Connect with us

Pinknews

Zbulohet biznesmeni që u arrestua me Fjolla Morinën, ja cili është ai që shoqëronte këngëtaren

Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestua me Fjolla Morinën dhe shoferi i këngëtares, Fitim Muji janë lënë të lirë dy javë pasi u arrestuan.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg, megjithatë Gjykata ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për fajësinë e Sylës, ndërsa në armën e sekuestruar nuk ka gjurmë.

“Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës. Nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj. Ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe po e shoqëronim”, u shprehën Muji dhe Syla, të dy 29 vjeç.

Ai  është djali i biznesmenit të njohur kosovar, Agim Syla. Ato janë përfolur se mund të kenë pasur ndonjë lidhje bashkë, mirëpo këngëtarja i mohoi këto fjalë e revoltuar, duke thënë se ai është një njeri familjar.

Bëjmë të ditur se Fjolla është akoma në arrest në shtëpie, në Kukës.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pinknews

Egla TRONDIT rrjetin me sjelljen ndaj Heidit/ “Gënjeshtare, mos mu afro”

Teksa dita e djeshme ishte e mbushur plot tension dhe debate për Eglën dhe Heidin dhe pasditen e sotme dyshja është ‘përballur’ përsëri me njëra-tjetrën.

Teksa qëndronin në living, Egla ka reaguar ‘ashpër’ ndaj Heidit teksa i ka thënë kësaj të fundit të mos i afrohet më as me mendim dhe as me fjalë deri në momentin që do të dojë të flasi me aktoren duke shtuar gjithashtu se është larguar shumë prej saj.

Siç duket kjo nuk përbën një problem për Heidin e cila i është përgjigjur: Shyqyr…

Pjesë nga biseda:

Egla:Edhe gënjeshtare do bëhesh ti mi zemra?

Heidi: Gënjeshtare jo, ti je gënjeshtare

Egla: Kur të kesh këllqe me fol me mu hec. Këto mbaj për vete dhe mos mu afro as me fjalë, as me mendim, deri në momentin që do të duash të flasësh me mua.

Heidi: S’dua, je ti ajo që do të flasësh me mua.

Egla: Të kam bërë disa pyetje dje, kur të kesh përgjigje urdhëro. Jam kaq larg zemra sa nuk po më shikon dot më. Jam larguar shumë.

Heidi: Shyqyr

Continue Reading

Pinknews

‘Zgjohet’ Meritoni, kërkon të hakmerret ndaj Eglës: Më ke nxjerr të dashurën jashtë

Pasditen e sotme, teksa qëndronin jashtë ambienteve të shtëpisë, Egla dhe Meritoni kanë diskutuar me njëri-tjetrin lidhur me një çështje që tanimë është paksa e vjetër.

Rikujtojmë që Egla dhe çifti Meriton-Ilnisa ishin në nominim me njëri-tjetrin por Ilnisa u eliminua prej garës. Kliko këtu

Largimi i Ilnisës nga formati, nuk u përjetua mirë prej Meritonit. E ndërsa ditën e sotme së bashku me Eglën ata kanë folur pikërisht për këtë çështje.

Meritoni i drejtohet Eglës se ka qenë ajo shkaku kryesor që me viktimizimin e saj bëri që Ilnisa të eliminohej prej garës dhe aktorja në asnjë moment nuk i ka kërkuar falje banorit për dhimbjen që i ka shkaktuar.

Është faji jot pse unë të dashurën nuk e kam brenda këtyre mureve, nga gracka dhe nga viktimizimi jot. Ti njeriun tim më të afërt prej lojës tënde e ke bërë që të mos jetë më këtu me mua.”- shprehet Meritoni.

Continue Reading

Pinknews

Françeska nevrikos Romeon: Heidi flet më shumë me Julin se me ty, e çuditshme

Pas një diskutimi që Romeo ka patur pak momente më parë me Françeskën, kjo e fundit ka nisur ta ‘sulmojë’ banorin duke përfshirë partneren e tij.

Siç e kemi parë përgjatë ditëve të mëparshme në qendër të diskutimeve në shtëpi ka qenë çifti Heidi-Romeo, por duke mos mjaftuar kjo ditën e djeshme Egla dhe Heidi u përfshinë në një debat të ashpër saqë gjithë shtëpia nisi të flasë për çështjen e tyre.

Sakaq ditën e sotme Françeska shprehet se fakti që Heidi zgjedh të flasë me Julin për probleme të saj dhe nuk e bën këtë me Françeskën apo me Eglën të cilën e ka ‘konsideruar’ më tepër se banorët e tjerë në shtëpi, i duket tepër e çuditshme.

Continue Reading

Pinknews

“Kjo më bën mua fituese”/ Heidi ngre zërin gjatë debatit me Jul Dedën

Julian Deda dhe Heidi Baci kanë diskutuar sot me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku shkak është bërë krisja e marrëdhënies së kësaj të fundit me Egla Cenon.

Aktori i njohur, i cili po dyshonte në lojën e banores, e pyeti këtë të fundit se pse pikërisht tani ajo i dha fund miqësisë me Eglën, në një kohë që Heidi atij ia ka prerë shkurt muhabetin kur kanë debatuar.

“Unë duroj se s’dua të zihem. Debati ndodh kur unë skam zgjedhje tjetër. Unë jam acaruar me të që kur përdorte Lidin”, tha Baci.

“Çfarë loje po bën Bac?” e pyeti Juli banoren, e cila u shpreh: “Është shumë më e cekët se kaq dhe kjo më bën mua fituese. Jo fituese e ‘Big Brother’ por në debat. Është thjeshtësia dhe cektësia sesi unë i bëj gjërat. Unë eci përpara duke parë e duke bërë”.

Continue Reading

Pinknews

Modelja shqiptare: Më pëlqejnë vetëm veriorët

Konkurrentja e Për’Puthen”, Erika, thotë se i pëlqejnë meshkujt veriorë, ndërsa me jugorët nuk ka dalë kurrë, pasi i duket sikur “takon një kushëri”. Ajo do në krah një mashkull që të “jetë pak toksik dhe xheloz që ta mbajë nën kontroll”.

Erika: Mua më pëlqejnë meshkujt që janë xhentilman. Ata meshkuj që të vijnë me dhurata, me lule, që mundohen të bëjnë maksimumin për ty. Jam e tërhequr edhe nga meshkujt toksikë.

Nuk po them që të kalojnë në ekstrem, por të jenë pak, e bëjnë më adrenalinë njohjen. Kur janë pak xhelozë, që mundohen të të vënë pak në kontroll.

Ronaldo Sharka: Veriorët thonë që janë një çikë si shumë xhelozë.

Erika: Po veriorët ata më ngjisin, nuk kam dalë kurrë me jugorë.

Ronalo Sharka: Po pse, çfarë kanë jugorët?

Erika: Seksi është e para gjë. Më duket sikur po flas me ndonjë nga kushërinjtë e mi, edhe i them jo që në fillim.

Ajo ndërkohë tha se harxhon 5 mijë euro në muaj.

“Shpenzimet e mia, muaji është me minus në fund të muajit. Por ka muaj që kalojnë këto shifra, por mund të jenë  edhe më pak. Muajt e verës edhe më shumë se 5 mijë”-ishte përgjigja e Erikës, kur u pyet sa para harxhon në muaj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING