Connect with us

Aktualitet

“Zgjohuni…- Mjeku jep alarmin: Nuk ka vende te Shefqet Ndroqi, hapni spitalin Covid 4

Situata nga koronavirusi nuk është alarmante vetëm nga infektimet dhe fatalitetet, por edhe në sistemin shëndetësor. Me thirrjen, “zgjohuni nga gjumi”, Dritan Koçiaj, mjek te spitali “Covid-2” i njohur ndryshe si “Sanatoriumi” përmes një postimi të bërë në mes të natës në Facebook i kërkon kryeministrit Edi Rama dhe Komitetit të Ekspertëve të reagojnë menjëherë, pasi sistemi po shkon drejt kolapsit.

Ai denoncon se natën e kaloi duke qëndruar me një pacient në autoambulancë në derën e “Shefqet Ndroqit”, pra “Covid-2”, pasi nuk ka më vende në urgjencën pritëse dhe në pavionin e këtij spitali. Në vijim, mjeku thotë, se ashtu si ai janë edhe 6 autoambulanca të tjera me pacientë.

“Ju lutem zgjohuni se nesër do jetë vonë. Po kolapsohet sistemi. çdo jetë vlen. Dhe çdo jetë e humbur do jetë në ndërgjëgjet tuaja jo të ne mjekeve apo infermiereve që punojmë e do vazhdojmë të punojmë”, shkruan mjeku.

Apeli i plotë në Facebook

“Thirrje publike. Drejtuar komitetit të ekspertëve, ministres së Shëndetësisë, kryeministrit të vendit.

Ju lutem zgjohuni nga gjumi. Eshte ora 03 e mengjesit sot dt 22 nentor eshte ftohte dhe kam 3 ore e gjysem me pacient ne autoambulance ne deren e spitalit Shefqet Ndroqi.

Porsi unë janë dhe 6 autoambulanca të tjera me pacientë. Vende në urgjencën pritëse po kështu dhe në pavione nuk ka. Vazhdojmë t’i ndërrojmë bombolat e 02 autoambulancave, por kjo nuk është zgjidhje.

Ndërkohë me bindje jua them se në linjën e 127 kush e di sa janë në pritje. Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni syte dhe shikoni te verteten ne sy. Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qofte edhe me infermiere per oksigjenimin e pacienteve me saturime te uleta. Ju lutem zgjohuni dhe angazhoni shtretërit në spitalet rajonale sadopak qofshin ato.

Ju lutem zgjohuni se nesër do jetë vonë. Po kolapsohet sistemi. çdo jetë vlen. Dhe çdo jetë e humbur do jetë në ndërgjëgjet tuaja jo të ne mjekeve apo infermiereve që punojmë e do vazhdojmë të punojmë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *