Connect with us

Aktualitet

U nёnshkrua marrёveshja pёr bashkёpunimin e studimeve profesionale, UT dhe Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve vendosёn…

Nёnshkruhet sot marrёveshja e bashkёpunimit mes Universitetit tё Tiranёs dhe Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Tatimeve, me qёllim mundësimin e mbështetjes profesionale për studentët të përzgjedhur që synojnë të bëhen pjesë e AT dhe për studime të përbashkëta për tema diplome dhe doktorature e me gjerë.
📃 Rektori i UT, Z. Artan Hoxha sё bashku me Drejtoreshёn e DPT, Znj. Delina Ibrahimaj, firmosёn kёtё marrёveshje duke synuar rritjen e kapaciteve njerëzore si pjesë e procesit të zhvillimit, të forcimit të aftësive dhe resurseve të institucioneve respektive.
📃Përcaktimi i procedurës dhe vendosja e rregullave të bashkëpunimit midis DPT dhe
Universitetit të Tiranës, siguron:
➖ Planifikim dhe zhvillim të praktikave me studentët që përfundojnë studimet në
Fakultetet e Ekonomisë dhe Drejtësisë të UT, duke ju dhënë përparësi studentëve ekselentë dhe duke i pajisur ata me certifikatë në fund të praktikës.
➖ Identifikimin, përzgjedhjen apo caktimin e personelit akademik, të cilët mund të
kontribuojnë në hartimin e kurrikulave dhe zhvillimin e programeve të trajnimit
profesional të stafit të DPT në bashkëpunim me Akademinë Fiskale.
➖ Shqyrtimin e mundësisë për hapjen e një programi studimi “Master Profesional në Politika Fiskale” me synim formimin e specialistëve konkurrues në këtë fushë.
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *