Connect with us

Aktualitet

Shpërthen Robert Aliaj: “S’kemi b**e” – Shqiptarët popull zvarranik, për sa kohë që …

Të ftuar në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel, ishin artisti i njohur Robert Aliaj dhe analisti Ilir Yzeiraj.

Duke folur për datën 8 dhjetor që njihet edhe si dita e Rinisë në Shqipëri artisti Robert Aliaj është shprehur se shqiptarët janë popull pa b**e dhe se do të jetë një popull zvarranik përjetësisht.

Ndërsa Ilir Yzeiri e ka kundërshtuar mendimin e tij. Ai tha se studentët edhe në vitin 1990 edhe në vitin 2018 na treguan se ne jemi një shoqëri e emancipuar.

“Elita që nuk është në gjendje të zbardhi një ngjarje që ka ndodhur dje. Ky është një problem, me këtë shtet. Me këtë popull që nuk prodhon dot njerëz që mund të thonë diçka të vërtetë.

Është dramatike fare kjo gjë. Unë përjetova se u ndaluam. Të gjithë ne që s’kishim lidhje, të gjithë këta manipulusa që sot ne i kemi aty. Këta që e vranë 1991, vranë gjithçka. Janë këta që vranë të njëjtën lëvizje studentore para dy vitesh. Unë këtë gjë nuk e fal. Nuk e di se si mund të hakmerret ky popull. Kjo është fatale për këtë vend. Do jetë një popull zvarranik përjetësisht për sa kohë është i paqartë.

Për sa kohë është në pritje të një qese me shpresë. Si kothere buke. Që pret më shumë t’ja zgjidhin hallin të tjerët. Ka shumë revoltë e ka gjithë populli shqiptarë. Sot në pushtet ata që ishin atëherë në pushtet. Ne kemi ata që trashëguan Ramiz Alinë. I kemi aty. e ke parë ça fytyre kanë. Që të gjithë.  Po pra i zgjedhim ne se jemi ky popull që s’kemi b**e. Jemi një popull që presim vetëm t’na i zgjidhin të tjerët problemet. Mundësisht të na ushqejnë. Nuk ka etikë. Etika është përmbajtja” , tha Robert Aliaj.

“Studentët në asnjë vend të botës nuk u nisën për të përmbysur sistemin. Studentët ngrihen kundër ideve regresive. Janë të tjerë ata që përfitojnë. Studentët edhe në 1990 edhe në 2018 na treguar se ne jemi një shoqëri e emancipuar. Jemi një popull vital që revoltohet. Pastaj se si organizohemi është një diçka tjetër. Ky vend ka njerëz që dinë të revoltohen dhe të protestojnë. Protesta e studentëve e tronditi qeverinë”, tha Yzeiri.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Politikanët thirren në SPAK/ Gazetari: Do vi dita që do e quajnë arritje burgun

Gazetari dhe specialisti i medias Erion Delvina ka ironizuar intervistën e kryebashkiakun Erion Veliaj në lidhje me Prokurorinë e Posaçme. Veliaj ditën e djeshme në median pro-qeveritare deklaroi se ndërtesa e ish-UKT-së që SPAK ka është dhuruar nga Bashkia Tiranë. Ndërkohë që Delvina ka ironizuar këtë deklaratë, duke e quajtur të pafytyrë.

Postimi i Plotë:

Do te vije dita qe pafytyresia e ketyre politikaneve qe therret SPAK-u të paraqiten si Çeçoja ne zyre do te shkoje deri aty sa t’i nisin njoftimet keshtu:
“E pabesueshme miq! Wow! Kam nderin dhe njeheresh krenarine e vecante te ftohem personalisht nga z. Dumani ne lidhje me nje bisede te ngrohte dhe te frytshme per babezite e mia. Ne lidhje me to projekti Bi Ju Ar Xhi (B.U.R.G.) me ka akorduar edhe nje burse 7-vjeçare”.

Continue Reading

Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e gjyqtarit në Shkodër (Emri)

Një shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese ka ndodhur rreth orës 03.00 pas mesnate në qytetin e Shkodrës.

Një shpërthim me lëndë plasëse në derën e oborrit te një banese ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit në qytetin e Shkodres.

Mësohet se lënda plasëse është vendosur sipas burimeve policore në oborrin e baneses së gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Nga raportimet e para bëhet me dije se nuk ka përsona të lënduar por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po heton mbi këtë rast dhe personin apo personat që kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse dhe shkaqet.

Continue Reading

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një banesë, raportohet për një të plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në orën 18:11 në lagjen “Dergut” të Shkodrës.

Për pasojë pronarja e shtëpisë A.M është plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit

Continue Reading

Aktualitet

“Njollë e zezë për Shqipërinë”/ Lala: Sulmi i Ramës ndaj RAI 3 skandaloze

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar investigimin e emisionit “Report” në televizionin italian RAI 3 për Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare.

Lala theksoi se investigimi i medias italiane ishte një njollë e zezë për Shqipërinë. Sipas saj, investigimi në fjalë tregon se lidhja e politikës me krimin e organizuar është në nivele të larta. Gazetarja shtoi më tej se ndërhyrja dhe telefonata e kryemistrit Edi Rama tek drejtuesit e RAI-t është skandaloze.

“Investigimi i RAI3 është njollë e zezë për Shqipërinë dhe tregon se korrupsioni dhe lidhja e politikës me krimin e organizuar është në nivele të larta. Qeveria shqiptare duhet të na tregojë rolin e Agaçit për trafikantët që kanë ardhur në Shqipëri dhe ata trafikantë e kanë bërë burgun që iu takon apo jo. Ndërhyrja e Ramës tek drejtuesit e RAI3 është skandaloze. Kjo sepse Rama pyetet nga gazetarët dhe ai nuk jep përgjigje. Imagjinoni ku ka arritur arroganca. Kryeministri e shikon median si një instrument në dorën e vet. Kryeministri duket i tronditur nga ky investigim. Fakti që kryeministri është irrituar, tregon se arroganca dhe korrupsioni ka shkuar në nivele të larta, shkojnë deri aty sa relativizojnë çdo gjë”, deklaroi gazetarja Lala.

Reportazhi i emisionit ‘Report’ në “Rai 3”, i publikuar mbrëmjen e 21 prillit ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit, gazetari italian Giorgio Mottola ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës. Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.

Continue Reading

Aktualitet

Tronditëse/ Një person me thikë në dorë, tenton të qëllojë disa fëmijë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas denoncimit të qytetari që ka dërguar një video në redaksinë e JOQ, një person i paidentifikuar ka tentuar të qëllojë me thikë disa fëmijë.

Nuk dihet shkaku i këtij veprimi por nuk përjashtohet mundësia që personi të jetë me probleme mendore.

“Pershendetje JOQ, desha te tregoja nje video qe ka ndodhur sot ne Vlore, ku nje i çmendur tenton te godasë fëmijët e shkolles me thike. Flm.”, thuhet në mesazhin e denoncimit nga qytetari.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING