Connect with us

Politike

“Sigurimi i Shtetit instaloi paisje radioteknike për të përgjuar familjen tonë dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-inxhinierit ushtarak

Publikohen disa nga historitë e panjohura të Sajmir Malokut, ish-inxhinier ushtarak që ishte diplomuar me ‘Medalje Ari” në Universitetin e Tiranës, i cili u arrestua nga Sigurimi i Shtetit më datë 13 maj të vitit 1976, në prani të 600 vetave në një sallë të madhe kinemaje në qytetin Burrelit, me akuzën si “agjent i mundshëm i Zbulimit Britanik dhe për agjitacion e propaganda kundër pushtetit popullor si dhe ndaj regjimit komunist”.

Lidhur me shkakun e vërtetë të arrestimit të tij, Sajmir Maloku dëshmon: “Për arsye se Televizioni Publik Shqiptar transmetonte vetëm 4 orë emission televiziv në ditë, unë në vitin 1970 duke lexuar mjaft literaturë të huaj shkencore arrita të ndërtoja një pajisje të thjeshtë elektronike televizive (shndërrues të sinjaleve televizive të Bandës UHF në VHF). Kjo shpikja ime bëri të mundur që populli shqiptar në të ardhmen të shikonte lirisht emisionet e stacioneve televizive italiane dhe jugosllave të Bandës UHF sidomos në zonat malore dhe bregdetare të vendit tonë.

Pyetja e parë që më bëri mua hetuesi në seancën e parë hetuesore ishte: “Ti je spiun i famshëm i Perëndimit, ashtu si Mata Hari. Na trego ore armik i poshtër veprimtarinë tënde agjenturore me Agjenturat e Fshehta të 17 Vendeve të Huaja Perëndimore dhe të Botës”. Kjo për arsye se Sigurimi i Shtetit kishte dyshime të mëdha për takimet e mia me turistët e huaj gjatë 8 viteve dhe të korespodencave të shumta postare me filatelista të vendeve të mësipërme. Sot ky hetues është i gjallë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë tonë në Tiranë dhe të dollapit tim të hotelit në Qytetin e Burrelit, Sigurimi i Shtetit gjeti dhe mori Librat e Shenjtë të Biblës dhe të Kuranit në gjuhën angleze; shumë libra dhe revista të vjetra angleze; disa fjalorë dhe blloqe me skica antenash moderne televizive; pajisjen time elektronike televizive me dy tranzistorë dhe përforcuesin e sinjaleve televizive; etj”.

Të gjitha këto e të tjera ngjarje të jetës së tij, që nga: fëmijria, shkollimi, periudha e rinisë me jetën në Tiranën e fillimviteve ’70-të, ndjekjen dhe survejimin nga Sigurimi i Shtetit, diplomimi, emërimi si inxhinier ushtarak i Ndërlkidhjes në një repart të Burrelit, arrestimin, gjyqin e demaskimin publik, hetuesinë, burgun etj, Sajmir Maloku i ka përmbledhur në një libër me titull “SI MBIJETOVA NE FERRIN KOMUNIST” (Botim i EMAL në shqip dhe anglisht), pjesë prej të cilave ai i ka dhënë për botim ekskluzivisht për Memorie.al

                                                  Vijon nga numri i kaluar

Sigurimi i Shtetit që nga viti 1965 na vuri nën survejim dhe ndjekje të plotë mua, babanë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes time për dyshime agjenturore të huaja të mundshme, kryesisht të Zbulimit Anglez, bazuar në vizitat e shpeshta të turistëve të huaj në shtëpinë tonë dhe për komunikimin postar që unë kisha bërë lidhur me mjaft filatelistë nga 17 vende të ndryshme të botës. Unë atëherë isha bërë edhe anëtar i Filatelisë Ndërkombëtare dhe këmbeja me ata me qindra pulla postare. Adresat e këtyre personave të huaj m’i dha turisti anglez S. di. Ë. Prandaj ata dhanë alarmin dhe morën masa ekstreme për survejimin e pjesëtarëve të familjes time.

Dyshimi se unë me anë të pullave postare, dërgoja informacione sekrete jashtë!

Sigurimi i Shtetit, siç do e theksoj dhe më poshtë, dyshonte më kot se unë me anë të këtyre pullave postare sikur dërgoja informacione sekrete në këto 17 shtete të huaja. Me direktivë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Drejtorisë të Sigurimit të Shtetit organet shtetërore të pushtetit lokal dhe të Drejtorisë së Policisë të Tiranës bënë një akt barbar dhe të pashembullt në ato vite duke dëbuar nga shtëpitë e tyre disa familje të persekutuara politike me mbiemrat Çoka, Mania, Gjika, që ishin komshinjtë më të afërt me shtëpinë time. Këto familje ishin tepër të varfra, por edhe shumë të dashura. Familja ime dhe ajo e xhaxhait tim, i ndihmonin shumë këto familje me ushqime dhe me veshmbathje. Menjëherë në shtëpitë e mësipërme, organet shtetërore policore vendosën katër familje komuniste ekstremiste, ku tre nga kryefamiljarët e këtyre familjeve ishin oficerë të Sigurimit të Shtetit.

Këto familje komuniste ishin me origjinë nga krahina ku kishte lindur diktatori Hoxha. Sigurimi i Shtetit në fshehtësi të plotë i kishte udhëzuar pjesëtarët e këtyre familjeve komuniste të lidhnin miqësi me familjen time në mënyrë që të hynin dhe të dilnin sa më shpesh si dhe të dëgjonin direkt bisedat familjare në shtëpinë tonë, ku hynin për vizitë mjaft miq, komshinj dhe farefisi jonë, sidomos mbasi ne u pajisëm 116 me aparat televizori. Një dhomë përdhese të njërës nga këto shtëpi dykatëshe u bë si zyrë e fshehtë dhe e rëndësishme e Sigurimit të Shtetit ku u vendosën mjaft aparatura elektrike përgjimi moderne ku punonin ditë e natë katër oficerë të tyre. Kjo dhomë sekrete ishte 20 metra larg shtëpisë time dhe prej andej përgjohej dhe survejohej edhe godina e Ambasadës së Turqisë, e cila ishte aty pranë sikurse edhe shtëpia ime.

Instalimi i aparaturave radioteknike të përgjimit për familjen time

Gjithashtu specialistët radioteknikë të Sigurimit të Shtetit, kishin instaluar edhe aparatura të mëdha magnetofoni me disqe regjistrimi të zërit me përmasa të mëdha në mënyrë që të regjistronin për ditë të tëra bisedat tona familjare dhe të personelit të Ambasadës Turke. Këto aparatura i kishin vendosur poshtë çative të kësaj shtëpie. Kam dëshmitarë të kësaj veprimtarie kriminale të Sigurimit të Shtetit, ata që banonin në shtëpinë ngjitur me këtë ndërtesë. Pastaj Sigurimi i Shtetit e përzuri këtë familje të persekutuar politike dhe aty u vendos familja e një ish – oficeri dhe bashkëpunëtori të Sigurimit të Shtetit.

Shtëpia e tij ishte përballë shtëpisë time dhe kjo gjë na i shtoi dyshimet tona se survejoheshim nga të gjitha anët prej njerëzve të Sigurimit të Shtetit. Nëna ime për këtë gjë na tha: “Na erdhi ujku prapa derës së shtëpisë dhe pret të na hajë”. Koha tregoi se fjalët e saj e parashikuan më së miri fatkeqësinë që i ndodhi familjes tonë. Siç e kam shkruar edhe më përpara, në muajin shtator të vitit 1965, drejtori i shkollës time më thirri në zyrën e tij, me porosi të Sigurimit të Shtetit për takimin që kisha patur para dy muajve me turistin anglez. Aty unë e sqarova drejtorin, në prani edhe të një personi tjetër shtetëror se turisti britanik S. di. Ë. ishte mik i Shqipërisë, i ftuar nga Qeveria dhe Komiteti Shqiptar për Marrëdhënie Kulturore me Botën e Jashtme, si anëtar me influencë i Organizatës Marksiste – Leniniste Angleze dhe punonte në Arkivat Britanike.

Gjithashtu unë këmbëngula që ata ta verifikonin këtë gjë, sepse ai ndihmonte historianët shqiptarë në Arkivat Britanike. Pas një jave, në një bisedë tepër të shkurtër, drejtori i shkollës më tha: “Saimir, u verifikuan thëniet e tua dhe ishin të sakta. Kujdes me këta njerëzit e Sigurimit të Shtetit, se kanë futur në burg kot së koti shumë njerëz për këto gjëra”. Sigurimi i Shtetit, që nga ajo kohë, e vuri në survejim familjen time, duke hapur edhe një dosje sekrete për këtë qëllim. Shumë informatorë dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, që banonin pranë shtëpisë e në mëhallën time, i jepnin informacione atyre për mua dhe familjarët e mi. Por familja ime ishte tepër e njohur dhe gëzonte respektin e mjaft banorëve të Tiranës, si një nga familjet më patriotike. Të gjithë e njihnin nga afër edhe vetë babanë tim dhe kontributin që ai ka dhënë në ndërtimin e shumë rrugëve dhe hidrocentraleve të Shqipërisë dhe si sportist i shquar.

Me udhëzimin e Sigurimit të Shtetit, më emëruan në Burrel

Në vitin 1967 me udhëzim të Sigurimit të Shtetit, unë sapo mbarova Shkollën e Lartë për Radiondërlidhje, u caktova, si masë ndëshkimore me punë në repartin ushtarak 3711, pranë qytetit të Burrelit. Siç e kam theksuar edhe më parë, unë punova aty dy vjet dhe kryesisht në zonën malore të Bizës së Martaneshit, që ndodhej në lartësinë 1200 m. mbi nivelin e detit. Me urdhër direkt të Ministrisë së Mbrojtjes, m’u besua të vija në përdorim dhe të mirëmbaja njërën nga dy aparaturat e reja më moderne dhe më të fuqishme të Radiondërlidhjes në Ushtrinë Shqiptare, aparaturë e sjellë nga Kina.

Diktatori Hoxha, për arsye se gjatë Luftës së Dytë Botërore e kishte pëlqyer këtë vend të mrekullueshëm dhe tepër strategjik në zonën e Bizës së Martaneshit, urdhëroi që aty të ndërtohej një repart ushtarak i Ushtrisë Shqiptare, i cili do të vihej në përdorim në rast lufte. Shumë banorë të hershëm të kësaj zone malore e turistike, ishin bërë miqtë e mi, të cilët më tregonin mbi furnizimet ajrore britanike si dhe për Misionin Ushtarak Britanik nën drejtimin e gjeneralit Dejvis gjatë Luftës. Unë i falënderoja për këto shpjegime të rastit dhe u dhuroja ndonjë elektrik dore, u blija ndonjë ushqim, ose në raste jo të pakta, u jepja radion time të dorës, të dëgjonin lajmet ose muzikë.

Aty, në punën time, u miqësova me njerëz të mrekullueshëm si: M. Poçari, V. Gjyli, B. Gjoni, F. Mera, A. Grimci, M. Haxhia, O. Shabani e tjerë. Unë u dallova dhe u vlerësova së tepërmi nga komanda e repartit 3711 dhe nga Ministria e Mbrojtjes për punën time si oficer radiondërlidhjeje, si dhe për shpëtimin e disa njerëzve nga fatkeqësitë natyrore gjatë periudhës së dimrit në zonën malore të Martaneshit. Gjithashtu mua nga këto institucione m’u premtua se në vitin 1969, do të vazhdoja studimet e larta inxhinierike në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Ky ishte një lajm tepër i gëzueshëm për mua dhe familjen time. Me këtë rast, unë do të isha pranë babait tashmë të paralizuar, si dhe televizorit. Madje, qysh në moshë të vogël në vetvete kisha shprehur dëshirën të mësoja zanatin e radioteknikut dhe, në rritje e sipër, të ushtrohesha me riparimin e televizorëve shtëpiakë.

Në moshën 17 vjeçare, montova vetë një radio elektrike

Unë në moshën 17 vjeçare montova vetë një radio elektrike me katër llamba si dhe një qendër të vogël zëri. Kjo përvojë e madhe e imja më lehtësoi së tepërmi të inkuadrohesha në studimet e mia të fushës inxhinierike. Në ato vite shumica e ushtarakëve të Ministrisë së Mbrojtjes ishin të pakënaqur nga regjimi komunist, sepse për javë të tëra punonin në zonat malore dhe kodrinore, larg familjeve të tyre dhe paga mujore ishte e ulët. Gjithashtu, bazuar në përvojën e ushtrisë kineze, gjatë Revolucionit Kulturor të vitit 1965, diktatori Hoxha dhe kryeministri Shehu urdhëruan heqjen e gradave ushtarake dhe vendosjen e komisarëve politikë në ushtrinë shqiptare.

Gjithashtu, u vendos që populli dhe rinia shqiptare bazuar në urdhrin e tyre dhe në teorinë kineze të trekëndëshit revolucionar “Mësim, punë, kalitje ushtarake”, u vendos që një muaj në vit të merrnin pjesë në stërvitje ushtarake. Rinia shkollore duhet të merrte pjesë një muaj, për çdo vit shkollor, të punonte në aksione për ndërtimin e hekurudhave të vendit e të rrugëve automobilistike ose në hapjen e tokave të reja bujqësore nëpër kodra dhe male. Rininë diktatori Hoxha e quajti rinia e aksioneve. 118 Filloi teoria e revolucionarizimit të mëtejshëm të Partisë dhe të pushtetit së bashku me revolucionin antifetar kudo në Shqipëri. Bazuar në eksperiencën e Revolucionit Kulturor të Kinës të vitit 1965 diktatori Hoxha vuri në programin e Partisë Komuniste (e Punës) luftën kundër burokracisë, konceptin e luftës së klasave dhe revolucionarizimin e mëtejshëm të gjithë jetës së vendit dhe heqjen e fesë.

Urdhëri për ndalimin e fesë dhe prishjen e kishave e xhamive

Që të kontrollonte botën shpirtërore të popullit tone, regjimi komunist më 6 shkurt të vitit 1967, e shpalli Shqipërinë si shteti i parë ateist në botë. Ndërsa më 27 shkurt të vitit 1967, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste (e Punës) nxori një urdhëresë sekrete që të prisheshin të gjitha kishat dhe xhamitë si dhe teqetë e Shqipërisë. U dha urdhër që çdo komunist duhet të jetë ateist, për arsye se botëkuptimi fetar është i papajtueshëm me rrymën marksiste-leniniste dhe me vijën politike të Partisë Komuniste. Rinia duhet të ishte pararojë e luftës kundër fesë dhe prishjes së objekteve e kulteve fetare. Militantët ekstremistë, të drejtuar nga shefat e tyre komunistë, prishën, thyen dhe hoqën nga varret simbolet fetare apo mbishkrimet në gjuhën latine ose turke duke dëmtuar rëndë varrezat e vjetra publike të qyteteve dhe të fshatrave sidomos ato të kryeqytetit. Mbas këtyre vandalëve komunistë qëndronte Sigurimi i Shtetit dhe organizatat e masave si leva të Partisë. Rinia duke ndjekur parullat: “Klerikë, dorëzojani rinisë çelësat e kishave dhe të xhamive!”, u sulën me vrull të madh në prishjen e objekteve e kulteve fetare.

Me qindra kisha, xhami dhe teqe u shkatërruan. Një pjesë e kishave u bënë depo dhe magazina të kooperativave bujqësore dhe si stalla për mbajtjen e bagëtive. Kishat katolike të Tiranës dhe të Shkodrës u kthyen në stadiume të lojërave me dorë dhe palestra sportive. Disa objekte fetare u bënë muzé për turistët e huaj. Me dhjetëra priftërinj dhe hoxhallarë u burgosën, u internuan apo u pushkatuan. Viti 1967 shënoi persekutimin më të egër të diktaturës komuniste. Për besimtarët filloi periudha më e errët, sepse Sigurimi i Shtetit urdhëroi që populli të dorëzonte, të digjte dhe të shkatërronte të gjitha librat, ikonat apo objektet fetare që “ishin” në ambientet shtëpiake. Banorët nisën të faleshin fshehurazi dhomave e bodrumeve të shtëpive. Diktatori Hoxha mburrej në fjalimet e tij para popullit, duke thënë: “Shqipëria është vendi i vetëm ateist në botë”, “Feja është opium për popullin”, “E çrrënjosëm fenë duke e zëvendësuar me ideologjinë marksiste – leniniste”, “Zot i Shqipërisë është Partia Komuniste”, “Lavdi Marksizëm-Komunizmit”, “Poshtë armiqtë e klasës, të na rrojë Partia” etj.

Kulti i individit për diktatorin Hoxha

Filloi kulti i individit për diktatorin Hoxha. Populli e quante atë edhe si diktatorin e fjalëve të urta, sepse ai kishte studiuar një vit në një universitet në Francë, duke mos i përfunduar studimet. Ja disa nga shprehjet e diktatorit Hoxha nëpër kongreset e Partisë Komuniste apo në mitingjet para popullit: “Kur do, Partia e zë lepurin me qerre”; “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara”; “Ujët fle, hasmi nuk fle”; “Në kapitalizëm njerëzit janë si ujqër ndaj njëri-tjetrit”; “Shqipëria 119 është kala e pamposhtur në brigjet e Adriatikut”; “Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni”; “Armiqtë na kanë në grykën e pushkës, kurse ne i kemi në grykë të topit”; “Të ndërtojmë socializmin duke u mbështetur në forcat tona”; “Ne edhe bar hamë, por vijën e Partisë nuk e shkelim” etj. Edhe në shkolla hyri fuqishëm ideologjia komuniste ku mjaft këngë revolucionare për Partinë dhe për Enverin rinia duhet t’i mësonte e t’i këndonte me detyrim nëpër aksione dhe stërvitje ushtarake.

Dita e shtunë e javës u quajt “e shtuna komuniste”, ku qytetarët duhet të punonin falas për shumë orë nëpër aksione në fshat e në ndërmarrje, uzina e kombinate të njërit apo tjetrit qytet. Nisi modernizimi i ushtrisë, ndërtimi i 174 mijë bunkerëve, i shumë ndërmarrjeve ushtarake të prodhimit të armëve, municioneve si dhe këpucëve dhe rrobave ushtarake etj. Populli dhe rinia u hodh në këto aksione dhe stërvitje ushtarake sipas modelit kinez. Stërvitjet ushtarake ishin tepër të lodhshme si në zonat malore ashtu edhe kodrinore. Ata që kundërshtonin të merrnin pjesë nëpër zboret ushtarake dënoheshin edhe me burg. Çdo vit afro 30 % e buxhetit kombëtar shkonte për shpenzime ushtarake. Uniforma e vjetër ushtarake u zëvendësua me uniformën e re të modelit të ushtrisë kineze. Filloi kudo, në punë, në brigada të kooperativave bujqësore, në shkolla e në ushtri leximi i detyrueshëm i librave të diktatorit Hoxha.

Ky numër i librave apo i Veprave të diktatorit Hoxha e kaloi ndër vite numrin 40. Shpesh në shtypin e ditës si “Zëri i Popullit”, “Bashkimi” madje edhe në gazetën letraro-artistike “Drita”, botoheshin analiza e komente rreth këtyre Veprave. Gazeta “Zëri i Popullit” doli për herë të parë në vitin 1942. Ajo ka qenë gazeta zyrtare e Partisë Komuniste, e Partisë së Punës dhe e Partisë Socialiste. Filloi kështu të përhapej kulti i individit i diktatorit Hoxha. Populli u terrorizua nga këto masa revolucionare si: gjimnastika e mëngjesit në trotuaret e dikastereve; shpeshherë veshja e pse jo, edhe qethja e flokëve sipas mënyrës kineze aq sa flitej, sigurisht fshehurazi e me zë të ulët: “U bëmë si kinezët dhe Shqipëria u bë një Kinë e vogël në Evropë”. “U bëmë si çunat e tezes dhe po na qethin si ata duke na vënë edhe gjimnastikën e mëngjesit nëpër zyra shtetërore, shkolla, reparte ushtarake e tjerë”.

Fletë-rrufetë në Tiranë, si “dacibaot” në Kinë!

Gjithashtu, diktatori Hoxha u kthye, si vite me parë, ashtu si Stalini dhe vuri me detyrim që në shkolla të mësohej gjuha ruse duke filluar me mbarimin e shkollës fillore. Ndërsa tani, teksa po ndiqet vija e Mao Ce Dunit, lutemi të mos na vënë me detyrim mësimin e gjuhës kineze nëpër shkolla”. Sipas modelit kinez, nëpër rrugët e Tiranës dhe të qyteteve kryesore të Shqipërisë lëviznin grupet e gardistëve të kuq shqiptarë. Ata demaskonin djemtë dhe vajzat e reja që visheshin sipas modës perëndimore apo që mbanin flokë të gjata dhe që këndonin apo vallëzonin sipas muzikës moderne amerikane dhe angleze duke i quajtur “gagarela”. Nëpër media regjimi komunist deklaronte se kërcimet e Rock and Roll-it dhe të Tëist-it dëmtonin shëndetin e rinisë duke shtrembëruar gjymtyrët dhe shtyllën kurrizore të njeriut. 120 Në rrugët kryesore të Tiranës ishin të vendosura disa stenda të mëdha me mbishkrimin “Bodeci” ku militantët komunistë vendosnin fotografitë e këtyre djemve dhe vajzave të mësipërme për t’i demaskuar ato gjerësisht në popull.

Shpesh te dera e shkollës, të punës apo të kinemave këta militantë ekstremistë që mbanin në krah një shirit pëlhure të kuq nuk lejonin të hynin aty të gjithë ata djem dhe vajza që kishin pantallona të gjera në fund të këmbëve ose ua grisnin publikisht atyre, apo ata djem që kishin flokë të gjata si “Bitëllsat”, e tjerë. Arma më e mbrapshtë e një njeriu është mendja e tij me mendime dhe koncepte të gabuara dhe të këqijat ndaj jetës dhe shoqërisë. Kjo e bën atë vrasës, kriminel, shpifës, spiun, mashtrues, ekstremist, të djallëzuar etj. Edhe Komunizmi, edhe eksperienca staliniane që iu fut si një shushunjë në mendjen e diktatorit dhe të shokëve të tij besnikë të Partisë Komuniste dhe të dhjetëra e mijëra anëtarëve dhe militantëve të saj mbolli në Shqipëri gjatë 47 viteve atë terror të paparë të shoqëruar me vrasje, varje, pushkatime, burgosje, internime dhe dëbime të dhjetëra e mijëra banorëve të pafajshëm të vendit tonë.

Ishte diktatori Hoxha, i cili kur mori pushtetin i premtoi popullit tonë se: “Kemi ngrënë gjellë me lugë druri dhe kur të ndërtojmë socializmin, do të hamë me lugë floriri”. Ai gjithmonë në fund të fjalimeve të tij publike thoshte: “Përpara për fitore më të mëdha për ndërtimin e socializmit në vendin tonë”. Regjimi komunist përmes mjeteve të fuqishme të propagandës i tregonte popullit tonë se Marksi, Engelsi dhe Lenini ishin baballarët dhe klasikët e komunizmit, ndërsa Stalini dhe E. Hoxha ishin si bij besnikë dhe zbatues të flaktë dhe të denjë të kauzës së komunizmit. Për këtë gjë u zbatua dhuna revolucionare. Propaganda komuniste i kishte mbushur fasadat e ministrive në Tiranë me portretet e mëdha të këtyre personave të mësipërm apo gjatë parakalimeve të popullit gjatë festave kombëtare ku diktatori Hoxha përshëndeste popullin e pse jo, edhe duke i hedhur ndonjë lule.

Ndërtimi llogoreve dhe kolektivizimi bujqësisë

Gjithashtu u shtuan mjaft stërvitjet ushtarake nëpër male dhe puna në ndërtimin e tuneleve, llogoreve, depove ushtarake etj. Populli i Burrelit dhe i Martaneshit ku unë punoja si dhe i mjaft krahinave malore nëpër Shqipëri, ishte mjaft i pakënaqur nga heqja e fesë dhe nga kooperativizmi i fshatrave apo nga arrestimet e shumta që bënte Sigurimi i Shtetit. Shumë malësorë, që të mos kolektivizonin bagëtitë, filluan shitjet dhe therjet në masë të mijëra deleve dhe qengjave të tyre duke e shitur mishin me një çmim mjaft të lirë. Një pjesë e këtyre fshatarëve për mjaft vite fshehën një pjesë të bagëtive të tyre. Kjo gjë dëmtoi së tepërmi zhvillimin e blegtorisë në vendin tonë dhe bëri që populli gjatë krizës së mishit të hante pula të importuara, kryesisht hungareze. Edhe nëpër dasma apo ceremoni mortore nuk përdorej mish viçi, lope apo derri sepse magazinat shtetërore të mishit ishin bosh dhe kishin vetëm pula të importuara.

Gjithashtu edhe vezët ishin të racionuara saqë njerëzit kur kishin dasma rrinin katër apo pesë muaj pa marrë dhe ngrënë vezë, që t’i merrnin ato në kohën e dasmës. Apo të rrije gjithë natën para dyqanit të bulmetit për një shishe qumësht. Ja, këto ishin “mrekullitë përrallore të komunizmit”, që e trullosnin popullin me shprehjen e famshme të diktatorit Hoxha: “Ne bar do hamë dhe idealet e komunizmit nuk i shkelim”. Habiteshe kur në punë njerëzit në pushimin e drekës hanin bukë me gjizë apo me djathë shoqëruar me qepë ose me presh. Në repartet ushtarake shiheshin me përbuzje dhe urrejtje oficerët e Sigurimit të Shtetit që punonin aty. Kjo gjendje e nderë në Ushtrinë shqiptare vazhdoi për shumë vite.

Dënimi i ushtarakëve madhorë

Në vitin 1974 regjimi komunist arrestoi dhe pushkatoi shumë nga drejtuesit e lartë ushtarakë, përfshirë këtu edhe personalitete të larta si ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Petrit Dume, shumë gjeneralë e duke arrestuar me qindra oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të pafajshëm. Oficerët e Sigurimit të Shtetit bënin ligjin në ushtri në atë kohë. Aq katilë dhe antihumanë ishin drejtuesit e lartë të Partisë Komuniste dhe të Qeverisë ndaj popullit sa në vend që të blinin lopë race dhe bagëti me shumicë apo të ndërtonin sa më shumë stalla lopësh dhe ndërmarrje pularie, ata urdhëronin të bliheshin armatime dhe fabrika eksplozivash e të prodhimit të armëve dhe të fishekëve, tanke, aeroplanë Mig, apo ndërtimi i mijëra bunkerëve e tjerë. Pra, populli le të vuante urie, por në plan të parë ishte mbrojtje e atdheut.

Studimet universitare në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike

Siç e kam theksuar më parë, në shtator të vitit 1969 unë fillova studimet universitare në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në degën Elektronikë, e cila ishte dega më e vështirë për Shkollat e Larta në vend. Përgjatë një viti para se të filloja studimet e larta kisha lexuar e studiuar librat e Fizikës, Matematikës dhe Kimisë të Shkollës së Mesme. Kjo më dha mundësinë që studimet në universitet t’i përvetësoja më me lehtësi. Të gjithë pedagogët e fakultetit mbetën të habitur dhe krijuan një respekt të dukshëm për mua për rezultatet bindëse deri në atë kohë. Isha student i rregullt dhe studioja afro katër orë pasditeve, mbasi kthehesha nga shkolla. Ëndrra ime ishte të bëhesha inxhinier elektronik. Ishte dëshira më e madhe e rinisë së asaj kohe të vazhdonin studimet në këtë fakultet. Kjo sepse deri në atë kohë e kisha përvetësuar në maksimum profesionin e radioteknikut. Mbrëmjeve, pothuajse çdo natë, shtëpia ime ishte kthyer në sallë kinemaje ku me dhjetëra qytetarë vinin për të ndjekur emisionet televizive. Dëshira e qytetarëve të Tiranës që të shikonin programet televizive italiane ishte e jashtëzakonshme. Shpeshherë unë i shikoja ata duke fshirë lotët e syve të tyre nga gëzimi i madh kur shikonin këto programe televizive, të cilat ishin shndërruar në një ushqim shpirtëror për to. Është dëshmitar populli i kryeqytetit për këtë ndodhí tepër mbresëlënëse dhe i kujtojnë me respekt edhe sot e kësaj dite prindërit e mi që e mbanin hapur derën e shtëpisë./Memorie.al

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

“Ta bëjmë natën ditë”/ Berisha kërkon qeveri teknike…

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Triumfi i Tiranës është fitore vendimtare për qeverinë teknike të ardhshme dhe rikthimin e opozitës në pushtet.

Nga ballkoni i banesës së tij  ku prej 30 dhjetorit po vuan arrestin e shtëpisë, Berisha iu referua protestave të fundit të zhvilluara para bashkisë së Tiranës, ku tha se duhet “ta bëjmë ditën natë”, deri në protestën e ardhshme që do të mbahet të martën.

“Është koha e provës, është ora e provës për çdo shqiptar që ndjehet opozitar. Për çdo shqiptar që përjeton padrejtësi në kurrizin e tij. Të bashkohemi në një front të përbashkët. Fitoren e kemi të sigurt”, tha Berisha.

Po ashtu Berisha ftoi profesionistët e lirë në protestë. “Bashkohuni me ne për padrejtësinë e madhe që u ka bërë Edi Rama”, tha ish kryeministri.

“Kam një thirrje të veçantë për ata dhjetëra mijëra specialistë dhe ekspertë të profesioneve të lira, shërbëtorë të nderuar të qytetarëve shqiptarë. Bashkohuni me ne për padrejtësinë e madhe që u ka bërë Edi Rama. Bashkohuni me ne të përballemi dhëmb për dhëmb jo vetëm për veten, por për fëmijët tanë, për mbarë shqiptarët. Studenteve dhe studentëve, gjimnazistëve dhe gjimnazisteve iu bëj një thirrje zemre, ngrihuni në lartësitë e ëndrrës suaj se ju, se familja, se Shqipëria nuk ka asgjë më të bukur se ëndrrën tuaj të bëhet realitet”, u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës

Miqtë e mi, dje ishte një ditë e bardhë, një ditë fitoreje.

Ishte agu i ngadhënjimit të opozitës mbi narkodiktaturën.

Ndaj dhe këto ditë gjer të martën e bekuar që vjen, ta bëjmë natën ditë.

Të punojmë, të trokasim në çdo zemër të qytetarëve të Tiranës.

Të mblidhemi të martën për të festuar fitoren.

Fitoren e merituar.

Fitorja, triumfi i Tiranës, çlirimi i shtëpisë së parë të kryeqytetit është fitore vendimtare për qeverinë teknike të ardhshme.

Është fitore vendimtare për rikthimin e opozitës në pushtet.

Është fitore vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe çeljen e rrugës së integrimit të këtij vendi.

Ndaj përsëri sonte u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohemi në kauzën tonë të drejtë.

Ju bëj thirrje të gjithë atyre forcave politike, lëvizjeve politike që e ndjejnë se kleptokracia, se sundimi i drogës, bandave dhe krimit të Edi Ramës janë dramë e vërtetë kombëtare për shqiptarët.

Të bashkohemi, të përmbushim misionin tonë, shpëtimin e Shqipërisë.

Është koha e provës, është ora e provës për çdo shqiptar që ndjehet opozitar.

Për çdo shqiptar që përjeton padrejtësi në kurrizin e tij.

Të bashkohemi në një front të përbashkët.

Fitoren e kemi të sigurt.

Continue Reading

Politike

Sula: Berisha, Meta dhe Basha figura të konsumuara, shumica e deputetëve luftojnë për karrige

Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë figura të konsumuara që i japin një tjetër mandat Edi Ramës. Kështu deklaroi në “Studio Live” në Report Tv deputeti i opozitës Dashnor Sula, ndërsa nënvizoi se në kushtet aktuale opozita nuk fiton.

“Berisha, Basha, Meta janë figura të konsumuara. Problemi i opozitës është i madh. E kam thënë Berisha, Basha dhe Meta janë figura të konsumuara. Nëse vazhdojmë kështu Rama është fitues”, shtoi ai.

Shqetësuese për Sulën është fakti që deputetët opozitarë e bëjnë luftën për karrige.

Lëpihen për të marrë një mandat, kjo është e rëndë dhe kjo më shqetëson mua”, shtoi Sula.

Deputeti i opozitës nënvizoi se as Berisha dhe as Basha nuk kanë votat për të ardhur në pushtet.

“Basha nuk ka as 10% të votave. Sali Berisha 30%. Zoti Basha na ka bërë dëm të madh. Zoti Basha nuk ka lëvizur që kur ke qenë ti në krah të djathtë të tij. Ti ke lëvizur ai nuk ka lëvizur. Në maj të vitit 2021 Sali Berisha u shpall non grata. Edhe djegia e mandateve është gabim trashanik i Bashës. Pse i dogji mandatet? Nuk binte qeveria e Edi Ramës”, shtoi deputeti.

Sula tha gjithashtu se për shkak të situatës në të cilën ndodhen fraksionet e opozitës, i ka bojkotuar edhe mbledhjet e grupit.

“Unë nuk shkoj në mbledhje grupi prej një muaji e kam bojkotuar se vendimet që merren nuk janë të drejta”, u shpreh më tej deputeti.

Continue Reading

Politike

Kadilli: Lidershipi i PD, cingun i etur për famë e pasuri

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se mes tij dhe lidershipit të PD ka një ndarje të madhe.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kadilli u shpreh se Gazment Bardhi hidhte akuza në drejtim të Sali Berishës dhe Flamur Nokës dhe e njëjta gjë anasjelltas, teksa tanimë ata janë bashkuar dhe për të, kjo tregon se nuk ka moral.

Sipas Kadillit, lidershipi i PD është cingun i etur për famë e pasuri dhe nuk prodhon politikë.

“Në Kuvendin e datës 18, kam thënë një parti vdes në momentin që gëlltit gënjeshtrat që prodhon vetë. PD dhe politikanët drejtues të PD e prodhojnë vetë gënjeshtrën dhe e gëlltisin dhe besojnë po vetë. Ata që flasin për bashkimin për mua kanë një nivel mendor shumë të ulët, janë te niveli i aritmetikës, nuk shkojnë dot as te matematika. E keqja është, pse bashkohen dhe për çfarë u ndanë? A u ndanë për disa arsye politike? Ranë këto arsye? Jo, nuk ranë. Përse lëvizin një grup deputetësh nga një kamp në kampin tjetër. Ndryshuan arsyet politike për të cilat u ndanë dhe luftuan me hunj në dorë ndaj njëri tjetrit? Jo. Bardhi e quante Berishën përgjegjës për vrasjen e 26 viktimave në Gërdec, e quante babi i Xenit. Berisha e quan përgjegjës Bardhin për vrasjen në Elbasan. Bardhi e quan Nokën të lidhur me krimin e organizuar në Londër dhe që fsheh pasurinë në Gjirin e Lalzit, tani këta bashkohen dhe bëjnë edhe tur të dy bashkë.

Po çfarë ndodh, pse bashkohet Bardhi me Nokën nëse paska qenë i lidhur me krimin, se unë akuza politike bëj ndaj Ramës, të lidhur me pushtetin, që përdor paratë e krimit, që fsheh pasuritë po pse nuk u bashkokemi edhe me Ramën atëherë? Ka nivel mendor mizerabël në të gjithë këtë aksion politik. Mërzitem edhe që e marr seriozisht kur i komentoj këta njerëz sepse nuk e meritojnë as t’u flasësh më. Me lidershipin e partisë kam një ndarje të madhe sot. Janë cingun në shpirt në mëndje, janë të uritur për famë dhe pasuri, për tjetër gjë, jo. Për të prodhuar politikë jo, opozita nuk fiton duke u bashkuar në amoralitet. Opozita forcohet dhe bëhet kërcënim për pushtetin e kalbur të Ramës vetëm kur ndryshon. Nuk mund të fitosh pa ndryshuar”, theksoi ai

Continue Reading

Politike

Veliaj replikon sërish me analistët: Duan të kapin ndonjë vilë a zarf…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar opinionistët e televizioneve teksa tha se duke e sharë e sulmuar atë medojnë se mund të kapin ndonjë vilë a zarf të radhës.

Nga Farka ku ishte ditën e sotme, ai tha se nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe se ësht më energjik se kurrë.

“Për të gjithë ata që shtyhen dhe çirren, për të gjithë ata që vjellin vrer non stop nëpër televizione për Bashkinë e Tiranës, nuk e kanë me ju, se e shijojnë lezetin që u është rritur vlera pronës e shtëpisë, e kanë me mua, se duke i rënë kryetarit mendojnë se kapin ndonjë vilë tjetër, se kapin ndonjë një zarf tjetër.

Duke i rënë kryetarit mendojnë se do dorëzohem e do lodhem dhe do ta ndërpres këtë kontribut. Unë jam më i vendosur e më energjik se kurrë.

Të rrish në studio e të japësh mend se në Tiranë nuk bëhet asnjë punë, pasi je bërë llucë në kazino, është kollaj. Nga divani të gjithë janë mjeshtra, tregojnë edhe si qeveriset bota, planeti dhe universi.

Të dalësh në rrugë me fshesë, me lopatë, të sigurohesh që krasitet, që pastrohet, t’i rrish punës tek koka, ky është heroizmi i shekullit ku jetojmë dhe këta janë njerëzit, heronjtë tanë të punës” – tha Veliaj.

Continue Reading

Politike

Kadilli: Basha fajtor, s’bëri dot asnjë betejë. Pikëlluese të shohësh PD në këtë gjendje

Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Fatbardh Kadilli bën fajtor Lulzim Bashën për situatën në të cilën ndodhet partia. I ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, Kadilli thotë se Basha nuk bëri asgjë për ta mbajtur partinë të bashkuar dhe për të izoluar aksionin e ndërmarrë nga Sali Berisha.

Sipas tij, Partia Demokratike ka probleme të rënda me të vërtetën ndërsa Foltorja nuk ka asnjë lidhje me atë që proreklamonte, për t’u bërë një parti më demokratike.

Pjesë nga intervista:

Kadilli: Ajo që ndodh në Shqipëri, një magnet që nuk të lejon të shkëputesh edhe sikur të duash është një investim i madh, i bërë nga shumë njerëz për një parti që lindi si shpresë dhe vrau shpresën e opozitarizmit. Është pikëlluese të shohësh në këtë gjendje partinë që lindi si shpresë dhe që nuk po arrin dot të krijojë një projekt politik.

Basha fajtor për situatën ku ndodhet PD?

Kadilli: Ndaj të njëjtin mendim. Në fillim kam besuar fort që përgjegjësia e ndarjes vjen nga aksioni individual i z. Berisha për arsyet e veta politike dhe personale që e çoi partinë në çarje. Ajo që u nis si Foltore nuk kishte asnjë lidhje me atë çfarë proklamonte, nuk kishte asnjë lidhje me idetë politike për të bërë një parti më demokratike më të hapur. Madje shumë teza të manifestit tim politik u keqpërdorën në atë turin e zhurmshëm të Berishës në vjeshtën e vitit 2021. Madje edhe në statut u përfshinë disa gjëra, por nga ai manifest u morën fjalë jo mendime. U mor fraza por jo besimi te ajo vlerë që përfaqësohej.

Dhe përfundimi është që sot unë ndaj më shumë përgjegjësi për z. Basha i cili nuk bëri dot asgjë, asnjë betejë të sinqertë, të vërtetë për të mbajtur PD të bashkuar, për të izoluar aksionin e Berishës. Dhe kur kujtohet të lëvizë, lëviz në mënyrë shumë të cekët, e palidhur me qytetarin. Çdo gjë që thuhet në të dy pjesët e PD, janë politika, nëse do e quaj të tillë, por nuk është politikë që i flet qytetarit. Dhe kjo parti ka probleme të rënda me të vërtetën. Në të dy Kuvendet e PD, ia kam thënë të vërtetën në sy. Dhe nuk mund të jetë fituese e shkuara dhe humbja. Humbja nuk bëhet fitore dhe e shkuara nuk bëhet e ardhme

Continue Reading
Advertisement

TRENDING