Connect with us

Aktualitet

Vrasja në Tiranë, objektiv i akuzuari për drogë në Itali dhe dy nipërit e tij, autorët i ruajtën kur të ishin së bashku! Nuk gjendet asnjë gëzhojë në vendngjarje

Detaje të reja kanë dalë na vrasja që tronditi Tiranën mbrëmjen e 4 janarit. Sipas dyshimeve paraprake të policisë dyshohet se objektiv i atentatit a qenë Edmond Crroj, 41 vjeç, i akuzuar në Itali për trafik drogë dhe dy nipërit e tij, Blerim Çela, 28-vjeç dhe Erion Çela, 35-vjeçari, i cili mbeti viktimë e breshërisë së plumbave të kallashnikovit.

Dyshohet se autorët i kanë ndjekur prej kohësh lëvizjet e dajës dhe kanë pritur rastin që ta gjendej bashkë me dy nipërit për të kryer sulmin. Crroj rezulton me precedent të theksuar kriminal jashtë vendit, ku është akzuar në Itali për trafik droge.

Nga breshëria e kallashnikovit mbetën të plagosur edhe miku i dajës dhe nipërve të tij, Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç, i cili ishte klient i ulur në tavolinën ngjitur dhe nuk ka asnjë lidhje me të përfshirët e tjerë në ngjarje.

Në vendngjarje policia nuk ka gjetur asnjë gëzhojë. Të gjitha kanë mbetur në makinën e autorëve.

Mbrëmjen e djeshme policia ka tentuar të marrë në pyetje dy nga katër të plagosurit që ndodhen në Spitalin e Traumës. Dëshmia e Arben Danit dhe 19-vjeçarit Azbi Selimaj nuk i ka ndihmuar hetuesit për të identifikuar autorët. Ata kanë thënë se nuk kanë mundur të shohin asgjë vetëm kur janë hasur me breshërinë e plumbave.

Të gjithë të plagosurit e kanë kaluar rrezikun për jetën.

Si ndodhi ngjarja?

Viktima me 3 të plagosurit ishin duke konsumuar një kafe në lokalin ‘Neë Focus Lounge’ në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ndërsa një nga të plagosurit e tjerë ka qenë klinet i ulur në një tavolinë tjetër. Rreth orës 16:15, autorët që dyshohet se kanë qenë 3, kanë ardhur nga spitali i Traumës drejt lokalit me një makinë tip Mercedez Benz E-Class me targa AA 125 UK i zi, të cilat dyshohet se i janë vjedhur një Smart-i. Ato kanë qëlluar nga makina në lëvizje me breshëri kallashnikovi në drejtim të tavolinës ku ishte ulur viktima dhe personat e tjerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ato kanë kthyer makinën në atë zonë dhe janë larguar po në drejtim të Traumës, andej dhe nga erdhën.  Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat.

Kush është viktima dhe personat e plagosur?

Viktimë e këtij atentati ka mbetur  Erion Çela, i njohur edhe me emrin Adriatik Çela, por nga sa mësohet ai nuk rezulton të jetë një person me precedent penal. 35-vjeçari do të bëhej së shpejti babi i një vajze. Çela është pronar i një tabakino (dyqan cigaresh) që e kishte hapur vetëm 6 muaj më parë. Nga sa mësohet, ai ulej gjithmonë në tavolinën afër xhamit, në mënyrë që të kishte mundësi për të parë nga dyqani i i tij. Shënjestra mendohet se ka qenë Blerim Çela, 28-vjeç, por nuk ka të dhëna mbi të shkuarën e tij që mund të ndihmonin edhe në zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Nga ana tjetër, i plagosur ka mbetur edhe Edmond Crroj 41 vjeç, daja i viktimës, një person me precedent penal për trafik droge në Itali. Mes të plagosurve është edhe një 19-vjeçar, Azbi Selimaj, i cili ishte kamarier, por që në momentin e atentatit ka qenë i ulur në tavolinë me viktimën.

Hetimet

Pista kryesore e hetimeve është aktiviteti kriminal i mëparshëm i viktimës si edhe të plagosurve, jashtë vendit pasi në Shqipëri rezultojnë pa precedent penal. Personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë biznese aty pranë, teksa njëri prej tyre kishte dhe shtëpinë pranë vend ngjarjes. Në lokal ka kamera sigurie, ç’ka shton edhe shpresat e hetuesve që mund t’i ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Sakaq, ngjarja ka shokuar klientët në lokal si edhe banorët aty përreth, pasi është një zonë mjaft e populluar e kryeqytetit.

Bilanci i atentatit në ‘Don Bosko’

Viktima

Erion Çela 35-vjeç (me emër të ndryshuar Adriatik Çela)

Të plagosur

Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë, vëllai i viktimës (shenjestra e atentatit)

Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë

Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull (klient në lokal)

Edmond Crroj 41 vjeç, i plagosur në bark dhe këmbë (daja i viktimës)

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *