Connect with us

Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës/ Juristi i njohur del me deklaratën e papritur: Do të thërrisja kryeministrin Rama si dëshmitar nëse…

Juristi Sokol Hazizaj ka deklaruar se nëse do të ishte prokurori i çështjes së vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi do të merrte si dëshmitar në gjyq edhe kryeministrin Edi Rama.

Hazizaj tha se si prokuror, Ramën do ta thërriste si dëshmitar jo në cilësinë e dëshmitarit për rrethanat objektive dhe subjektive të ngjarjes, por si një person që ka dijeni.

“Pas kaq kohësh, për herë të parë, kuptoj që kryeministri i vendit realisht paska nocione të karakterit juridik. Në kuptimin teknik, formal siç u shpreh. Nëse do të isha në cilësinë e prokurorit do ta thërrisja pse jo në cilësinë e dëshmitarit për rrethanat objektive dhe subjektive të ngjarjes. Që do të thotë, ai është një njeri që ka dijeni për ngjarjen. Nëse nuk kam një provë tjetër, kjo është prova më e mirë që këshilltarët kanë instaluar te goja e një kryeministri që nuk është jurist për të qenë dëshmitari i parë në listën e organit procedurial të hetimit,”- u shpreh Hazizaj në “Tempora”.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *