reçit nga banda ruse.

“Po them një rast, na është kapur në Han të Hotit, një rus. Ishte pjesëtar i organizatave kriminale “bradva”, vëllazëri ruse. U kap rastësisht në Han të Hotit, u çua në burgun e Reçit, ju dha afati për procedurat e ekstradimit, brenda natës vjen informacioni se do sulmohet burgu i Reçit në Shkodër.

Porosia ishte dhënë nga rusët e do ekzekutohej nga bandat malazeze me këto shqiptare. Rusi u mor brenda natës u soll në Tiranë e mbahej në një dhomë të sigurt pasi s’kishim besim se ai edhe në Tiranë mund të kishte ndonjë sulm. Bandat e planifikuan edhe këtë të sulmonin burgun që të nxirrnin këtë sepse u kanë borxhe bandave malazeze të lidhura me bandat ruse. Kur ata mendojnë këto gjëra ata janë të aftë të kthehen nga narkotrafikantë, në narkoterroristë,-tha Karamuço.
Continue Reading

Aktualitet

Rai 3 nuk transmeton dokumentarin e paralajmëruar

Radiotelevizioni Italian Rai 3 pa asnjë njoftim ka anuluar transemtimin e një emisioni për Shqipërinë, sic e paralëjrmoroi gjithë javën gazetari Sigfrido Ranucci.

Autori i emisionit investigativ Report ne Rai 3, Sigfrido Ranucci ka paralajmeruar gjatë gjithë javës Ramën dhe Melonin duke thënë se të dielën do të ketë gjëra të reja pasi  do te ishte pjesa e dyte e reportazhit per Shqiperine.

Mënyra se si ai ka paralajëmruar  pjesën e dytë linte të kuptohej se ajo ishte gati për trasnmetim.

Sot, Rai 3 nuk e transmetoi pjesen e dyte. Sigfrido Ranucci nuk ka dal në ekran por në facebook dhe ka njftuar se po pëpriqet ti marrë një intervistë kryeminstrit Edi Rama.

Sidoqoftë bashkë me të janë nauluar dhe disa emicione në ekranet e Shqipërisë që prisnin të komentonin pjesën e dytë të emisionit.

 

Continue Reading

Aktualitet

Shpërthimi në banesën e gjyqtarit në Shkodër, reagon Manja: Akt burracakësh, drejtësia do triumfojë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar për sulmin ndaj banesës së gjyqtarit në Shkodër, Tonin Sterkaj.

Manja kërkon zbardhjen e plotë të këtij rasti, ndërsa shton se kushdo që synon të intimidojë drejtësinë nuk do t’ja arrijë.

“Me Tonin Sterkajn më ka njohur puna si drejtues i Prokurorisë Shkodër, gjatë viteve 2002-2007 dhe miqësinë tonë të atyre kohëve të vështira e kemi pasurinë tonë më të madhe. Si mik dhe si koleg, sot, i kam shprehur Toninit dhe familjes së tij gjithë mbështetjen time!

Si Ministër i Drejtësisë, kërkoj nga organet kompetente të zbardhin sa më parë këtë akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë, por që nuk do ia arrijnë dot, aq më tepër me Tonin Sterkajn, gjyqtarin më të vjetër e më me përvojë që ka sistemi i drejtësisë sot në juridiksionin e shkallës së parë! Sot jam në krah të Toninit dhe familjes së tij dhe jam i bindur se drejtësia do triumfojë dhe në këtë rast!”, shprehet Manja.

Continue Reading

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Sauk, tre të plagosur

Tre pjesëtarë të një familjeje kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Policia tha se ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në një banesë në Sauk.

“Më datë 28.04.2024, në Sauk, në banesën e shtetasit A. D., dyshohet se ka plasur bombula e gazit dhe ka rënë zjarr. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit  A. D., 46 vjeç,  B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING