Connect with us

Lifestyle

Testi i Shpejtë për COVID-19 në Shqipëri- Si Do Të Veprohet

Nga dita e hënë në Tiranë do të nisin testimet e shpejta për përgjigjet e COVID-19.

Do të kryhen deri në 3000 testime ditore duke përfshirë këtu edhe testin e mëparshëm PCR në disa qendra shëndetësore dhe politeknika të kryeqytetit.

Këto teste janë të njohura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një ndihmë për të shkëputur zinxhirin e infektimeve

Kush do të testohet

Mjeku Rexhep Muja në studion e emisionit Radari Informativ në ABC News, tha se vetëm një kategori pacientësh do të mund t’i nënshtrohen këtij testi.

Personat që kanë simptoma siç është theksuar dhe më herët nga mjekët, duhet të kontaktojnë mjekun e familjes dhe të vetizolohen më pas epidemiologët do të kontaktojnë me pacientin.

Aplikimi i testit të shpejtë do të kryhet vetëm për personat që janë në periudhën e inkubacionit nga 1 deri në 6 ditë dhe kanë simptoma të ngjashme me ato të COVID-19.

Ndërsa për pjesën tjetër të pacientëve do të vijohet me testin PCR.

Momentalisht janë përcaktuar 6 qendra shëndetësore në Tiranë ku mund ta kryeni këtë test përgjigja e të cilit del në vetëm disa minuta.

Si do të veprohet

Për një periudhë 3 mujore mjeku Muja shpjegoi se janë vendosur në dispozicion rreth 100 mijë teste.

Me qytetet e tjera të vendit shpërndarja e tyre do të bëhet gradualisht ndërkohë që ekipet mjekësore do të trajnohen për të kryer këto testime deri më 20 Dhjetor.

Në një deklaratë më herët Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se, testet e shpejta do të vihen në dispozicion edhe për spitalet rajonale dhe politeknikat pas të hënës për rastet e urgjencave të dyshuara.

“Testi i shpejtë i antigenit është vendosur të përfshihet në funksion të qëllimit për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit duke garantuar edhe siguri në sensibilitetin e këtij testimi.” shpjegoi Manastirliu në fjalën e saj për mediat.

Ndarja dhe gjurmimi i këtyre testimeve do të kryhet në mënyrë që të mbulojnë një numër të caktuar të banorëve sipas vatrave të shpërndarjes së virusit./AgroWeb.org

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Ju plasariten buzët? Ndiqni këto hapa

Një problem që me siguri shumë prej nesh e vuajmë janë buzët e plasaritura.

Por çfarë shkakton çarje në buzë?

 

Një shkak i zakonshëm i buzëve të plasaritura është vesi për t’i lëpirë ato, shpesh edhe pa vetëdije. Pështyma nga gjuha mund të heqë lagështinë nga buzët, duke shkaktuar më shumë thatësi, gjithashtu ekspozimi në diell në verë apo dhe mungesa e lagështisë në ajër gjatë dimrit krijon problem.

Trajtimi/Parandalimi

Buzët e copëtuara ose ndryshe të çara zakonisht mund të trajtohen në shtëpi. Hapi i parë është të siguroheni se kanë lagështi mjaftueshëm.

Kjo mund të arrihet duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

– Aplikimi i zbutësit të buzëve gjatë gjithë ditës.

– Pini sa më shumë ujë.

– Mbuloni gojën me një shall kur moti është shumë i ftohtë.

– Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit.

– Mos përdorni zbutës buzësh me aromë, sepse gjasat janë që do ti lëpini ato dhe nuk do të jetë efektiv.

– Mos i lëpini buzët.

Continue Reading

Lifestyle

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

    

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më të prirura se të tjerat për të bërë thashetheme dhe nuk do të bëjnë përjashtim as për miqtë e tyre.

Binjakët: I sunduar nga Mërkuri, planeti i komunikimit, ai nuk ndalet kurrë së komunikuari në asnjë mënyrë, pra edhe thashethemet, dhe veçanërisht kënaqet me atë që mëson t’ia përcjellë kujtdo që është në dispozicion. Pra, nëse i thoni diçka një Binjaku, ata nuk do të përmbahen dhe do të thërrasin menjëherë të dashurin, partneren, mamin, qoftë edhe në një bisedë në grup. Pra, në rast se dëshironi një informacion sa hap e mbyll sytë, mos hezitoni ta ndani atë me një Binjak.

Gaforrja: Shumica e Gaforreve kanë një rreth të vogël miqsh që i mbrojnë me çdo kusht. Nëse i përkisni atij rrethi, është mirë. Përndryshe, nuk do të kurseheni nga thashethemet. Gaforrja është vazhdimisht në kërkim të informacionit, kush po mashtron kë, kush u pushua nga puna, kush po kërkon një punë të re. Pasi t’i sigurojë ato, është vetëm çështje kohe para se të fillojë t’i nxjerrë. Edhe një informacion që nuk është në interesin e tij të përhapet, e ka të vështirë të mbajë gojën mbyllur.

Virgjëresha: Ndryshe nga thashethemexhinjtë e tjerë të zodiakut, ai është më i rrezikshëm ndoshta sepse në vend që të ndajë detaje të vogla me ata që e rrethojnë, ai preferon të zbulojë sekretet dhe dramat e tyre më të errëta dhe personale. Natyrisht, ai nuk do të ngurrojë të jetë kritik, pavarësisht nëse flet për një ndryshim karriere apo një ndarje. Virgjëresha kërkon me dëshpërim dikë që të ndajë ndjenjat dhe mendimet kritike.

Continue Reading

Lifestyle

Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, mpihen duart apo keni ngërçe në stomak

Mënyra e sotme e ushqimit lehtë mund të çojë deri në mungesën e vitaminave në organizëm, qoftë të mos hani sasi të mjaftueshme të artikujve përkatës apo për shkak të problemeve të tretjes nuk ndodh absorbimi i tyre

Kjo nuk do të thotë që do të sëmureni, mirëpo mund të përfundoni me funksionim të dëmtuar, sepse vitaminat janë bashkëfaktorë për të gjitha reaksionet biokimike në organizëm.

Ato ju janë të nevojshme për funksionim të rregullt. Këto janë pesë shenja të pazakonshme paralajmërimi që po ju mungojnë vitaminat, transmeton Telegrafi.

Të çara në këndet e buzëve

Ju mungojnë: Hekuri, zinku dhe vitaminat e grupit B, siç janë niacina, (B3), riboflavina (B2) dhe B12.

Zgjidhja: Hani më shumë mish pule dhe mish gjeldeti, mish toni, vezë, panxhar, kikirikë dhe bishtajore.
Vitamina C përmirëson absorbimin e hekurit, andaj artikujt e përmendur kombinoni me prokoli, lakër me gjethe të gjelbra, lulelakër dhe speca.

Puçrra të kuqe në fytyrë të cilat shkaktojnë zbokth dhe rënie të flokëve

Ju mungojnë: Biotina, e cila është e njohur edhe si vitaminë për flokë.

Zgjidhja: Duhet të hani vezë të ziera shumë apo vezë të pjekura, salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, sojë, fruta arrore, mjedra dhe banane.

Puçrra të kuqe apo të bardha të cilat ngjajnë me aknet – më së shpeshti në fytyrë, duar, kërdhokulla dhe vithe

Ju mungojnë: Thartira yndyrore esenciale dhe vitaminat A dhe D.

Zgjidhja: Shtoni marrjen e yndyrave të shëndetshme. Shtoni konsumimin e frutave arrore, siç janë arrat dhe bamjet dhe farërat (farat e lirit dhe farat chia). Për të shtuar marrjen e vitaminës A, hani më shumë perime me fletë të gjelbra, karota dhe speca. Kur është fjala për vitaminën D, konsumoni më shumë produkte qumështi apo shfrytëzoni shtesat e ushqimit të cilat përmbajnë këtë vitaminë.

Djegie dhe mpirje të duarve, shputave dhe të pjesëve të tjera të trupit

Ju mungojnë: Vitaminat e grupit B, siç janë thartira folike (B9), B6 dhe B12.

Zgjidhja: Në këto raste mund t’ju ndihmojnë spinaqi, shpargulli, panxhari, fasulja, vezët.

Ngërçet në muskuj në formë të dhembjeve therëse (në gishta të këmbëve, në pulpa, tabanë dhe këmbë)

Ju mungojnë: Magnezi, kalciumi dhe kaliumi.

Zgjidhja: Hani më shumë banane, bajame, lajthi, qershi, mollë, grejpfruta, lulelakër, lakër me gjethe të gjelbra dhe spinaq.

Continue Reading

Lifestyle

Cilat sëmundje kuron mjalti?

Mjalti është një nga mjetet më të mira për forcimin e imunitetit, ka një efekt të fuqishëm kundër infeksioneve dhe ftohjes, ka efekte antioksiduese, mundëson zhvillimin e baktereve të dobishme në zorrë

Njerëzit që kanë hyrë në dekadën e tyre të dhjetë të jetës, pothuajse si rregull, e nisin ditën me një lugë mjaltë.

Mjalti mund të rregullojë gastritin, nivelet e larta të sheqerit në gjak, besohet se ka një efekt në arterosklerozën dhe gjithashtu mund të jetë efektiv në trajtimin e kancerit.

Mjalti është ushqim dhe ilaç. Mjalti është një produkt specifik në të cilin nuk është shtuar asnjë substancë tjetër.

Njerëzit e kanë përdorur atë në dietën e tyre që nga kohërat parahistorike, por ka ende substanca në mjaltë që shkenca nuk i ka zbuluar. Një lugë çaji mjaltë përmban rreth 21 kalori dhe përbëhet kryesisht nga sheqer frutash, fruktozë, glukozë dhe pak më pak maltozë dhe është e pasur me karbohidrate komplekse.

Çdo mjaltë ka pothuajse të njëjtat veti biologjike. Para së gjithash, mjalti siguron ushqim të pasur me substanca të vlefshme biologjikisht aktive që nuk mund t’i gjeni në asnjë ushqim tjetër. Mjalti mund të reduktojë ndjeshëm ankesat gastrike, pavarësisht nëse shkaku i tyre është teprica apo mungesa e acidit. Rekomandohet edhe për diabetikët, besohet se është në gjendje të rregullojë nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve.

Mjafton një lugë çaji mjaltë në ditë

Enzima të shumta që bletët përfshijnë në mjaltë tregojnë një efekt të dobishëm në trupin e njeriut. Shkenca ka vërtetuar se këto enzima kanë një efekt pozitiv në mekanizmat që formojnë shtyllën kurrizore të sistemit tonë imunitar.

-Mjalti është i pasur me përbërës me origjinë bimore që mbërrijnë nëpërmjet nektarit. Flavonoidet janë shumë të rëndësishme për efektin biologjik të mjaltit në trupin e njeriut. Farmacistët janë përpjekur të vendosin flavonoidë në kapsula dhe t’i shesin ato, por efekti i arritur nga kjo është vetëm një pjesë e asaj që përftohet kur produktet e bletëve përdoren rregullisht, qoftë edhe në sasitë më të vogla, nga vetëm një lugë çaji përzierje e tyre në ditë.

Mjalti shëron plagët më mirë se çdo ilaç

Çdo mjaltë ka pothuajse të njëjtat veti biologjike, me faktin se disa lloje mjalti kanë pak më shumë nga disa përbërës, ndaj rekomandohen më shumë si terapi për disa sëmundje. Apiterapia është një degë e mjekësisë plotësuese që përdor produktet e bletëve për parandalimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve.

– Është një zonë e madhe, e mbuluar gjithnjë e më shumë nga kërkimi shkencor. Sukseset më të mëdha të apiterapisë janë në shërimin e plagëve, të infektuara me baktere rezistente ndaj të gjithë antibiotikëve. Këtu mjalti është i paprekshëm, por ai mjaltë duhet së pari të ekspozohet ndaj rrezatimit gama, në mënyrë që të eliminohen të gjitha sporet e mundshme të botulizmit, që gjenden në çdo produkt bujqësor, nga patatet, marulet dhe karotat, deri te mjalti, edhe pse përmban sasinë më të vogël.

Si të reduktoni problemet e gastritit me mjaltë?

Pelta mbretërore (qumështi i bletës) gjithashtu arrin një efekt të jashtëzakonshëm në një përgjigje më të mirë imune ndaj infeksioneve, falë proteinave aktive të pelte mbretërore. Mjalti gjithashtu redukton problemet e stomakut.

– Shkencëtarët kanë përcaktuar se nëse shpërndani 50 g mjaltë në 100 ml ujë të ngrohtë (deri në 45 gradë) dhe e pini, niveli i aciditetit në stomak ulet në tre të katërtat e pacientëve, nëse uji është i ftohtë (deri në 15 gradë) pastaj rritet aciditeti në të njëjtat tre të katërtat e të sëmurit. Një lugë mjaltë akacieje (20-25 g), e marrë një orë para gjumit, ul nivelin e sheqerit në gjak me 6 për qind pas 15 ditësh. Mjalti ul disi nivelin e kolesterolit për 7 për qind, trigliceridet, si dhe LDL (kolesteroli i keq) me 1 për qind, me faktin se rrit kolesterolin e dobishëm, HDL me 2 për qind, të gjitha këto janë konfirmuar nga shkenca. Këto mund të jenë vlera të vogla, por gjeni ushqime të tjera që kanë të gjitha këto efekte të dobishme.

Mjaltë kundër substancave kancerogjene dhe verdhëzës infektive

Gjithashtu është përcaktua një varësi statistikisht domethënëse e aktivitetit antioksidues të mjaltit, përmbajtjes së polifenolit në mjaltë dhe oksidimit in vitro të lipoproteinave në serumin e njeriut.

Continue Reading

Lifestyle

25 prill, Dita Botërore e Pinguinit

Më 25 prill është Dita Botërore e Pinguinit, një nga zogjtë më unik në planet.

Ka 18 lloje pinguinësh, dhe thuhet të jenë afërsisht 595,000 pinguinë të rritur sot dhe që nga lindja, ata kalojnë gjithë jetën e tyre rreth akullit të Antarktidës.

Këto krijesa të mrekullueshme gjithashtu inkubojnë vezët e tyre si zogjtë e tjerë por vetëm ata mund ta bëjnë këtë në temperatura afër -50 gradë Celsius në një temperaturë shumë të ulët dhe kjo është shumë ftohtë apo jo?

Pinguinët “Perandori” janë më të gjatët, rreth 4 metra të gjatë. Ndërsa më i vogli është “Little Blue”.

Dita Kombëtare e Penguinëve ka filluar në vitin 1972 nga Gerry Wallace ku 25 Prilli është gjithashtu data kur pinguinët Adelie fillojnë mëgrimin e tyre drejt veriut drejt Antarktidës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING