Connect with us

Bota

Studimi në SHBA – Universiteti i Georgias zbulon ilaçin që ndalon transmetimin e Covid

SHBA- Universiteti i Georgias në SHBA ka zbuluar një ilaç të ri që ndalon transmetimin e Covid-19 për 24 orë. Ilaçi quhet “Molnupiravir” dhe mund të përdoret në mënyrë orale. Studiuesit që u morën me këtë ilaç, thanë se ky medikament bllokonte qelizat e infektuara me Covid dhe nuk lejonte përhapjen e tyre në persona të tjerë. Më tej ata deklaruan se pacientëve që u është dhënë medikamenti nuk mund të bëhen mbartës brenda një dite dhe janë imunë. Për këtë studim shkencëtaret futën edhe kafshën e qelbësit dhe doën në një përfundm se ata janë një model transmetimi të Covid-it.

“Kjo është demonstrimi i parë i një ilaçi oral në dispozicion për të bllokuar shpejt transmetimin e SARS-CoV-2. Ne besojmë se qelbësit janë një model i rëndësishëm transmetimi sepse ato përhapin me lehtësi SARS-CoV-2, por kryesisht nuk zhvillojnë sëmundje të rëndë, e cila ngjan shumë me përhapjen e virusit tek të rriturit e rinj,” tha Dr Richard Plemper.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në botë janë regjistruar 65,560,680 persona me Covid ndërsa 1,512,256të tjerë kanë humbur jetën.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *