Connect with us

Bota

Studimi i ri – Grupet e gjakut më rezistentë ndaj COVID-19 – Shqiptarja.com

Sipas një studimi të ri shkencor kanadez, grupet e gjakut ndikojnë në infektimin me koronavirus.

Në bazë të të dhënave të studimit të fundit, njerëzit me grupin e gjakut O kanë mesatarisht 12% më pak të ngjarë të infektohen me koronavirus në krahasim me grupet e tjera të gjakut.

Gjithashtu, personat me një grup gjaku negativ (O-, A-, B- ose AB-) kanë një rrezik 21% më të ulët të infektimit me koronavirus sesa ata me një grup gjaku pozitiv.

Gjithashtu, njerëzit me grupin e gjakut O kanë 13% dhe 19% më pak të ngjarë të kenë simptoma të rënda Covid-19 ose të vdesin nga Covid-19. Prandaj, personat me  grup gjaku negativ O- janë më pak të rrezikuar se çdo grup gjaku tjetër.

Sipas studimit rreziku i infektimit nga  SARS-CoV-2 është 15% më i lartë për grupin AB se sa për grupin A dhe 5% më i ulët për grupin O sesa për grupin  A. Personat me grupin B kanë një rrezik 21% më të lartë të infektohen me  Covid-19 sesa ata me grupin A.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Joel Ray i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Torontos dhe Spitalit St. Michael, analizuan testet e gjakut të 225,556 personave me një moshë mesatare 54.

44% prej tyre kishin grupin O, 36% grupin A, 15% B dhe 5% AB.

Zbulimi i studimit kanadez është  në përputhje me ato të një gruaje më të vjetër kineze, e cila ishte e para që zbuloi se jo të gjitha grupet e gjakut kanë të njëjtin rrezik të infektimit me koronavirus.

Një studim kinez, i cili mori në studim 2,173 pacientë me Covid-19 në tre spitale në Wuhan dhe zonën përreth Hubei zbuloi se shkalla e vdekshmërisë nga Covid-19 ishte më e lartë në grupin e gjakut A (41% të të gjitha viktimave), ndërsa përqindja e njerëzve me të njëjtin grup gjaku në popullatën Wuhan  ishte 34%. Nga ana tjetër, shkalla e vdekshmërisë së njerëzve me Covid-19 me grupin O ishte më e ulët (25%) krahasuar me përqindjen e grupit O- në popullatën e përgjithshme (32%).

Çdo person i përket një prej tetë grupeve të gjakut. Këto grupe janë nënkategori të katër grupeve kryesore të sistemit ABO (A, B, AB ose O). Sipas sistemit  rhesus (Rh) këto katër grupe  ndahen në Rh pozitiv (+) ose Rh negativ (-), duke krijuar tetë lloje ose grupe themelore të gjakut: O-, O +, B-, B +, A-, A +, AB- ose AB +.

Sistemi Rhesus u zbulua në vitin 1939 dhe bazohet në praninë e antigjeneve , kryesisht të antigjenit D. Antigjenet janë molekula që lidhen me një antitrup. Një person mund ose nuk mund të ketë faktor Rh (antigjen D) në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut, kështu që ata klasifikohen si rezus pozitiv (Rh +) ose negativ (Rh-).

Jo të gjitha grupet e gjakut janë në përputhje me njëri-tjetrin. Kjo është për shkak të antitrupave të ndryshëm që çdo person ka në varësi të grupit të gjakut.

Zelenskyy: Ukraina po punon për përmirësimin e programit të dronëve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të hënën se vendi i tij po punon për të përmirësuar programin e dronëve, ndërsa vendi po lufton kundër agresionit rus që nisi para më shumë se dy vjetësh.

Deklarata e tij u bë një ditë pasi ai u bëri sërish thirrje aleatëve për të dërguar në Ukrainë sisteme të mbrojtjes ajrore ‘Patriot’, “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ukraia është përballur me sulme të përditshme me dronë dhe raketa nga Rusia. Sulmet ruse kanë vënë në shënjestër qytete të shumta dhe objekte të infrastrukturës energjetike.

“Jemi ende në pritje të furnizimeve që iu premtuan Ukrainës”, tha zoti Zelenskyy në fjalimin e përditshëm të dielën që zakonisht e publikon në mbrëmje. “Presim dërgesat që mund të ndryshojnë situatën në fushën e betejës në të mirë të Ukrainës”, shtoi ai.

Presideti Zelenskyy tha se kishte folur me udhëheqësin e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratin Hakeem Jeffries dhe falënderoi Kongresin për miratimin e ndihmës ushtarake me vlerë 61 miliardë dollarë për Ukrainën.

“Në bisedën time me zotin Jeffries unë theksova që sistemet ‘Patriot’ janë të nevojshëm dhe ato duhet të sigurohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi presidenti ukrainas.

Zoti Jeffries shkroi në rrjetin social X se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të qëndrojnë me popullin ukrainas në luftën tuaj të guximshme kundër agresionit rus”.

Ushtria ukrainase, që është shumë më e vogël se ajo ruse, po tërhiqet nga pozicionet e saj në Ukrainën lindore, ndërsa trupat ruse po përparojnë drejt perëndimit, tha të dielën gjeneralkoloneli ukrainas Oleksandr Syrskyi.

Ai tha se trupat e Kievit janë kthyer në pozicione të reja në perëndim të tre fshatrave në frontin lindor ku Rusia ka përqendruar forca të konsiderueshme.

“Situata në front është përkeqësuar”, shkroi gjenerali ukrainas në aplikacionin për shpërndarjen e mesazheve ‘Telegram’, duke thënë se zonat “më të vështira” ishin në perëndim të Maryinkas së pushtuar dhe në veriperëndim të Avdiivkas, një qytet i rëndësishëm strategjik i pushtuar nga forcat ruse në muajin shkurt.

Në zonat e frontit lindor të Ukrainës në rajonet Donetsk dhe Kharkiv janë zhvilluar përleshje të ashpra në javët e fundit, ndërsa forcat ruse bëjnë përpjekje të fitojnë përgjatë vijës së frontit prej më shumë se 1000 kilometrash. Mungesat e municioneve dhe personelit kanë penguar gjithnjë e më shumë mbrojtjen e Ukrainës, sipas Institutit për Studimin e Luftës, një organizatë me bazë në Uashington.

Instituti, megjithatë, vlerësoi se pavarësisht përparimeve ruse, nuk ka gjasa që linjat mbrojtëse të Kievit të shemben.

Gjenerali ukrainas Syrskyi shprehu shpresën që sapo Shtetet e Bashkuara të fillojnë furnizimin me armët e premtuara në kuadër të ndihmës ushtarake që javën e kaluar u nënshkrua nga Presidenti Biden, situata do të stabilizohet në fushën e betejës.

Ai tha gjithashtu se brigada të reja ukrainase po zëvendësonin njësitë më të hershme që kishin pësuar humbje në ato zona./ VOA

Continue Reading

Bota

Anëtarë të rinj/ Michel: Ballkani Perëndimor duhet të futet sa më parë në BE

Bashkimi Evropian duhet të pranojë anëtarë të rinj nga krahu i tij lindor dhe Ballkani Perëndimor, ndryshe do të përballet me një “Perde Hekuri”.

Kështu ka deklaruar presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili ka folur për ENW teksa blloku feston 20 vjet që nga zgjerimi i madh i vitit 2004, kur 10 vendeve iu garantua anëtarësimi.

“Zgjerimi është jetik për të ardhmen e BE-së sepse pa zgjerim rrezikojmë një “Perde të re Hekuri” dhe kjo do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme, sidomos nëse kemi një fqinj ku mungojnë prosperiteti dhe zhvillimi ekonomik. Këto janë interesa të përbashkëta të vendeve kandidate dhe BE duhet të bëjë progres në përshpejtimin e procesit. Jam besimplotë sepse e ndjej, se liderët evropianë, ose shumica e tyre, janë të bindur se kjo është e rëndësishme për të ardhmen”, deklaroi Charles Michel.

Nëntë vende po presin t’i bashkohen Bashkimit Evropian, përfshirë Ukrainën e gërryer nga lufta. Por procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe kompleks, pa harruar se anëtarësimi i plotë kërkon një aprovim unanim nga shtetet anëtare.

Hungaria ka kërcënuar tashmë se do të përdorë fuqinë e vetos për të penguar anëtarësimin e Ukrainës, por Michel është besimplotë se kjo nuk do ta ndalë bllokun në shqyrtimin e kandidaturave.

“Për shembull, ne kemi përdorur abstenimin, gjë që i jep mundësinë një vendi që pavarësisht rezervave që mund të ketë ndaj një vendimi, ta bëjë publik opinionin e tij, por pa bllokuar shumicën dërrmuese të shteteve anëtare, që do të donin të bënin progres në fusha të caktuara”, tha Michel.

Më herët, Michal ka deklaruar se BE duhet të jetë gati të pranojë anëtarë të rinj pas 2030-s. Por këtë javë ai tha se vendet që kanë bërë progres të mjaftueshëm mund të bashkohen me bllokun brenda kësaj dekade.

Continue Reading

Bota

Tragjedi/ Autobusi del nga rruga dhe përfundon në lumë, 23 persona humbin jetën

Të paktën 23 persona humbën jetën kur një autobus ra në një luginë në Peru. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në provincën e Cajamarca, në pjesën veriore të vendit. Një autobus me 35 persona doli nga një rrugë fshati, duke përfunduar në një lumë, sipas raportimeve të mediave peruane.

Ndërsa Prokurorja Olga Bombadilla Teran tha për rrjetin RPP se rreth 15 të mbijetuar u dërguan në spitalet në Cajamarca dhe Celentin me lëndime të rënda. Gjithashtu shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Continue Reading

Bota

“Izraeli ka bërë një propozim shumë bujar”, Blinken: Arritja e armëpushimit varet nga vendimi i Hamasit

Sekretari i Shtetit Antony Blinken gjatë qëndrimit në Riad të hënën tha se do të angazhohet të bindë udhëheqësit izraelitë të bëjnë më shumë për të lejuar ndihmat humanitare në Gazë.

Duke folur në një takim të ministrave të jashtëm të rajonit, Blinken tha se mënyra më e mirë për të zbutur katastrofën humanitare në Gazë do të ishte arritja e një marrëveshjejeje armëpushimi që do të lironte pengjet që mbahen nga Hamasi. Blinken e quajti propozimin e fundit izraelit për armëpushim një propozim “jashtëzakonisht bujar”.

Disa prej temave kryesore që Sekretari amerikan i Shtetit do të diskutojë gjatë qëndrimit në Lindjen e Mesme janë dërgimi i më shumë ndihmave humanitare në Gazë, arritja e një armëpushimi, normalizimi i marrëdhënieve në mes të Izraelit dhe Arabisë Saudite dhe rindërtimi dhe qeverisja e territoreve palestineze pas luftës.

Sipas Sekretarit Blinken të gjitha këto tema janë të ndërlidhura me njëra tjetrën, por:

“Nuk duhet pritur arritjen e një armëpushimi për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për dërgimin e më shumë ndihmave në Gazë. Presidenti Biden ka këmbëngulur që Izraeli të ndërmarrë hapa konkretë për të lehtësuar vuajtjet e civilëve dhe të shtojë sigurinë për punonjësit e organizatave humanitare në Gazë”, tha zoti Blinken në Riad ndërsa merrte pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit.

Gjatë këtij takimi, kryeministri i Katarit theksoi nevojën për zgjidhje paqësore për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve rajonale.

“Përshkallëzimi ushtarak së fundmi në rajonin e Lindjes së Mesme është jashtëzakonisht i rrezikshëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Duhet bërë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve përmes mjeteve paqësore dhe diplomatike”, tha Kryeministri Al Thani.

Ndërsa merrte pjesë në një takim të posaçëm të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Riad, Sekretari Blinken i kërkoi Hamasit të pranojë propozimin e fundit të Izraelit për një armëpushim në Gazë.

“Hamasi ka përpara një propozim që është jashtëzakonisht bujar nga ana e Izraelit. Në këtë moment, e vetmja gjë që qëndron mes popullit të Gazës dhe armëpushimit është Hamasi… Shpresoj që ata do të marrin vendimin e duhur”, tha zoti Blinken.

Përgjigja e Hamasit mund të jepet të hënën gjatë takimit që negociatorët e grupit militant palestinez do të mbajnë me ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit në Kajro. Nëse Hamasi nuk e pranon marrëveshjen e armëpushimit, Kryeministri Benjamin Netanyahu ka kërcënuar me nisjen e një operacioni ushtarak në qytetin më jugor të Gazës, Rafah.

Në Arabinë Saudite, Sekretari Blinken e përsëriti kundërshtimin e qeverisë amerikane për një sulm tokësor në Rafah “në mungesë të një plani izraelit për të siguruar mbrojtjen e civilëve”.

Izraeli këmbëngul që katër batalionet e fundit të paprekura të Hamasit janë strehuar në Rafah, ku janë mbledhur edhe qindra mijëra palestinezë që janë zhvendosur nga pjesë të tjera të Gazës.

Luftëtarët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke kapur 253 pengje, sipas të dhënave izraelite.

Izraeli u hakmor duke nisur një kundërpërgjigje ushtarake që deri më tani, sipas të dhënave të Hamasit të pakonfirmuara nga burime të pavarura, ka vrarë më shumë se 34,000 palestinezë.

Pas Arabisë Saudite, zoti Blinken e vazhdon vizitën edhe në vende të tjera të rajonit, përfshirë Izraelin. Kjo është vizita e shtatë e Sekretarit Blinken në rajon prej tetorit të vitit të kaluar./ VOA

Continue Reading

Bota

U akuzua për përdhunimin e dy grave në shesh xhirimi, vihet në pranga aktori i njohur

Aktori i njohur francez, Gerard Depardiu është vënë në pranga ditën e sotme (29 prill) nga policia.

Lajmi është konfirmua nga avokati i tij, bën me dije CNN.

Ai do të merret në pyetje, pasi akuzohet për përdhunimin e dy grave në shesh xhirime.

Prej disa kohësh aktori akuzohet për sulme seksuale e përdhunime, ndërsa tashmë kemi një arrest.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING