Connect with us

Lifestyle

Vera dhe flirtet/ 8 mënyrat me efektive për të flirtuar

Vera është stina më e gjallë dhe flirtet gjatë sezonit të nxehtë “gjejnë vend” edhe në arsyetimet e ekspertëve. Një djalë mund ta joshë një vajzë shumë kohë para se ta përshëndesë atë në bar dhe kur më mire se kjo njohje mund të jetë në verë? Kjo ka të bëjë me ushtrimin e gjuhës së trupit, thotë Joel Wade, Ph.D., një profesor psikologjie në Universitetin Bucknell.

Po cilat janë mënyrat më efektive joverbale? 

Zër më shumë vend

Ulu në tavolinë me një krah të mbështetur te shpina e karriges tjetër, ose mbështetu në banak me krahët e ndara. Këto lëvizje përcjellin idenë e kontrollit të vetes dhe hapësirës fizike, ka zbuluar studimi i Wade. Gratë e interpretojnë këtë si shenjë dominance, një tipar i rëndësishëm për të rritur potencialin tërheqës te një mashkull, thotë ai.

Hapu

Burrat që nuk i kryqëzojnë duart shihen si më tërheqës, aktivë, bindës, zbulon një studim i botuar në Evolution and Human Behavior. Shmang qëndrimet që do e tkurrnin ose do e mbyllnin trupin, thotë Wade. Në vend të kësaj, ulu ose qëndro me këmbët hapur dhe bërrylat të shkëputur nga trupi.

Buzëqesh me karar

Për gratë, nëse qesh shumë, është një shenjë feminiliteti dhe droje, të dyja cilësi që të ulin pikë, sipas një studimi të botuar në Emotion. Sigurisht ti nuk ke pse rri i ngrysur. Gratë joshen nga tipat që duken të qejfit dhe të komunikueshëm, thotë Wade. Thjesht përmbaje ngërdheshjen konstante, sugjeron studimi.

Prek shokët e tu meshkuj

Kap shokun tënd dhe rrihi shpatullat. Prekja e shokëve meshkuj, me limit sigurisht, sinjalizon një staus social dhe dominancë, të cilin gratë e kanë qejf, thotë studimi në Social Behavior and Personality.

Prek fytyrën tënde

Çdo dy minuta, fërko nofullën dhe tërhiq mjekrën. Kjo do të tërheqë vëmendjen në tiparet e tua mashkullore, thotë Wade.

Pjesa e poshtme e fytyrës ka të bëjë drejtpërdrejtë me nivelet e testosteronit. Edhe nëse nuk ke një nofull të fortë, nëse e tërheq vëmendjen aty, kjo të bën më tërheqës, thotë ai.

Kopjo lëvizjet e saj

Imito lehtësisht mënyrën si ajo lëviz apo si mban gotën. “Të imitosh sjelljen e tjetrës, mund të të bëjë më tërheqës për atë person”, thotë Wade. Por mos e tepro. “Të imitosh shumë, apo me saktësi, mund të ketë efektin e kundërt”, thotë ai.

Luaj me sytë

Burrat që shikojnë më shpesh rreth e rrotull kanë më shumë mundësi që të  ndeshin sytë e një femre dhe femrat u përgjigjen më shumë atyre djemve me të cilët kanë shkëmbyer shikime, thuhet në studimin e  Wade.

Kështu që një herë në ca minuta, kalo sytë rreth e rrotull në vendin ku ndodhesh, duke u siguruar që të ndalesh pak te ajo, kur ta bësh këtë. “Ti dëshiron të kapësh shikimin e saj, por nuk do që ai të jetë shumë intensiv,” thotë Wade. Po t’ia ngulësh sytë mund të dukesh shumë agresiv, apo dhe i çekuilibruar, thotë ai.

Tani prit për shenjat e saj

Nëse i ke luajtur të gjitha letrat e tua sipas rregullave, ajo do të dërgojë sinjalet që tregojnë që është e interesuar.

“Shiko nëse ajo prek flokët ose i ngec pas veshit kur të sheh,” thotë Wade.

Edhe më mirë: Shiko nëse ajo ngre vetullën kur ti e sheh për herë të parë në sy. “Ky është një tregues shumë i mirë që ajo të paktën është e hapur për të mësuar më shumë për ty.”

Vetëm kujdes, nuk do të thotë që do të bëjë seks me ty!

Lifestyle

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur konsumoni mjaltë çdo ditë?

    

Mjalti ka qenë gjithmonë një ilaç mjekësor për shumë mijëvjeçarë. Në të gjithë globin, paraardhësit tanë dukej se ishin të vetëdijshëm për përfitimet e shumta shëndetësore të mjaltit.

Marrja e një luge mjaltë çdo ditë mund të ketë përfitime të shumta për shëndetin tuaj. Ushqyesit kryesorë në mjaltë janë karbohidratet në formën e glukozës dhe fruktozës. Gjithashtu përmban sasi të vogla të vitaminave, proteinave dhe mineraleve të nevojshme.

Përfitimet shëndetësore të mjaltit:

1-Mjalti është i mirë për gjakun tuaj

Mjalti ndikon në organizëm në mënyra të ndryshme në varësi të mënyrës se si e konsumoni. Nëse mjalti përzihet në ujë të vakët dhe pihet, ai ka një ndikim të dobishëm në numrin e rruazave të kuqe të gjakut (RBC) në gjak. RBC-të janë kryesisht përgjegjëse për bartjen e oksigjenit në gjak në pjesë të ndryshme të trupit.

2- Mjalti ësht një ushqim energji

Një nga përdorimet e rëndësishme të mjaltit në mjekësinë tradicionale është si një përforcues i menjëhershëm i energjisë. Bordi Kombëtar i Mjaltit i SHBA-së rekomandon konsumimin e mjaltit sepse ai përmban shumë vitamina dhe minerale në sasi të vogla.

3-Mjalti ndihmon me tretjen

Mjalti ndihmin në reduktimin e kapsllëkut,fryrjes dhe gazrave. Ai gjithashtu është i pasur me baktere probiotike të cilat ndihmojnë në tretje, promovojnë shëndetin e sistemit imunitar dhe reduktojnë alergjitë.

4- Mjalti ndihmon fëmijët të flejnë mirë

Rezultatet paraprake nga disa studime tregojnë se mjalti mund të përmirësojë cilësinë e gjumit tek fëmijët. Bazuar në opinionet e prindërve, studimet arritën në përfundimin se mjalti reduktonte kollën tek fëmijët gjatë natës dhe i ndihmonte të flinin më mirë.

5-Mjalti nxit shërimin e djegies dhe plagëve

Ai është përdorur për të shëruar plagët dhe djegiet që nga Egjipti i lashtë dhe është ende i zakonshëm edhe sot. Një përmbledhje e 26 studimeve mbi kujdesin ndaj mjaltit dhe plagëve, zbuloi se mjalti është mjaft i efektshëm në shërimin e djegieve me trashësi të pjesshme dhe plagët që janë infektuar pas operacionit.

6- Përmirëson shëndetin e zemrës

Mjalti mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Sipas një rishikimi, mjalti mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e niveleve të yndyrës në gjak, rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe parandalimin e vdekjes së qelizave të shëndetshme.

Continue Reading

Lifestyle

Si të lehtësoni dhimbjet e forta të shpinës gjatë shtatzënisë

Dhimbjet e vogla të shpinës gjatë shtatzënisë zakonisht nuk kërkojnë trajtim. Por nëse ajo është një dhimbje e fortë ju duhet të konsultoheni me mjekun pasi mund të jetë një shqetësim serioz që mund të ketë lidhje me shtatzëninë.

Më shumë se 70% e njerëzve përjetojnë dhimbje shpine gjatë shtatzënisë.

Ngritja e këmbëve ose një masazh mund të lehtësojë dhimbjet e vogla të shpinës. Për të ndihmuar në parandalimin e dhimbjes së shpinës duhet të keni parasysh këto këshilla:

Shmangni ngritjen e objekteve të rënda. Nëse ju duhet të ngrini diçka përkuluni në gjunjë, jo në bel.

Kur uleni, mundohuni të uleni drejt në karrige që ofrojnë mbështetje të mirë të shpinës.

Disa zgjedhje veshjesh mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes. Vishni atlete ose këpucë të tjera që ofrojnë mbështetje të mirë dhe lini mënjanë takat deri pas lindjes së foshnjes.

Continue Reading

Lifestyle

Pse tradhtojnë partnerët? Arsyet më të shpeshta

Nëse jeni kureshtarë të dini arsyet më të shpeshta pse tradhtojnë partneret, ja ku i keni.

1. Lidhja juaj ka mbaruar

Shkaku më kryesor padiskutim që është fundi i lidhjes suaj. Nëse dy persona janë të dashuruar, mes tyre nuk ka vend për një të tretë. Ndaj, para se të fajësoni vajzën apo djalin që hyri mes jush, duhet të kuptoni që ishit ju të dy që i dhatë këtë mundësi.

2. Dëshira seksuale

Ndonjëherë, partneri juaj nuk tradhton sepse nuk ju do, apo sepse gjithçka mes jush ka mbaruar. Shkaku mund të jetë më sipërfaqësor, thjesht dëshira seksuale. Pra, mes jush ka ende dashuri, por kur shfaqet një person i ri tërheqës, partneri juaj mund të joshet e të humbasë kontrollin.

3. Vetëbesimi i ulë

Nëse partneri juaj ju tradhton, nuk do të thotë që është domosdoshmërisht faji juaj. Ndoshta ai thjesht ka vetëbesim të ulët, e kjo është mënyra e tij të ‘rifitojë’ këtë besim te vetja, të ndihet më i sigurt e më i dëshiruar.

Continue Reading

Lifestyle

Rreziqet nga takimet online

Aplikacionet për takime tani janë bërë një mënyrë shumë normale për të takuar njerëz të rinj dhe për të gjetur partnerë, por gjithmonë ekziston një rrezik.

Në përgjithësi, rreziqet që hasen në aplikacionet e takimeve janë të njëjta me ato që hasen në mediat e rregullta sociale. Me ndryshimin që, mbase, brenda kontekstit të takimeve në internet, takimi i drejtpërdrejtë merret pothuajse gjithmonë në konsideratë, i cili është potencialisht një element i rrezikut konkret.

Ata do t’ju dërgojnë gjëra që ju nuk dëshironi – Rreth 51% e grave të pajtuara në aplikacione takimesh thonë se kanë marrë materiale seksuale të qarta dhe të pakërkuara. Shifrat reale janë ndoshta edhe më të mëdha.

Ata do t’ju tregojnë gjëra të këqija të pavërteta – 45% e grave raportojnë se u janë nënshtruar mesazheve agresive. Shaka të vogla, fyerje, kërcënime, nxitje për vetëvrasje, fraza mizogjinie, seksizëm, vrasje femërore. Dhe pastaj përsëri keqdashje, mashtrime, meme dhe mesazhe urrejtëse ndaj gruas dhe ekzistencës së saj. Pak a shumë, ky është thelbi i gjithë poshtërsisë që gratë janë të detyruara të lexojnë çdo ditë.

FOBO (Frika nga opsionet më të mira) – Frika se ka mundësi më të mira, është një pasojë e pakëndshme dhe e natyrshme e takimeve në internet që na bën të kemi frikë se mos humbasim opsione më të mira sesa ato që shfaqen thjesht dhe që na bën të lëvizim furishëm në aplikacion duke kërkuar profile më të mira, buzëqeshje më të bukura, muskuj më të skalitur.

Rreziqet “reale” – Përveç rreziqeve të lidhura thjesht me botën virtuale në të cilën lëvizim në aplikacionet e takimeve, është e rëndësishme të mos harrojmë rreziqet më “klasike”, ato që mund të hasim në të vërtetë në jetën reale, dhe për këtë arsye momenti i takimit. Dhe këtu duhet të zbatojmë një sërë rregullash që në teori duhet t’i dimë tashmë përmendësh për të mbrojtur sigurinë tonë personale.

Continue Reading

Lifestyle

Mashkulli ideal ekziston, këto janë shtatë karakteristikat e tij

Gjetja e njeriut ideal nuk është e lehtë, por bëni mirë që në kokën tuaj të keni disa ide të qarta rreth mashkullit perfekt me të cilin vendosni të lidhni jetën

Përveç imagjinatës suaj, kuptohet. Këtu janë shtatë tiparet e djalit të përsosur, që çdo grua do donte ta kishte në krahë.

1. Ai është në gjendje t’ju dëgjojë

Dëgjimi aktiv është një aftësi që nuk duhet të nënvlerësohet dhe djali i përsosur me të vërtetë e merr në konsideratë atë që ju i thoni atij dhe nuk fle gjumë ndërkohë që ju flisni, qoftë edhe për gjëra fare të parëndësishme.

2. Është i ëmbël në shtrat

Edhe intimiteti është shumë i rëndësishëm. Në një marrëdhënie hipotetike romantike dhe ideale, njeriu mund të komunikojë hapur me ju dhe ju jeni në gjendje të hapni plotësisht veten tek ai.

3. Ai është besnik

Djali që dëshiron çdo grua është ai që mund të shohë dhe të mendojë vetëm për ty. Besnikëria është një virtyt i madh në një marrëdhënie serioze.

4. Kujdeset për pamjen e tij

Gratë duan të kenë në krahë të tyre një djalë i cili është i veshur mirë dhe kujdeset për veten, si edhe për aspektin higjienik. Dhe njeriu ideal lahet çdo ditë dhe vishet bukur.

5. Ai është i pëlqyeshëm

Një ndjenjë e humorit është gjithmonë shumë e çmuar nga gratë, të cilat duan të merren me gjithçka ndodh përreth dhe të qeshin me partnerin e tyre.

6. Ai është inteligjent

Një grua nuk i pëlqen njerëzit pa mend në kokë e që nuk janë në gjendje të mendojnë ose të flasin për gjëra serioze. Një njeri inteligjent është gjithashtu një njeri i kulturuar, i cili studion dhe di shumë gjëra.

7. Ai është i sjellshëm

Në një marrëdhënie, mirësia është thelbësore, sepse të gjitha gratë duan të trajtohen mirë. Njeriu ideal është një kavalier, i cili hap derën për të dalë nga makina, i cili ju derdh verë në gotë së pari dhe gjithmonë ju bën kompliment për mënyrën se si jeni veshur.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING